LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqi-Itali, kjo është gjendja e dy ekipeve pak orë para ndeshjes

11 Qershor 2021, 15:02, Sport CNA
Turqi-Itali, kjo është gjendja e dy ekipeve pak orë para ndeshjes

Turqia dhe Italia do të përballen në sfidën hapëse të ?Euro 2020? sot me fillim nga ora 21:00. Para ndeshjes, të dy trajneret ishin pozitivë sa i përket paraqitjes së tyre dhe rezultatit.

Mancini deklaroi se ishte i sigurt dhe kishte besim në lojtarët e tij, ndërsa homologu i tij turk, Gunes deklaroi se Turqia i di pikat e dobëta të Italisë.

Italia ka pasur problem në mesfushë ku Sensi dhe Pellegrini janë lënduar, ndërsa Turqia ka skuadër të kompletuar. Në bazë të deklaratave të trajnereve, skuadrat nuk kanë çfarë të humbasin dhe do të renditën në fushë me formacionet më të mira.

Turqia: Çakir, Meras, Soyuncu, Demiral, Çelik, Tufan, Yokuslu, Çalhanoglu, Yazici, Yilmaz, Karaman.

Italia: Donnarumma, Spinazzola, Bonucci, Chiellini, Florenzi, Jorginho, Barella, Locatelli, Insigne, Berardi, Immobile.

Lajmet e fundit nga