LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

22 vite nga Çlirimi i Kosovës/ Basha mesazh qytetarëve

12 Qershor 2021, 11:42, Politikë CNA
22 vite nga Çlirimi i Kosovës/ Basha mesazh qytetarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shpreh mirënjohjen e thellë për ata që dhanë jetën për lirinë.

?Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit, shqiptarët do t?u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë ?????, shkruan Lulzim Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga