Connect with Us

Merret vendimi përfundimtar, ndeshja Danimarkë-Finlandë rifillon në orën 20:30

Sport

Merret vendimi përfundimtar, ndeshja Danimarkë-Finlandë rifillon në orën 20:30

Publikuar

-

Merret vendimi përfundimtar nga UEFA. Ndeshja Danimarkë-Finlandë do të rinisë në orën 20:30. Është vendosur që të luhen katër minutat e fundit të pjesës së parë, më pas do të ketë një pushim 5-minutësh të pjesës së dytë të ndjekur nga pjesa e dytë.

Vlen të theksohet se ndeshja u pezullua për shkak të një urgjence mjekësore kur Eriksen humbi ndjenjat në fushë pas një ataku kardiak. Lojtari tani në spital dhe në një gjendje të qëndrueshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

UEFA e konfirmon/ VAR-i në kualifikueset e Katar 2022 prej muajit shtator

Publikuar

-

Nga

VAR-i vazhdon të shtrihet në të gjithë kompeticionet e futbollit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim për përfshirjen e teknologjisë edhe në takimet kualifikuese të kombëtareve.

UEFA konfirmon se VAR-i, me pëlqimin e FIFA-s, do të përdoret në të gjithë ndeshjet e mbetura të dueleve eliminatore të kombëtareve evropiane për Botërorin Katar 2022.

Sistemi do të jetë funksional duke filluar nga sfidat e katërta në grupe, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen duke filluar nga muaji shtator.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Buffon: Ndihem si një artist, ka një shkak pse nuk u tërhoqa nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Gianlugi Buffon u rikthye pas 20 viteve te Parma. Portieri italian do të luajë në Serie B këtë sezon, me objektivin për të ndihmuar ekipin emilian të rikthehet në elitën e futbollit italian.

Në janar feston 44-vjetorin e lindjes, Buffon nuk ka ndërmend të ndalet dhe në prononcimin e dhënë për La Repubblica tregon se çfarë e mban akoma aktiv në futboll.

Unë ndihem si një artist. Nuk doja të tërhiqesha nga futbolli, pasi mendoj se një artist kultivon gjithmonë dëshirën për të treguar artin e tij, nëse është akoma i aftë, për kënaqësi personale dhe njëfarë doze narcizmi.

Rikthimi te Juventusi si drejtues? Jo, nuk kam asnjë akord për të punuar në klub. Jam rikthyer për herë të dytë në Serie B. Kur luajta këtu në moshën 28-vjeçare kur isha një pikë referimi në futbollin botëror, pse të mos e bëj tani që jam 43 vjeç?

Në vitin 2006 zgjodha të vazhdoj me Juventusin, tani zgjodha Parmën. Unë mund të luaj edhe në Kategorinë e Parë, asgjë nuk ndryshon për mua“, theksoi një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Blerim Krasniqin e prezantojnë si yll te skuadra e re

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi Blerim Krasniqi u largua pas vetëm 1 sezoni si lojtar i Teutës teksa ditën e sotme është bërë zyrtar transferimi i tij tek skuadra e Gjilanit.

Krasniqi është prezantuar në një mënyrë spektakolare me një video mjaft të bukur të ideuar nga klubi kosovar. 25-vjeçari kaloi një sezon jo të mirë te durrsakët megjithatë luajti titullar thuajse të gjithë sezonin.

Trajneri Martini nuk e hodhi si titullarë në ndeshjet për Kupat  e Europës dhe sulmuesi zytarizoi përfundimisht largimin nga ‘’djemtë e detit’’.

Videoprezantimi nga skuadra e Gjilanit

 

LEXO TE PLOTE