Connect with Us

Video-“Borxhi i vjetër”/ Zbulohet pse hesht Ben Blushi për skandalet e Rilindjes?

Politikë

Video-“Borxhi i vjetër”/ Zbulohet pse hesht Ben Blushi për skandalet e Rilindjes?

Publikuar

-

Raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-politikanit, Ben Blushi, i kthyer tashmë në drejtor televizioni, duket se janë mes “dashurisë” dhe “urrejtjes”.

Rama dhe Blushi “dashurohen” në rast nevoje, e “urrehen” sërish, kur ua do puna.

Ben Blushi u largua nga PS në shtaror të vitit 2016, duke u justifikuar me kundërshtimin e tij për ligjin e mbetjeve të miratuar në atë kohë nga mazhoranca.

Ben Blushi ka mbajtur disa poste publike, nga viti 2001-2002 ka qënë Ministër i Arsimit dhe Shkencës, nga 2002-2005 (shtator) Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, në vitin 2001 Prefekt i Qarkut Korçë, në 1997-1999 zëdhënës-këshilltar i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe 1999-2000 Zv/ministër i Punëve të Jashtme.

Por në vitin 2016, bëri “divorcin” me PS, për të themeluar më pas partinë e tij LIBRA, të cilën e themeloi dhe e falimentoi vetë.

Por, për tu rikthyer në raportet e Ben Blushit, me Edi Ramën, kujtojmë këtu një debat të fortë në parlament, në mars të vitit 2017.

Shkak për përplasjen në atë kohë u bë një kërkesë e Ben Blushit, ndaj Ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj.

“Ministri i ri i Brendshëm duhet të vinte dhe të thoshte se çfarë plani ka për të mbyllur parcelat me kanabis dhe për të mos lejuar kaq shumë fara vietnameze dhe eskimeze të vinë dhe të mbillen në republikën tonë duke u munduar të krijojnë vende pune se kjo është arsyeja pse e keni lejuar përveç të tjerave.”-është shprehur Blushi.

Por, arsyet e kritikave të Blushit ndaj qeverise i zbuloi kryeministri Edi Rama, i cili tha se “Beni vdes për pak ministër. As shumë vdes për ministër sa është gati të shfaqet si i rilindur, për tu dukur si një politikan i ri në librin e vjetër të politikës. Ku ai në fakt nuk mungon si protagonist i vjetër kulisash dhe tribunash, që nga dita e parë e qeverisë së parë të Fatos Nanos”.

Në kundërpërgjigje Blushi i kujtoi ngjitjen e Ramës në krye të Partisë Socialiste dhe një borxh që i ka.

Edi Rama kryetar Bashkie, ministër, kryeministër si është bërë. Të pyesë Gramozin. Duke na qarë të gjithëve ne te shpia. Nuk e dini ju shumica që keni ardhë. A ka ardhur koha të tregojmë ne ty çfarë bëje ti me Fatosin e si silleshe ti me Fatosin për ti marrë një vend pune. Unë nuk besoj se ka ardhur koha akoma. Edhe ndoshta nuk kam për ti treguar kurrë, se kjo nuk është në tibren time. Unë nuk jam një njeri banal, unë flas për politika dhe jo gjera personale. Por, ti më ke një borxh akoma dhe nuk e di a do ma lash ndonjëherë.”-i është drejtuar Ben Blushi, Edi Ramës në atë kohë.

LEXO EDHE:  Krasta, dëshmia e kontrollit të medias nga droga dhe korrupsioni

Në fakt borxhin për të cilin flet Ben Blushi, ky i fundit vërtetë nuk e ka treguar asnjëherë publikisht se për çfarë bëhet fjalë. Por, ama duket se Rama i ka kthyer reston, dhe tashmë e ka “shpërblyer” për borxhin që i ka pasur.

Së pari kujtojmë këtu se Ben Blushi me ardhjen e Rilindjes në pushtet, vetëm sa është pasuruar. CNA.al ka raportuar më parë, sesi Ben Blushi në një periudhë të shkurtër, gati një mandat i plotë i Rilindjes, mundi të shtojë pasurinë e tij me një vlerë tregu, prej të paktën 750 mijë eurosh. (Lexo këtu).

Por, përtej kësaj, ka edhe një tjetër detaj, i cili ka të bëjë me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, ku del se Ben Blushi është në ortakëri me pronarët e inceneratorëve. Ky i fundit një koncesion i akuzuar fort nga opozita.

Së pari, CNA.al ka raportuar në lidhje me një kompani të themeluar në Bullgari, e quajtur Em Capital Group AD, dhe ku bashkëpronarët janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit.

Në këtë kompani, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë 67% të aksioneve, ndërsa Zonja Blushi ka 33%. (Lexo këtu)

Por, nuk ndalet me kaq. Së fundi CNA.al ka raportuar për një tjetër kompani, ku tashmë Ben Blushi del me emrin e tij.

CNA.al ka sjellë me dokumente zyrtare sesi vetë Ben Blushi, është ortak në një kompani të re, me pronarët e inceneratorëve.

Kompania në fjalë quhet KUDOPAY, dhe pronarja e Top Channel dhe Ben Blushi janë ortakë me pronarët e inceneratorëve, pra ata që kanë ndërtuar inceneratorët në Shqipëri, me lekët e taksapaguesve shqiptarë.(Lexo këtu)

Skema është mjaft e qartë, qeveria u jep para pronarëve të inceneratorëve. Pronarët e inceneratorëve i ndajnë ato në biznese me pronarët e medias.

Dhe mesa duket ky është “shpërblimi” më i majmë, që kryeministri Edi Rama i ka dhënë Ben Blushit, për borxhin e tij të vjetër. Dhe ndoshta është kjo arsyeja se pse Rama dhe Blushi tani “dashurohen” dhe nuk sulmojnë më njëri-tjetrin./CNA.al

 

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Çfarë fsheh biznesi i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën dhe pronarët e inceneratorëve

Sot jashtë politikës/ Si e shante Ben Blushi Edi Ramën dhe Rilindjen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Publikuar

-

Nga

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Të dielën në 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetar, ku në garë ishin katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

Pas përfundimit të numërimit të votave, rezultoi se Basha ka arritur të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, por me një numër votash, shumë herë më të ulët se në 2017.

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se Lulzim Basha ka fituar me 32 882 vota.

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Lulzim Basha rezulton me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017, ku kishte marrë 58 mijë vota.

Edhe pse arriti sërish të mbajë karrigen e kryetarit, votimi i demokratëve duket se është një “shuplakë” e fortë për Lulzim Bashën, pasi mori rreth 25 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Por, duke qënë se tani Basha nuk mund të justifikohet sërish, duke thënë se “ia vodhi Rama”, tenton tiu hedhë hùi syve demokratëve, duke dalë në konferenca për shtyp, ku thotë se “mbështetja ishte e jashtëzakonshme”.

Në fakt sesa e mbështesin demokratët Lulzim Bashën, kjo tashmë dihet dhe është e provuar.

Por, Lulzim Basha mesa duket i urren demokratët dhe Partinë Demokratike.

Dje në një deklaratë për mediat, Basha tha se “Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.”.

Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër veçse një tallje nga ana e Lulzim Bashës.

Së pari vetë Lulzim Basha ka “vrarë” senatorët e kësaj partie. Së dyti në PD nuk ka mbetur më asgjë demokratike.

Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar gjatë gjithë fushatës, procesi zgjedhor për kreun e PD, vetëm demokraci nuk kishte.

Data e zgjedhjeve, është një detaj, i kritikuar fort edhe nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Basha vendosi 13 qershorin si datë për zgjedhjet, duke mos iu lënë kohë kandidatëve për fushatë.

Nga ana tjetër, e gjithë gara u zhvillua në kushte plotësisht të pabarabarta. Basha garonte, përballë tre kandidatëve të tjerë, ndërkohë që ishte në karrigen e kryetarit dhe vuri në shërbim të tij të gjithë administratën e PD-së.

Dhe po të shikosh faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale, është publikuar me video çdo takim i Lulzim Bashës në degët lokale, ndërsa për kandidatët e tjerë, asnjë takim.( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Vendimi i Ramës i prish planin Bashës/Ç’do të bëjë sot kreu demokrat?

Për më tepër Lulzim Basha fshehu listat e anëtarësisë, duke mos ua vënë në dispozicion kandidatëve të tjerë, dhe këtë mesa duket ai e quan “proces demokratik”.( Lexo këtu)

Më tej, listat rezultuan të shkurtuara nga 103 mijë anëtarë që ishin deklaruar zyrtarisht në vitin 2017, u deklaruan 75 mijë  anëtarë, pra 28 mijë anëtarë më pak.( Lexo këtu)

Çdo detaj gjatë fushatës për kreun e PD, tregoi qartë se gara ishte e paravendosur dhe se Lulzim Basha po përgatiste një proces farsë, me qëllimin e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit të PD. ( Lexo këtu)

Por, përtej talljes që u bëri demokratëve, Basha nuk ndalet me kaq. Në deklaratën e djeshme ndër të tjera ai tha se “Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!”.

LEXO EDHE:  Rama reagon për herë të parë për protestën/U trishtova kur e pashë Bulevardin gjysmë të zbrazët

Për këtë detaj, në fakt Lulzim Basha nuk ka faj, që i falenderon komisionerët dhe numëruesit, pasi pa ndihmën e tyre vështirë se do kishte këtë rezultat.

Mjafton të shikojmë rastin e Durrësit, ku Lulzim Bashës i “mbinë” rreth 300 vota. ( Lexo këtu).

Apo rastin e Beratit, ku Bashës i dolën më shumë vota se votues. ( Lexo këtu).

Detajet tregojnë që është vetë Lulzim Basha që akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bnërë “masakër zgjedhore” në 25 prill, por nga ana tjetër Lulzim Basha vijon “masakrën” brenda Partisë Demokratike./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

“Forconi aritmetikën”/ Gazetari ironizon zgjedhjet në PD: Ta dinte Naimi i shkretë do ishte bërë kinez

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Gara në PD e paravendosur/ Jemin Gjana justifikon manipulimin

Basha “zhduk” anëtarët/ Rivalët nuk i marrin dot emrat

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plas” mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak/ Sherr për masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Kreu Bashkiak i Vlorës Dritan Leli i ka drejtuar një letër Këshillit Bashkiak lidhur me mbledhjen e ditës së sotme ku shprehet se duhet të zhvillohet online.

Mbledhja është kërkuar nga vetë Këshilli Bashkiak në teatrin Petro Marko, por sipas Lelit bazuar në situatën nga Covid-19 duhet të bëhet në aplikacionin Zoom.

Por, siç duket Këshilli Bashkiak nuk është pajtuar me kërkesën e Lelit, ndaj ky i fundit ka informuar opinionin publik në rrjetet sociale.

Lidhur me mbledhjen e ditës së sotme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, ka shkruar Leli./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kallëzim penal për Metën/ Rebelohet deputeti që Presidenti e ironizoi

Publikuar

-

Nga

“Turp e faqja e zezë”/ Meta i “përvishet” Bashës: E nxore Presidentin në pritë  

Selami Jenisheri, kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, ka njoftuar se do të padisë Presidentin Ilir Meta.

Ditën që Kuvendi votoi pro shkarkimit të Presidentit, Meta reagoi duke hedhur në rrjeetë sociale, një video, ku fliste deputeti Jenisheri, për pensionet.

Se unë kam thënë një pensionist është 75-90 vjeç. Ai ka nipër e mbesa të veta. Por ata janë në pension. Janë pensionista që kanë nipa e mbesa që i kanë moshatar. Jo të një brezi. 

U kam thënë mediave që i kam falur për këtë që kanë bërë. Se më kanë nxjerrë si një njeri të lodhur. Do bëj kallëzim unë për Metën. Do përfundoi burg. Do i bëj kallëzim penal se ka shpërdoruar detyrën”, është shprehur Jenisheri./CNA.al

LEXO TE PLOTE