LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mandati i tretë le të jetë i fundit nëse...”/ Rama paralajmëron spastrim në administratë

12 Qershor 2021, 17:26, Politikë CNA
“Mandati i tretë le të jetë i fundit nëse...”/

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ka folur për mandatin e tretë.

Ai u shpreh se ky mandat do të nisë me spastrim nga administrata. Ai shtoi se dyert e Qeverisë do të hapen që nga kabinetet e ministrave dhe deri tek të rinjtë e shkollar jashtë dhe brenda vendit.

Rama deklaroi se le të jetë ky mandati i fundit nëse mandati i katërt do të varet nga njerëz të cilët ai i quan parazitë dhe injorantë.

?Hapat që kemi hedhur në këtë drejtim nga policët, mësuesit janë domethënës por janë krejt pa mjaftueshëm për tu ngjitur në majë. Të gjithë duke mbështetur pa rezervë dhe pa kundërshti çlirimin nga arrogantë nga injorantë, të falura nga njëri apo tjetri në emër të PS të cilat mbulesat e bëjnë flamurin e PS të duket si leckat e gabit.

Mandati i tretë të jetë spastrim dhe duhet të hapemi më fort. Duhet të angazhohemi të gjithë duke kërkuar ku janë dhe nuk janë më të mirët dhe të devotshmit. Nga ana tjetër duhet ti hapim dyert e Qeverisë, që nga kabinetet e ministrave, të departamenteve të bordeve, të vajzave dhe djemtë të shkolluar me rezultate të shkëlqyera brenda shtetit q përballë injorantëve që ju përplasin derën në fytyrë kërkojnë të ikin nga Shqipëria.

Gjatë mandatit të tretë duhet të fryjmë një metamorfozë. Kjo është sfidë e madhe dhe ja vlen më shumë sesa të gjithë kushurinjëve dhe krushqëve të mbledhur të gjithë së bashku. Kjo është një sfidë e madhe për Shqipërinë që duhet t?ja u lemë fëmijëve tani. Le të jetë edhe i fundit mandati i 3 nëse mandati i katërt do të varet nga këta parazitë dhe injorantë.

Kur të gjeni kushurinjtë e mi dhe krushqit që punojnë në administratën shtetërore hajd me kërkoni vend për kushurinjtë dhë krushqit tuaj?, u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga