Connect with Us

Video-Tentoi të vriste me armë 23-vjeçarin/ Arrestohet i riu në Maliq

Kronika

Video-Tentoi të vriste me armë 23-vjeçarin/ Arrestohet i riu në Maliq

Publikuar

-

Video-Tentoi të vriste me armë 23-vjeçarin/ Arrestohet i riu në Maliq

Policia jep detajet e para nga sherri mes dy të rinjve në fshatin Podgorie të Maliqit.

Blutë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale E.G., banues në fshatin Podgorie, Maliq.

23-vjeçari është konfliktuar me bashkëmoshatarin M.H., 23 vjeç, dhe ka qëlluar pushkë në drejtim të tij, por fatmirësisht i riu nuk është lënduar. Mediat raportojnë se dy të rinjtë janë kushërinj.

Autoritetet kanë bërë të mundur vënien e tij në pranga ndonëse është larguar nga vendngjarja dhe i ka sekuestruar armën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Policia me dorë të hekurt ndaj shoferëve/ Pezullon 51 patenta, vendos mbi 1000 gjoba

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Gjendet një granatë në Laprakë/ Ndodhej pranë banesës së ish-komandatit të FNSH

LEXO EDHE:  Dhuna e Policëve/ Përjashtohen nga Policia Zv.Drejtori i qarkut të Korçës dhe dy efektivët

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Protesta e nxënësve/ PD padi policisë së Elbasanit

LEXO EDHE:  Presidenti Trump i sigurt për fitore/ Biden do përgjigjet për mashtrimin zgjedhor

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

LEXO EDHE:  Presidenti Trump i sigurt për fitore/ Biden do përgjigjet për mashtrimin zgjedhor

LEXO EDHE:  Kanosi me armë zjarri një shtetas/ Prangoset 47-vjeçari. 

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE