Connect with Us

Shtrëngata dhe shi/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sociale

Shtrëngata dhe shi/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Shtrëngata dhe shi/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.

Reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit në mesditë e deri pasdite. Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.

LEXO EDHE:  Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 11°C deri në 26°C

zonat e ulëta 15°C deri në 30°C

zonat bregdetare 17°C deri në 30°C./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vora nesër pa energji elektrike/ OSHEE njofton banorët, ja zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme në Vorë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-14:00 në zonat e mëposhtme.

Stakim, 26 korrik

Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09;00-14;00,do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Rritet numri i të vdekurve në Australi/ Zjarret mbeten jashtë kontrollit

LEXO EDHE:  Keni bërë plane për fundjavë?/ Ja si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Disa biznese dhe 3 pallate në qendër Vorë

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni zgjedhur bregdetin për të kaluar ditën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, edhe dita e sotme parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës.

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO TE PLOTE