Connect with Us

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Kosova & Rajoni

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit. Në këtë ditë, 22 vjet më parë trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë ndersa trupat serbe po largoheshin, duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që u mori jetën mijëra njerëzve.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO-ja filloi operacionin e vendosjes së mbi 50 mijë trupave paqerujatëse në Kosovë, pas një fushate 78 ditëshe të bombardimeve ndaj forcave serbe, që po atë ditë filluan largimin nga Kosova.

“Erdhi koha e çlirimit kur hyri KFOR-i dhe ne shikonim nga ballkonet se si tërhiqeshin, gëzim i madh – forcat serbe po tërhiqeshin”, thotë një qytetare.

“Ishte një ndjenjë që me të vërtetë nuk e di as si të shprehem, sepse ishte një tmerr i hatashëm për më shumë se 90 ditë që ne ishim të okupuar dhe çdo moment prisnim situata të paimagjinueshme. Kështu që ajo ditë kur erdhi dita e çlirimit ishte një ditë me plot emocione, gëzim, ishte e jashtëzakonshme, ishte sikur të rilindnim për së dyti”, thotë një qytetar.

“Festa më e madhe në jetë – dita e çlirimit. Kemi qenë shumë të okupuar nga okupatori serb, tash ditën e çlirimit e festojmë çdo vit”, thotë një tjetër.

Udhëhqesit politik të Kosovës e vlerësuan si ditë historike 12 qeërshorin ndërsa vunë kurora lulesh në pllakën përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan e dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  Dugolli: Shqipëria të mbajë qëndrim të njëjtë me Kosovën, Serbia të mos marrë territor shqiptar

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, i rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë”, tha kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Aktualisht rreth 3 mijë e 600 trupa shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja, roli i së cilës në Kosovë vlerësohet si i jashtëzakonshëm jo vetëm për çlirimin e krijimin e një mjedisi të sigurt, por edhe rindërtimin e vendit që doli nga lufta me mbi dhjetë mijë të vrarë e rreth pesë mijë të zhdukur.

Organizatat humanitare tërheqin vërejtjen se edhe më tej ka pak perosna të dnëuar për mizoritë e frocave serbe në Kosovë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, u hodh të shtunën në një protestë për të shprehur pakënaqësinë me siç thanë, ‘njollosjen e luftës çlirimtare”.

“UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve, por do të gjykojë luftën tonë çlirimtare. Në këtë përvjetor të ditës së çlirimit, themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë”, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 që njihet nga mbi 100 vende të botës por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Të dyja vendet pritet që javën e ardhshme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane. VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kurti dhe ministrat mbërrijnë me helikopter në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik/ Albin Kurti mbërrin me helikopter në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje me helikopter në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plagosurit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus   këtë zonë.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

LEXO EDHE:  NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë

LEXO EDHE:  Dugolli: Shqipëria të mbajë qëndrim të njëjtë me Kosovën, Serbia të mos marrë territor shqiptar

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Kroaci/ 15 prej të plagosurve të mitur, 1 në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga aksidenti tragjik i mëngjesit të sotëm, në të cilin humbën jetën 10 persona.

Berosh tregoi se në mesin e personave që po udhëtonin me autobusin që u aksidentuar ishin të pranishëm edhe 15 të mitur, prej të cilëve 1 vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Sipas të dhënave te momentit të cilat edhe mund të ndryshojnë, janë aksidentuar 69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë, nga ta fatkeqësisht kanë vdekur 10 persona,42 të lënduar janë dërguar në spital në Slavonsko Brod kurse dy janë hospitalizuar në Nova Gradisht. 

Në Nova Gradisht është një i lënduar i cili ka lëndime të kurrizit, për çka e kemi aranzhuar dërgimin në klinikën e traumatologjisë në Zagreb. Kemi edhe të lënduar rëndë, që janë 15, tre janë në operacion, kurse të tjerët janë duke u diagnostikuar, është e mundur qe edhe ndonjë që është duke u trajtuar të marr diagnozën e të lënduarit rëndë, kështu qe gjithçka është e mundur. 

Ajo që po e theksoj që në fatkeqësi ishin edhe15 të mitur, nga të cilët një vajzë ka lëndime të rënda, kurse të tjerët janë pranuar këtu”, tregoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shoferi tha se e zuri gjumi/ Detaje të reja për aksidentin tragjik në Kroaci

Publikuar

-

Nga

10 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në mesin e viktimave është edhe një prej shoferëve të autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte duke drejtuar mjetin.

Mediat raportojnë se shoferi i cili ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit e ka pranuar gjatë intervistimit nga Policia se për një moment e kishte zënë gjumi. I njëjti është arrestuar menjëherë pas aksidentit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiç.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri tani, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti në Prishtinë, transportues i Deva Tours me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje, ai u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale.

LEXO EDHE:  NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi Xhafaj-Dëshmitari X/ “Zhduket” Babalja

Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiç, raporton Dnevnik.hr.

Aksidenti tragjik/ Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

LEXO TE PLOTE