Connect with Us

Braçe i “fiksuar“ pas Elvana Gjatës/ Ja çfarë shkruan për të

Lajme

Braçe i “fiksuar“ pas Elvana Gjatës/ Ja çfarë shkruan për të

Publikuar

-

Braçe i “fiksuar“ pas Elvana Gjatës/ Ja çfarë shkruan për të

Këngëtarja Elvana Gjata vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme në muzikë. Së fundi ajo ka publikuar projketin e saj më të ri muzikor të shoqëruar me klip.

“Loti”, titullohet kënga që është pëlqyer masivisht nga dashamirësit e muzikës së Elvanës, ku pjesë e tyre duket se është edhe deputeti i PS, Erion Braçe.

Në një psotim në rrjetet sociale, Braçe ka komplimentuar Elvana Gjatën për këngën, zërin si dhe elegancën që ka përcjellë në këngë dhe klip.

Tingull, zë, elegancë, breg, park, erë veriu, një copëz Divjake…”, shkruan Braçe në postimin e tij./
CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Publikuar

-

Nga

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në pyllin e Llogarasë.

Mësohet se çifti i turistëve nga Franca, janë nisur orët e para të mëngjesit për të eksploruar pyllin në Llogara, por më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll.

LEXO EDHE:  Nuk i “ndahet zemra” nga Mevlani/ Antonela bën veprimin e papritur

LEXO EDHE:  Tha se e ka kaluar Covid/ Braçe nuk ia përton Kryemadhit: Nuk është politikë kjo, ky është krim!

Po ashtu pritet të bëhet kontroll edhe me dron për të bërë te mundur gjetjen e tyre para se të errësohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Publikuar

-

Nga

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Policia e Shtetit ka vendosur që të kalojë shërbimin e telefonisë për të gjithë policinë nga kompania Vodafone tek kompania One.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë abonime të policëve të cilët tani do të duhet të kalojnë nga Vodafone në One.

Që nga vitit 2007, Ministria e Brendëshme ka patur një kontratë kolektive me kompaninë Vodafone e cila u siguronte të gjithë punonjësve të strukturave të minsitrisë, përfshi gjithë policët e shtetit, tarifa më të ulëta se sa po ta merrnin shërbimin individualisht.

Kontrata e fundit përfundoi një muaj më parë. Ministria ndërkohë ka vendosur të mos bëjë më kontratë kolektive, por t’ja lërë çdo institucioni në dorë nëse duan të bëjnë një kontratë kolektive.

Si rezultat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH) ka vendosur të bëjë kontratë kolektive si institucion.

Një burim i Exit News në DPPSH informon se Policia e Shtetit ka vendosur të ndryshojë shërbimin nga operatori Vodafone në operatorin One, duke iu kërkuar rreth 12 mijë punonjësve të saj të ndryshojnë operatorin.

Exit News i ka kërkuar DPPSH-së ta konfirmojë këtë informacion por nuk ka marrë përgjigje.

Duke lënë mënjanë konsideratat tregtare të këtij veprimi, ky kontraktim risjell në vëmendje një shqetësim që lidhet me pronësinë e kompanisë One.

LEXO EDHE:  Video-Të gjithë do të donin të ishin te “Mine Peza” sot/ “Three Dots” ndezin atmosferën në bllokun e pallateve

LEXO EDHE:  Tha se e ka kaluar Covid/ Braçe nuk ia përton Kryemadhit: Nuk është politikë kjo, ky është krim!

Sikurse Exit News ka raportuar dy vjet më parë pronari kryesor i One është bullgari Spas Roussev, i cili dyshohet për lidhje me mafian bullgare, rrjete të tjera kriminale dhe i dyshuar kryesor për manipulimin e një ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse këto dyshime nuk janë të provuara, kalimi i telefonisë dhe komunikimeve të Policisë së Shtetit, përfshi aksesin në bazat e të dhënave kriminale tek One, duhet të ngrejë shqetësime serioze.

Për më shumë se 14 vjet, Policia e Shtetit ka marrë një shërbim të sigurt, pa rrjedhje dhe probleme sigurie, por tashmë po zgjedh që të hyjë në një marrëdhënie të pasigurt, me një operator mbi të cilin ka hije dyshimi.

Mbi të gjitha, kontrata kolektive nuk është prokurim publik—telefonat e punonjësve të policisë nuk paguhen nga buxheti publik por nga vetë punonjësit e policisë. Për këtë arsye konsideratat e besueshmërisë dhe sigurisë së shërbimit duhet të jenë konsideratat kryesore të Policisë së sShtetit.

Të rrezikosh besueshmërinë dhe sigurinë e një shërbimi të tillë, mund t’u shërbejë interesave private dhe jo publike./exitnews

LEXO TE PLOTE

Lajme

Faqja e KPP nuk funksionon/ Si e gjeti Bollino kopjen e vendimit të KPP për rastin “Tushe”?

Publikuar

-

Nga

Faqja e KPP nuk funksionon/ Si e gjeti Bollino kopjen e vendimit të KPP për rastin "Tushe"?

CNA.al denoncoi pak ditë më parë faktin se një zyrtar i lartë i KPP përmendej në përgjimet e prokuroris për rastin “Tushe”.

Ne u përpoqëm të arsyetonim dhe deduktonim që zyrtari “J.M.” emri i të cilit dilte në përgjim, ishte Jonaid Myzyri. Kryetari i KPP.

Në ditën që po kërkonim të gjenim vendimin e KPP që i përkonte rastit të hetuar, faqja e KPP nuk funksiononte.

Dhe është e pamundur që të shihej arsyetimi i atij vendimi.

Por sot portali i Carlo Bollinos ka publikuar si ekskluzivitet foto të vendimit.

Nga ajo foto kuptojmë që analiza e CNA.al ishte e sakte.

Kryetari i KPP, pra zyrtari që ka kryesuar komisionin vendimmarrës ka iniciale J.M. Dhe emri i tij është Jonaid Myzyri.

LEXO EDHE:  Rishfaqet Elvana Gjata/ Ja ku do ta shohim këngëtaren

LEXO EDHE:  Fifi zbulon surprizën për fansat/ Paralajmëron “bombën” e këtij sezoni

Ndryshimi midis nesh dhe Portalit të Bolinos lidhur me tipin J.M.  është një i vetëm.

Ne habitemi se si është e mundur që SPAK i citon veç inicialet këtij zyrtari dhe ai nuk merret  në hetim.

Kurse Bollino habitet nga arsyetimi i KPP si organ kolegjial.

Ndryshimi tjeter lidhet me burimet e informacionit që “zotëron” Bollino.

Portali i KPP per CNA.al, rezultoi i mbyllur.

Por për Bollinon, paska një portë diku që e ndriçon nën dorë.

Sifoqoftë sa kohë që biem dakord që J.M. ekziston, mbetet vetëm të oresim si do i lexojë SPAK portalin tonë dhe atë të Bollinos./CNA.al

LEXO TE PLOTE