Connect with Us

Lojtarët e Danimarkës tentojnë ta qetësojnë, gruaja e Eriksen vrapon në lot drejt fushës. Shikoni momentin prekës

Sport

Lojtarët e Danimarkës tentojnë ta qetësojnë, gruaja e Eriksen vrapon në lot drejt fushës. Shikoni momentin prekës

Publikuar

-

Ataku kardiak që pësoj Kristian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kvist e cila ishte e pranishme në stadium duke ndjekur Danimarkën.

Gruaja e Eriksen ka zbritur menjëherë në fushën e lojës, teksa portieri Shmajkël dhe mbrojtësi i Milanit, Simon Kjer kanë tentuar ta qetësojnë. Në imazhet e postuara në rrjetet sociale shikohet se si gruaja e mesfushorit qan ndërsa shokët e skuadrës tentojnë ta qetësojnë. Foto janë bërë virale duket thyer zemrat e shumë tifozëve të futbollit.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Buffon: Ndihem si një artist, ka një shkak pse nuk u tërhoqa nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Gianlugi Buffon u rikthye pas 20 viteve te Parma. Portieri italian do të luajë në Serie B këtë sezon, me objektivin për të ndihmuar ekipin emilian të rikthehet në elitën e futbollit italian.

Në janar feston 44-vjetorin e lindjes, Buffon nuk ka ndërmend të ndalet dhe në prononcimin e dhënë për La Repubblica tregon se çfarë e mban akoma aktiv në futboll.

Unë ndihem si një artist. Nuk doja të tërhiqesha nga futbolli, pasi mendoj se një artist kultivon gjithmonë dëshirën për të treguar artin e tij, nëse është akoma i aftë, për kënaqësi personale dhe njëfarë doze narcizmi.

Rikthimi te Juventusi si drejtues? Jo, nuk kam asnjë akord për të punuar në klub. Jam rikthyer për herë të dytë në Serie B. Kur luajta këtu në moshën 28-vjeçare kur isha një pikë referimi në futbollin botëror, pse të mos e bëj tani që jam 43 vjeç?

Në vitin 2006 zgjodha të vazhdoj me Juventusin, tani zgjodha Parmën. Unë mund të luaj edhe në Kategorinë e Parë, asgjë nuk ndryshon për mua“, theksoi një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Blerim Krasniqin e prezantojnë si yll te skuadra e re

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi Blerim Krasniqi u largua pas vetëm 1 sezoni si lojtar i Teutës teksa ditën e sotme është bërë zyrtar transferimi i tij tek skuadra e Gjilanit.

Krasniqi është prezantuar në një mënyrë spektakolare me një video mjaft të bukur të ideuar nga klubi kosovar. 25-vjeçari kaloi një sezon jo të mirë te durrsakët megjithatë luajti titullar thuajse të gjithë sezonin.

Trajneri Martini nuk e hodhi si titullarë në ndeshjet për Kupat  e Europës dhe sulmuesi zytarizoi përfundimisht largimin nga ‘’djemtë e detit’’.

Videoprezantimi nga skuadra e Gjilanit

 

LEXO TE PLOTE

La Liga

Spanja hap dyert për tifozët, ja sa do lejohen në startin e La Ligas

Publikuar

-

Nga

Sezoni i ri i La Ligas do të nisë me tifozë. Spanja ka vendosur të hapë stadiumet dhe vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetsisë, megjithatë impiantet nuk do të jenë të mbushura në kapacitetin e plotë të tyre.

Ministria e Shëndetsisë në Spanjë ka vendosur që impiantet e hapura të mbushen në 40% të kapacitetit në javët e para të kampionatit, ndërkohë që impiantet e mbyllura të mbushen në masën 30%.

Masat kundër COVID-19 nuk do të mungojnë gjithsesi pasi tifozëve të Realit, Barcelonës, Atleticos së Madridit, Sevillas, Valencias etj do t’u duhet të mbajnë maska në stadium, ndërkohë që klubet do të jenë të detyruara të mos shërbejnë ushqim gjatë ndeshjeve.

Edicioni 2020-2021 i La Ligas do të nisë me sfidën e 13 gushtit mes Valencias dhe Getafes që do të luhet të Mestalla aty ku do të jenë të pranishëm për herë të parë që pas rënies së pandemisë rreth 20 mijë tifozë duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një stadium të hapur me një kapacitet prej 48 mijë e 600 vendesh.

Nga pretendentet për titull e para që do të zbresë në fushë do të jetë Reali i Madridit, të shtunën e 14 gushtit teksa do të sfidojë në transfertën baske skuadrën e Deportivo Alaves.

Kampionët në fuqi të Atleticos së Madridit do ta nisin kampionatin në transfertën galiciane ndaj Celta Vigos të dielës, ditë në të cilën Barcelona do të presë në Katalunjë Real Sociedadin.

LEXO TE PLOTE