LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ata që nuk janë anëtarë të PD nuk do lejohen në komisione"/ Jemi Gjana "kërcënon" kandidatët

12 Qershor 2021, 11:36, Politikë CNA
"Ata që nuk janë anëtarë të PD nuk do lejohen

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka dalë me një paralajëmërim për kandidatët që janë në garë për kreun e PD.

Sipas tij, nuk do të pranohen në komisione të votimit dhe numërimir ata që nuk janë anëtarë të PD-së dhe nuk I takojnë degës ku ngarkohet.

?Kadilli ka sjellë përfaqësues në 54 komisione nga 76. E miratuam listën pasi bëmë verifikimin e të qenit anëtar të PD. Kam bërë një njoftim në mëngjes për tre kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre.

I vetmi që ka reaguar deri tani është Kadilli. Kam një telefonatë të zotit Kapri që është duke e përgatitur listën dhe mund ta dorëzojë deri në orët e pasdites.

Nuk kam ende një njoftim nga zonja Harxhi. Asnjë emër nuk bëhet pjesë e komisioneve të votimit dhe numërimit që nuk është anëtar partie dhe nuk i takon degës ku ngarkohet.

I ftoj edhe njëherë që në kohën më të shpejtë të mundshme që komisionet të komunikojnë me njëri tjetrin që nesër në mëngjes të jenë të hapura qendrat e votimit.

Nëse nuk dërgohen anëtarë të PD ata nuk bëhen pjesë e Komisionit por kjo nuk do të thotë se procesi zgjedhor nuk do fillojë”, ka deklaruar Gjana./CNA.al

Lajmet e fundit nga