Connect with Us

Tjetër firo te Skënderbeu, portieri i skuadrës korçare drejt transferimit te…

Sport

Tjetër firo te Skënderbeu, portieri i skuadrës korçare drejt transferimit te…

Publikuar

-

Laçi prej ditësh ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e parë të Konferencë Ligës së Europës. Pas përfundimit të sezonit kurbinasit janë përfshirë në fazën e hyrje-daljeve në ekip, ku për momentin të larguarit janë më të shumtë. Kërçiku, Selmani, Rapo, Nuabueze, Sali, Obanor, Musta, si dhe Xhixha janë të larguarit nga kurbinasit.

Nga ana tjetër drejtuesit po tregohen më aktivë, në mënyrë që trajneri Shpëtim Duro ta ketë të plotë grupin kur të nisë faza e mirëfilltë përgatitore. Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit, Saliu Guindo, është përforcimi i parë i kurbinasve në merkato.

Pas tij firmosi mesfushori Klinti Qato, që vjen nga radhët e Tomorit. Përforcimi i tretë i Laçit pritet të jetë në mbrojtje dhe bëhet fjalë për një 27-vjeçar, që gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në Maqedoninë e Veriut me ekipin e Renovës.

Bashkim Velija shikohet si një përforcim me vlera për krahët e mbrojtës së skuadrës së Duros. Velija si rol natyral ka aktivizim në të djathtë të mbrojtjes, por mund të adaptohet shumë mirë edhe në të majtë.

Pas përforcimit me nga një element në çdo repart, sulm, mesfushë dhe mbrojtje, radhën e ka porta, ku për momentin kanë vetëm Alen Sherrin.

Burime pranë kurbinasve kanë bërë me dije  se synohet transferimi i portierit të Skënderbeut Marjo Dajsinani. Sipas zërave të merkatos, palët i kanë nisur bisedimet dhe shumë shpejt mund të mbyllet edhe kjo lëvizje te kurbinasit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Teuta nis punën për Championsin, bën goditjen e parë në merkato

Publikuar

-

Nga

Hristijan Dragarski është afrimi i parë zyrtar i Teutës në merkato. Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Kategorisë Superiore, nga ekipi i Pelister Bitolës, që militon në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me blutë.

Teuta e ka pikasur dhe e sheh si një përforcime me vlera në Europë dhe jo vetëm, nisur edhe nga eksperienca në shumë ekipe dhe aktualisht në kulmin e eksperiencës. Më poshtë gjeni edhe postimin dhe zyrtarizimin e afrimit të lojtarit nga klubi durrsak…

NJOFTIMI I KLUBIT:

Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister-Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia e rekordeve/ Mancini ka ndërtuar një makineri shkatërruese

Publikuar

-

Nga

Italia është kthyer në një forcë shkatërruese për kundërshtarët. Pavarësisht emrave jo shumë të mëdhenjë në skuadër, fqinjët tanë janë duke treguar një formë spektakolare. Në grupin A, italianët kanë siguruar 9 pikë nga 9 të mundshme. Gjithashtu axurrët kanë arritur një rekord fantastik, duke regjistruar 29 ndeshje pa humbje.

Disfata e fundit daton në vitin 2018, ku Italia u mposht 1-0 nga Portugalia në Ligën e Kombeve. Edhe pse luan një lojë të hapur dhe me shumë raste, Italia ka krijuar një mbrojtje të hekurt. Goli i fundit i pësuar nga Italia daton në 14.10.2020, praktikisht kanë 11 ndeshje me rrjeta të paprekura.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Tek Italia plas “sherri”, mesfushorët kapen “mat” nga kamera në stolin e rezervave

Publikuar

-

Nga

Një episod mjaft qesharak ka ndodhur në stolin e “azzurrëve” teksa Italia po luante sfidën ndaj Uellsit. Protagonist janë bërë dy mesfushorët, Nikolo Barela dhe Manuel Lokateli të cilët kanë shkaktuar mjaft të qeshura më veprimet e tyre.

Barela është i pari që ngacmon duke i hedhur në fytyrë një gotë Lokatelit, më këtë të fundit i cili nuk përton dhe ja kthen menjëherë reston. Ky moment nuk i shpëtoi regjisë qëndrore, që e transmetoi live “zënkën” e futbollistëve.

Vlen të theksohet fakti se harmonia në kombëtaren italiane është e shkëlqyeshme duke arritur të marrin 3 fitore në 3 ndeshjet e para në grup.

 

LEXO TE PLOTE