Connect with Us

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Kosova & Rajoni

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Publikuar

-

Nëse e shihni një polic të Kosovës në rrugë duke ushtruar dhunë ndaj ndonjë qytetari, lirisht nxirreni telefonin tuaj dhe filloni të xhironi.

Xhirimi apo fotografimi i rasteve të tilla, mund të jetë përcaktues për të treguar nëse polici ka vepruar në mënyrë të ligjshme.

Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës, thotë se parimisht qytetarët kanë të drejtë të xhirojnë punën e policëve, përderisa nuk e pengojnë punën e tyre.

Beka thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk kanë të drejtë të xhirojnë në rastet kur me shenjë të caktuar është e ndaluar që të ketë incizim ose ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonë të caktuar me shirit të policisë, që bëhet fjalë për një vend të ngjarjes.

“Në qoftë se bëhet një incizim i ndonjë veprimi të zyrtarëve policorë, qoftë të ndonjë arrestimi apo diçka të ngjashme, të mos jetë në një distancë afërsie aq të madhe sa që të pengohet puna e zyrtarëve policorë, duke tentuar që të bëhet një incizim, për shkak se në këtë mënyrë edhe mund të kryhet pastaj vepër penale nga qytetarët ‘pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, thotë Beka.

LEXO EDHE:  Pa patentë dhe të dehur në timon/ Arrestohen 12 drejtues mjetesh, gjobiten 1788 të tjerë

Beka tregon se​ pikërisht disa video-incizime që i kanë dërguar qytetarët, kanë ndihmuar për të vërtetuar shkeljet potenciale të punonjësve policorë, si dhe për të vërtetuar që zyrtarët policorë kanë pasur një reagim profesional.

Sipas tij, Policia e Kosovës është duke iniciuar një projekt për pajisjen e policëve me kamera trupore.

Disa ditë më parë, përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi kanë parë në media një foto ku shihet një qytetar duke kryer kundërvajtje rrugore (tejkalim në vijën e plotë), të njëjtit i është shqiptuar tiketa sipas Ligjit mbi kundërvajtjet në trafik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

LEXO EDHE:  Asnjë tolerim për mosmbajtjen e maskave/ Policia bën “namin” me gjoba për qytetarët

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

LEXO EDHE:  Operacioni ndërkombëtar godet krimin/ Arrestohen 25 trafikantë, mes tyre 8 shqiptarë

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kurti dhe ministrat mbërrijnë me helikopter në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik/ Albin Kurti mbërrin me helikopter në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje me helikopter në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plagosurit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus   këtë zonë.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

LEXO EDHE:  Mbahet protesta e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës/ Policia zbret në terren, bën gati autobotet e ujit

LEXO EDHE:  Pa patentë dhe të dehur në timon/ Arrestohen 12 drejtues mjetesh, gjobiten 1788 të tjerë

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm, në të cilin humbën jetën 10 persona.

Berosh tregoi se në mesin e personave që po udhëtonin me autobusin që u aksidentuar ishin të pranishëm edhe 15 të mitur, prej të cilëve 1 vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. 

Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb. Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. 

Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi ishin edhe15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE