LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Dy apartamente dhe lidhja me biznesin e kunatit/ Si e justifikoi gjyqtarja  e Apelit, pasurinë

12 Qershor 2021, 07:53, Vetingu CNA
Dy apartamente dhe lidhja me biznesin e kunatit/ Si e justifikoi gjyqtarja 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi më 26 prill të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Enkelejda Metaliaj, pasi u bind nga shpjegimet e saj së kishte pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive, për të cilat iu kalua barra e provës.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 25 mars, Komisioni evidentoi se nga hetimi administrativ paraprak u konstatua mungesë dokumentacioni për të provuar ligjshmërinë e një huaje 35 mijë euro të dhënë nga vëllai i bashkëshortit për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Në vendimin e arsyetuar të KPK-së, konkludohet se gjyqtarja Metaliaj, me shpjegimet, provat dhe interpretimin ligjor, arriti të provojë burimin e ligjshëm të pasurive që zotëron. Për mospërputhjet dhe pasaktësitë në deklarimin e pasurive, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian, çmon se nuk janë të mjaftueshme që të sjellin shkarkimin e subjektit, pasi nuk është konstatuar që të kenë ndikuar në cënimin e burimit të krijimit të pasurive.

Subjekti ka deklaruar blerjen e dy apartamenteve në shtator të vitit 2011 në Tiranë, një me sipërfaqe 96 m2 për çmimin 30 mijë e 720 dollarë dhe tjetrin me sipërfaqe 76 m2 në shumën 24 mijë e 320 dollarë. Subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se këto apartamente ndodhen në të njëjtin kat të të njëjtit pallat dhe se janë të bashkuara.

Komisioni nuk i ka kaluar barrë prove gjyqtares Metaliaj për burimin e krijimit të apartamentit me sipërfaqe 96 m2, pasi konkludon se është është provuar që kjo pasuri të jetë krijuar para lidhjes së martesës nga bashkëshorti i subjektit, i cili edhe ai është subjekt i ligjit të rivlerësimit dhe për të do të kryhet tjetër proces vetingu, nga një tjetër trupë gjykuese.

Komisioni është ndalur gjatë në analizën e burimit të krijimit të apartamentit tjetër bashkëngjitur, me siupërfaqe 76 m2. Si burim financiar për blerjen e kësaj pasurie, Metaliaj ka deklaruar një hua të marrë nga bashkëshorti prej vëllait të tij, në shumën 35 mijë euro.

Komisioni e ka konsideruar vëllanë e bashkëshortit, shtetasin S.M., si person tjetër të lidhur dhe ka analizuar mundësinë e tij financiare për dhënien e huasë në shkurt të vitit 2010.

Nga hetimi ka rezultuar se S.M. është regjistruar si biznes i vogël në janar të 2008-ës në Laç, me aktivitet ?punime druri, dyer, dritare, art, dekor?.

Komisioni konstaton se deklarimet e kunatit të subjektit për fitimin neto të përfituar nga ushtrimi i aktivitetit tregtar për vitet 2008 ? 2009 nuk mbështetet në dokumentacion justifikues ligjor dhe nuk dokumentohet pagesa e detyrimeve tatimore për qarkullimin e kryer prej tij për fashën mbi 2 milionë lekë.

Gjyqtarja Metaliaj ka pretenduar se kunati, veç të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i tij, ka lidhur një kontratë shërbimi në shtator të 2008-ës dhe se vlera e punimeve prej tij ishte në shumën 60 mijë euro.

Ajo ka dorëzuar si provë kontratën e shërbimit dhe dy manadat pagesa, një në shumën 10 mijë euro dhe tjetrën 5 mijë euro dhe ka pretenduar se kunati ka përfituar shumën 59 mijë e 650 euro para dhënies së huasë. Metaliaj ka theksuar se në kontratën e shërbimit ka qenë e përcaktuar se detyrimet tatimore do ti shlyente porositësi.

Në vendim thuhet se Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë nuk ka dhënë informacion nëse kjo shoqëri ka kryer pagesa të tatimit të mbajtur në burim për të ardhura të realizuara nga individë të cilët i kanë ofruar shërbime në atë periudhë.

Në këto kushte, Komisioni i ka kaluar barrën e provës Metaliajt që të dorëzojë prova të reja dhe shpjegime për të ligjshmërinë e burimeve financiare të kunatit që kanë shërbyer për dhënien e huas në shumën 35 mijë euro në shkurt të vitit 2010.

Pas depozitimit të provave të reja, trupi gjykues vëren se, subjekti i rivlerësimit ka pretenduar qarkullimin e realizuar nga kunati bazuar në dokumentacion provues, prej nga ka rezultuar qarkullim në shumën 4 milionë e 879 mijë lekë për vitin 2008 dhe 1 milion lekë për 2009-ën.

Bazuar në legjislacionin tatimor, KPK vlerëson se S.M., për vitin 2008 kur ka realizuar qarkullim mbi 2 milionë lekë, ka pasur detyrimin për të dorëzuar në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse deklaratën e të ardhurave për biznesin e vogël.

Komisioni vëren se subjekti ka pranuar se për vitin 2008, kunati nuk ka depozituar deklaratën TABV, me pretendimin e mungesës së njohurive për shkak të ndryshimit të legjislacionit. Ndërsa, për vitin 2009 ka pretenduar se qarkullimi ka qenë më i vogël se 2 milionë lekë.

Bazuar në këto gjetje, trupi gjykues e ka konsideruar qarkullimin në 2008-ën në shumën 2 milionë lekë dhe bazuar në faturat e 2009-ës, 1 milion lekë. Nga totali i vlerës 3 milionë lekë, për periudhën 2008-2009 është njohur si fitim neto shuma 1.7 milion lekë.

Lidhur me të ardhurat e pretenduara të përfituara prej kunatit nga kontrata e shërbimit, trupi gjykues sjell në vëmendje se, pavarësisht faktit se pagesa e taksave ka qenë detyrim i shoqërisë porositëse, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë nuk dha informacion lidhur me pagesa të mundshme detyrimesh tatimore të kryera nga kjo shoqëri mbi të ardhura të realizuara nga individë të cilët i kanë ofruar shërbime, qoftë edhe negativ.

Në përfundim, KPK konkludon se të ardhurat e përfituara nga kjo kontratë shërbimi e subjektit duhet të konsiderohen të ligjshme.

Lidhur me përfitimin faktik të këtyre të ardhurave, Komisioni bazohet në disa kreditime në llogaritë bankare të kunatit të subjektit në vitin 2007 kur ai nuk e kishte regjistruar ende aktivitetin e tij; kreditime në vitin 2008 kur rezulton se është regjistruar; si dhe nga faturat tatimore të lëshura prej tij për shërbimet e kryera për llogari të shoqërisë porositëse.

?[?]mund të ketë përfituar të ardhura të tjera nga shërbime të kryera në favor të shoqërisë ?V*** B***?, krahas atyre të evidentuara në faturat e thjeshta tatimore?, shprehet Komisioni.

Gjithashtu, nga hetimi i kryer nuk janë evidentuar investime të kryera nga z. S.M. përgjatë periudhës 2008-2010, kur preendohet se janë krijuar të ardhurat që kanë shërbyer për dhënien e huas. ?Vlen të theksohet se, rezultoi e provuar se z. S.M. ka qenë me status ?beqar? në kohën e dhënies së huas?, citohet në vendim.

Komisioni i quan provat dhe shpjegimet e subjektit të harmonizuara dhe vlerëson se vëllai i bashkëshortit të subjektit ka pasur të ardhura të mjaftueshme nga burime financiare të ligjshme për dhënien e huasë.

Trupi gjykues konkludon se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj ka pasur burime financiare të ligjshme edhe për krijimin e pasurive të tjera, si dhe ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale./BIRN

Lajmet e fundit nga