LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e Çlirimit të Kosovës/ Meta: Sot kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria

12 Qershor 2021, 10:16, Aktualitet CNA
Dita e Çlirimit të Kosovës/ Meta: Sot kujtojmë se sa e

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh me rastin e 22 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e trupave të NATOS në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se kjo ditë na kujton se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.

Presidenti tregon mirënjohjen dhe falenderimin e tij për NATO-, SHBA dhe të gjitha vendeve demokratike që kurorëzuan Çlirimin e Kosovës.

?Dita e Çlirimit të Kosovës, për të cilën çdo qytetar i saj kontribuoi dhe sakrifikoi, na kujton sot se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.

Falënderim dhe mirënjohje përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve demokratike mike, që kurorëzuan këtë aspiratë shekullore dhe kontribuojnë sot për të ndihmuar zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë martirët e kombit shqiptar.

Kosova, faktor paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon, meriton të jetë anëtare e NATO dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e saj është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë.

Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të saj, avancimit të procesit të integrimit euroatlantik dhe në të gjitha sfidat e ardhshme.

Për të risjellë sot emocionet e veçanta të 12 qershorit 1999, po ndaj me ju raportimin e gazetarit të njohur, Asllan Bajrami, në këtë ditë të shënuar për kombin tonë.

GËZUAR DITËN E PAQES KOSOVË E DASHUR! ???????, shkruan Meta në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga