Connect with Us

Zgjedhjet në PD/ Basha kërkon votëbesimin: Të bashkuar të luftojmë për demokraci

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Basha kërkon votëbesimin: Të bashkuar të luftojmë për demokraci

Publikuar

-

Zgjedhjet në PD/ Basha kërkon votëbesimin: Të bashkuar të luftojmë për demokraci

Në kuadër të fushatës së brendshme brenda Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me demokratët e Peqinit.

Gjatë bisedës me to, Basha ka treguar vizionin për të ardhmen, si dhe u ndal në zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i cilësoi si “masakër elektorale”.

Ai tha se vullneti i shqiptarëve u deformua, e bëri thirrje për bashkim, për t’ia kthyer vendin qytetarëve.

Ne kishim dhe kemi mbi vete shpresën e banorëve të Peqinit, Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë për ndryshim. Shpresën që e kam parë të ndizej si dritë në bebet e syve të çdo banori të Peqinit që takoja, në ferma, në sera, në shtëpitë e tyre, në sipërmarrjet e tyre bashkë me ju.

Kjo nuk erdhi thjesht dhe vetëm për shkak të këtij bashkimi të jashtëzakonshëm që s’e përçau dot asgjë dhe askush këtu në Peqin, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por mbi të gjitha miqtë e mi shqiptarët si kudo anembanë vendit e në veçanti në Peqin vendosën përkundër masakrës zgjedhore, përkundër harbutërisë së horrave të Taulant Ballës me shokë, vendosën të ndryshonin, vendosën të ndiqnin Partinë Demokratike në rrugën për ndryshim sepse ne kishim kohë që jepnim prova se në këtë betejë nuk ishim futur për veten tonë, nuk ishim futur si agallarët e rinj për të zaptuar çfarë të mundeshim publike dhe private dhe pastaj për ta ndarë si kothere e për t’ua hedhur në fytyrë bashkëqytetarëve si mëshirë.

Përkundrazi, ne ishim futur në këtë betejë ashtu siç u futëm në vitin 1990 dhe vitin 1991 pikërisht për t’u rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur njerëzve, për t’ju dhënë çdokujt mundësinë dhe shansin të ndihet zot në shtëpinë e vet, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përfituar nga pasuritë e jashtëzakonshme të këtij vendi dhe jo vetëm të një grushti njerëzish. Duhet të dalim nga kjo betejë mendjendarë e jo të çoroditur. Duhet të dalim nga kjo betejë të vendosur e të bashkuar siç jemi, për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci”,  tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Karnavalet e Korçës/ Rama e nis ditën me festë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e nisur ditën me festë. Ai e ka uruar mirëmëngjesin me një video nga Karnavalet e Korçës.

Mirëmëngjes  dhe me festën e rilindur të Karnavaleve në Korçën turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.

LEXO EDHE:  “I duket rruga fushë me lule”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: Vetëm mund ta bëjmë këtë vend

LEXO EDHE:  PD-LSI një bashkim momental?!

Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin/ Lënë jashtë Hajdarin dhe Vasilin

LEXO EDHE:  The scandal/ Lulzim Basha appoints the candidate for deputy and the delegate, without convening the presidency of the party

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Taulant Balla: Luli e ka kthyer Partinë Demokratike në një shoqatë

LEXO EDHE:  Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin/ Lënë jashtë Hajdarin dhe Vasilin

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE