Connect with Us

Urdhri i Biden/ Tomorri: Lista do të jetë më e gjerë se sa thjeshtë me politikanë

Aktualitet

Urdhri i Biden/ Tomorri: Lista do të jetë më e gjerë se sa thjeshtë me politikanë

Publikuar

-

Kë po paguajmë 120 milionë dollar?/ “Shpërthen” Klodian Tomorri

Disa ditë më parë administrata amerikane firmosi një urdhër ekzekutiv që parashikon bllokimin e pasurisë për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Klodian Tomorri ku u shpreh se lista non grata do të jetë më e gjerë dhe se nuk do të ketë vetëm politikanë.

I ftuar në MCN Tomorri u shpreh se nëse ky proces vijon rajoni do të shkoj në Bashkimin Europian.

Në fakt janë dhënë disa sinjale nga SHBA-të që lista e personave që do shpallen non-grata do të jetë më e gjerë se sa thjesht me politikanë. Flitet që ka përfaqësues biznesi, mediave dhe sipas informacioneve ata janë përfshirë në korrupsion apo në projekte, veprimtari që cenojnë sigurinë e rajonit dhe SHBA. E njëjta gjë do të shtrihet në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është një tregues se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të merren seriozisht me Ballkanin Perëndimor sepse ka pasur një periudhë konkretisht ajo nën drejtimin e Donald Trump ku merreshin më shumë me problemet e brendshme. Por me drejtimin e Biden, është vendosur që Ballkani Perëndimor të mos mbetet më peng i korrupsionit e cila prej 30 vitesh e mban rajonin larg BE dhe në standarde të ulëta duke mos lejuar progresin për shkak të aferave. Të shpresojmë të ketë nisur një plan për të çliruar Ballkanin që i gjithë rajoni të shkojë aty ku e meriton, pra në BE. Shpresojmë që ka nisur ky proces për ta çliruar rajonin nga tranzicioni i stërzgjatur”, u shpreh Tomorri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kryetari i bashkisë ka humbur mbështetjen e PS-së”/ Deputeti i Ramës përplasje me Dritan Lelin

Publikuar

-

Nga

Një mbledhje e thirrur nga këshilltarët për të diskutuar mbi problematikat e turizmit në Bashkinë Vlorë, ka futur në sherr Këshillin Bashkiak dhe kreun e kësaj bashkie, Dritan Leli.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar dhe kanë njoftuar mbledhjen në teatrin “Petro Marko”, ndërsa kryetari Leli e ka anuluar atë duke u shprehur se kështu shkelen masat anti-COVID, ndaj mbledhja duhet zhvilluar online.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka ardhur një reagim i fortë edhe nga deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj.

Ky i fundit, në një deklaratë për mediat, tha se ato si këshilltarë bashkiake kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe se mënyra sesi zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.

Tahiraj tha se po pengohen tē zgjedhurit e qytetarëve tē ushtrojnë detyrën, ndërsa pretendimi për masat anticovid është qesharak.

Gjithashtu ai theksoi se Leli ka humbur mbështetjen dhe besimin e Partisë Socialiste.

‘Në datën 1 qershor rreth 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhës me teme komunikim me kryetarin e bashkisë për sa u përket problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë refuzoi të paraqitej në këtë mbledhje me pretendimin e respektimit të masave anti-COVID, por kur është një pretendim qesharak pasi i njëjti kryetra pak ditë më parë dha leje për forca të tjera politike që të zhvillojnë mbledhje në këtë sallë. Ne si këshilltar kemi ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe sot hyn në fuqi mbledhja e 50 vetave në zbatimin e protokollit.

Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme duke i dhënë mundësinë që të reflektojnë në të mirë të qyteti gjë që nuk ka ndodhur ndaj edhe sot jemi në këtë ballafaqim. Ne si organ i zgjedhur i përfaqësueve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale të mbështesim qytetarët e Vlorës në lidhje me shqetësimet e tyre. Kryetari i bashkisë së Vlorës ka humbur mbështetjen e PS-së edhe besimin e qytetarëve të Vlorës. Kjo na ka bërë që ne të marrim në dorë fatet e qytetit.

Po dhunon lirinë e fjalisë dhe mundësitë që të jep demokracia. Ky është një ballafaqim publik. Rëndësia e mbledhjes ishte e papërshtatshme që të zhvillohej online. Mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.’- tha Tahiraj.

“Plas” mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak/ Sherr për masat anti-Covid

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor rrëzon PD për qarkun e Fierit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ditën e sotme kërkesën-ankesë të PD, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në shqyrtim kaluan ankesat për Qarkun e  Fierit dhe të Elbasanit.

Për qarkun e Fierit, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e PD.

Gjithashtu ditën e sotme Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin edhe për qarkun e Elbasanit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Gjykata Kushtetuese, zgjeron hetimet

Publikuar

-

Nga

Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme për çështjen e Teatrit ka vendosur, zgjerimin e objektit të hetimit.

Që do të thotë se në hetim do të përfshihet, vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, Presidenca ka kërkuar që të ketë një vendim për pezullimin e të gjitha veprimeve mbi truallin e Teatrit Kombëtar, derisa të shkohet në fund të kësaj çështjeje.

Këshilltari i Presidentit, Bledar Dërvishaj, ka thënë se janë njohur së fundmi me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për prishjen e Teatrit.

LEXO EDHE:  SHBA ka ndihmuar Shqipërinë për integrimin në BE”/ Berisha: Administrata e Trump, një mbështetje e madhe për vendin

LEXO EDHE:  "Një muaj nga jeta e një rrogtari"/ Gazetari i përvishet qeverisë

Pas administrimit të provave shtesë që solli Këshilli i Ministrave, ne u njohëm më në fund me kopjen e aktit që ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar, vendim i Këshillit Bashkiak, i datës 14 Maj, i orëve të vonave.

Pasi pamë vendimin, kërkuam shtimin e objektit, për deklarimin antikushtetues të këtij vendimi, dhe kërkuam pezullimin për ndërtimin e godinave bashkëkohore me kulla mbrapa derisa gjykimi të mbarojë”, është shprehur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE