Connect with Us

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Bota

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Publikuar

-

Kancelarja gjermane Merkel viziton Uashingtonin në korrik

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë kancelaren gjermane Angela Merkel në Uashington më 15 korrik në një vizitë që mund të jetë e fundit në detyrë në Shtetet e Bashkuara pas gati 16 vitesh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Njoftimi u bë të premten në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani. Zoti Biden ka pritur në Uashington dy udhëheqës të tjerë botërorë që kur mori detyrën, ata të Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se zoti Biden dhe zonja Merkel “do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë në një sërë sfidash të përbashkëta, përfshirë luftën ndaj pandemisë së COVID-19, masat ndaj rrezikut të ndryshimit të klimës dhe nxitjen e mirëqenies ekonomike dhe sigurisë ndërkombëtare, bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike. ”

Një mospërputhje mbi përfundimin e gazsjellësit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh që transporton gazin rus në Evropë ka acaruar marrëdhëniet në një kohë kur Berlini dhe Uashingtoni duan të rindërtojnë marrëdhëniet pas mandatit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga sanksionet muajin e kaluar ndajkompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, duke i dhënë Berlinit dhe Uashingtonit tre muaj kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

LEXO EDHE:  "Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”/Mjeti përplaset me murin rrethues të zyrave të Merkel

Kancelarja Merkel ka thënë se do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, pavarësisht nga rezultatet e partisë së saj Demokristiane.

Udhëtimi është planifikuar vetëm disa ditë pas një afati të 10 korrikut për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur një mosmarrëveshje gati 17-vjeçare mbi subvencionet e qeverisë për kompanitë Airbus dhe Boeing.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara janë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje përpara se tarifat e pezulluara aktualisht të kthehen në fuqi më 11 korrik./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekonomia amerikane tejkalon rritjen para pandemisë

Publikuar

-

Nga

Nxitur nga vaksinimet dhe ndihma qeveritare, ekonomia amerikane u rrit me një normë të qëndrueshme vjetore prej 6.5% tremujorin e fundit, shenja më e qartë deri tani se vendi ka arritur një rimëkëmbje të qëndrueshme nga recesioni pandemik.

Raporti të enjten nga Departamenti i Tregtisë vlerëson se produkti i brendshëm bruto në vend – prodhimi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve – u rrit në tremujorin prill-qershor nga një normë vjetore e fuqishme prej 6.3% që ishte shënuar në tremujorin e parë të vitit.

Shifra tremujore ishte megjithatë më e ulët nga sa prisnin analistët. Por kjo erdhi kryesisht pasi problemet në zinxhirët e furnizimit ushtruan një zvarritje më të madhe nga sa ishte parashikuar në përpjekjet e kompanive për të plotësuar porositë e tyre. Ngadalësimi në riplotësimin e inventarit, në fakt ra 1,1 pikë përqindje nga rritja vjetore e tremujorit të kaluar.

Në kontrast, shpenzimet e konsumatorit – motori kryesor i ekonomisë amerikane – ishin të fuqishëm në tremujorin e fundit: ato u rritën me një normë vjetore prej 11.8%. Shpenzimet për mallra u rritën me një normë 11.6%, megjithëse shënuan ulje nga një rritje prej 27.4% në tremujorin e parë. Dhe shpenzimet për shërbime, nga restorantet deri tek biletat e linjave ajrore, u rritën me një normë prej 12%, nga një rritje prej 3.9% në periudhën janar-mars ndërsa vaksinimet inkurajuan më shumë amerikanë të blinin, të udhëtonin dhe të hanin jashtë.

LEXO EDHE:  “Rikthehet” Obama/I jep një mesazh të fortë mbarë botës! (Video)

LEXO EDHE:  Foto-Mbështetësit e Trump mbushin rrugët e Uashington DC/ Presidenti del dhe i përshëndet

Për gjithë vitin 2021, ekonomia pritet të rritet me rreth 7%.

Kjo do të ishte rritja më e fuqishme vjetore që nga viti 1984. Dhe do të shënonte një kthesë të mprehtë nga tkurrja ekonomike e vitit të kaluar me 3.5% – më e keqja në 74 vjet – si rezultat i pandemisë./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Punonjësit federalë përsëri me maska

Publikuar

-

Nga

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit. Punonjësve të qeverisë pritet t’u thuhet të enjten se do të duhet të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit të rregullt për virusin.

“Ndërsa asnjë vendim nuk është finalizuar, them se vërtetimi i vaksinimit për punonjësit federalë është një mundësi që po shqyrtohet,” u tha gazetarëve Karine Jean-Pierre, zëvendës sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Joe Biden do të flase të enjten për çështje që lidhen me koronavirusin.

Shenjat për mbajtjen e maskave filluan të shfaqen të enjten në ndërtesat federale, përfshirë sallën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar që edhe të vaksinuarit të vinin maska.

Maska gjithashtu po kërkohen në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres. Mjeku i Kapitolit ndërmori veprimin pas rekomandimit të së martës nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që edhe ata që janë të vaksinuar duhet të mbajnë maska brenda ambienteve publike në zona me një transmetim të konsiderueshëm, ose të lartë të koronavirusit.

Kreu i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kundërshtoi, duke deklaruar se mandati i mjekut për maska “nuk është një vendim i bazuar në shkencë”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e pyetur të mërkurën nga një gazetar në lidhje me reagimin e zotit McCarthy, u përgjigj, “Ai është mashtrues”.

LEXO EDHE:  Foto-Mbështetësit e Trump mbushin rrugët e Uashington DC/ Presidenti del dhe i përshëndet

Partia Republikane ka qenë “e pabindur” të përqafojë shkencën për nevojën e maskave dhe vaksinave mes pandemisë së koronavirusit, u tha zonja Pelosi më vonë gazetarëve gjatë një konference në Kapitol.

LEXO EDHE:  Negociatat-Gjermania i thotë “Po” Shqipërisë/ Rama: Faleminderit Angela

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se administrata të enjten mund të njoftojë se personeli qeveritar do të duhet të tregojë prova se janë vaksinuar plotësisht për të shmangur testimin e rregullt ndaj koronavirusit.

Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, i cili ka rreth 1,400 objekte mjekësore në Shtetet e Bashkuara, të hënën u bë agjencia e parë federale që kërkoi vaksinime të detyruara për personelin e saj të kujdesit shëndetësor.

Departamenti tha se gati 150 punonjës të tij kishin vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi të mërkurën se të gjithë punonjësit e shtetit – një forcë që arrin në dhjetëra mijëra njerëz – duhet të vaksinohen deri në Ditën e Punës, më 6 shtator.

Rastet e reja në Shtetet e Bashkuara janë rritur katër herë gjatë muajit të fundit. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të infeksioneve në botë, me më shumë se 34.6 milionë raste të konfirmuara dhe 611,000 vdekje./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin kundër nismës së ‘mini-Shengenit’ ballkanik

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës ritheksoi të enjten qëndrimin e saj kundër nismës së përbashkët të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u bë e njohur deri sot si mini-Shëngeni ballkanik. As ndryshimi i emrit në Ballkani i Hapur, nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë, zëdhënësja e së cilës, Rozafa Kelmendi tha se kjo nismë është pa vizion për rajonin.

Rozafa Kelmendi

Republika e Kosovës e ka propozuar avancimin e bashkëpunimeve rajonale nga CEFTA në SEFTA nga e cila do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën ftesë qeverive të rajonit që të mbetën të përkushtuara në agjendën e Bashkimit Evropian dhe në marrëdhënie trans-atlantike“, tha zëdhënësja Kelmendi.

Kosova është zotuar me marrëveshjen e katër shtatorit të vitit 2020 të arritur në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë se do të bëhet pjesë e projektit për lëvizjen e lirë në rajon.

Analistët me të cilët bisedoi të enjten Zëri i Amerikës, kanë qëndrime të ndryshme. Arbër Fetahu nga Grupi për studime juridike dhe politike e cilëson të duhur qëndrimin e qeverisë së Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme.

Arber Fetahu
“Mini -Shengeni e favorizon Serbinë si tregu më i madh i rajonit dhe i jep asaj përparësi dhe rolin e shteti kyç në Ballkan, në këtë mënyrë i hap shtigje të jetë një lloj lidereje e Ballkanit dhe për të mbivendosur veten mbi të tjerët, prandaj Kosova nuk ka arsye t’ia hap këtë rrugë Serbisë marr parasysh që ajo së pari nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe së dyti me anë të mjeteve të saj ekonomike dhe mundësisë së lëvizjes së mallrave kërkon që ta fuqizojë pozitën e saj edhe më shumë dhe të mbivendoset si lidere”, thotë ai.

Analisti Ilir Ibrahimi e cilëson të gabuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

“Po nëse nisemi nga fakti se Kosova është vendi më i izoluar në Evropë një qëndrim i tillë është i pakuptueshëm sepse këto nisma nuk janë nisma të Novi Sadit siç e quan qeveria por janë nisma që kanë ardhur nga dy qendrat më të fuqishme botërore pra nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe të dalësh kundër nismave të tilla atëherë duhesh të kesh alternativë”, thotë ai.

Zoti Fetahu thotë se as Kosova dhe as rajoni, nuk kanë nevojë për nisma që synojnë zëvendësimin e agjendës së integrimeve evropiane.

Ky model besojmë që ka një tendencë të replikimit të modelit të ish Jugosllavisë, ku një shtet është më i fortë se tjetri dhe gjithçka është brenda karakterit regjional, prandaj edhe për këtë arsye kjo nismë është mirë që nuk është përkrahur“, tha zoti Fetahu.

Në asnjë moment unë nuk i kam parë deklarimet të cilat kanë ardhur nga zyrtarët e Uashingtoni apo Brukselit se Kosova nuk do të jetë e barabartë në këtë tryezë mirëpo Kosova e bën vetën të pa barabartë nëse nuk merr pjesë në këto tryeza. Pra, ku është interesi i këtyre dy fuqive të mëdha, pra Ëashingtonit dhe Brukselit që të krijojnë edhe një Jugosllavi të re, kur dihet që këto dy qendra kryesore kanë shkuar deri te bombardimi i asaj Jugosllavie për të krijuar vende të pavarura siç është edhe Kosova“, thekson zoti Ibrahimi.

LEXO EDHE:  “Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”/Mjeti përplaset me murin rrethues të zyrave të Merkel

LEXO EDHE:  Pas kuvendit të demokratëve, vëmendja tek republikanët

Zoti Fetahu thotë se nismat e tilla në këtë periudhë e dëmtojnë Kosovën edhe në procesin e bisedimeve me Serbinë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu nuk ka nevojë të jetë pjesë e një lloj iniciative kur as vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gjitha të pranishme marr parasysh se edhe Mali i Zi nuk ka pranuar, Bosnja dhe Kosova po ashtu, kështu që edhe nisma e mini Shengenit ka qenë gjysmake ku tash është krijuar një lloj trio e shteteve. Besoj që këto janë arsye të shumta dhe të duhura pse pozicioni i Kosovës është mirë që nuk është pjesë e kësaj nisme dhe në këtë situatë është mirë që është refuzuar kategorikisht pjesëmarrja në këtë iniciativë rajonale“, thotë zoti Fetahu.

Por, analisti Ibrahimi thekson se Kosova duhet të ndjekë interesat e saj pavarësisht vendeve tjera të rajonit.

” Në një nismë të tillë nuk duhet harruar që jemi dy shtete të cilat janë të një etnie pra është Kosova dhe Shqipëria. Nëse je pjesë e një iniciative të tillë dhe dy nga ato gjashtë votat do të ishin vota shqiptare, atëherë nuk e kuptoj pse nuk duhet të jemi pjesë e kësaj, pra është e pakuptimtë. Ne duhet të jemi gjithmonë të interesuar për integrime, ku të mund të futemi në integrime të tilla duhet të futemi sepse ne jemi të izoluar, qytetari i Kosovës nuk mund të bëj asnjë hap pa e pasur një vizë ndërkohë që të gjitha vendet që kemi përreth i kanë liberalizimin e vizave dhe janë në procesin e integrimeve ndërkohë që ne jemi duke shkuar në rrugën e kundërt, jemi duke u izoluar gjithnjë e më tepët. Kujt i intereson kjo për popullatën më të re në Evropë është shumë e pakuptimtë“, thotë zoti Ibrahimi.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, që u paraqit në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, asnjëherë nuk ka siguruar mbështetje të rëndësishme në Kosovë e cila sikurse Mali i Zi dhe Bosnja, nuk kishte marrë ftesë as për takimin e sotëm në Shkup./VOA

LEXO TE PLOTE