Connect with Us

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

Aktualitet

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

Publikuar

-

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara për vitin 2022-2023.

Mësohet se në votim morën pjesë 190 vende, ndërsa vendi ynë u mbeshtet nga 175 vende anetare të OKB.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë.

LEXO EDHE:  “Kam pritshmëri të mëdha”/ Bushati: Presidenca gjermane mundësi që s’duhet humbur nga Shqipëria

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet. Për t’u zgjedhur, secilës prej tyre i duhej të siguronte dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi ishte i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Riciklimi i “sëmundjeve” të Shqipërisë, kjo nuk i duhet Kosovës!

LEXO EDHE:  Zv.ambasadorit amerikan i mbaron mandati/ Ja ç’thotë ai për Shqipërinë (Video)

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarri në Shëngjin aktiv prej orësh/ Era e fortë përhap flakët me shpejtësi

Publikuar

-

Nga

Zjarri në Shëngjin aktiv prej orësh/ Era e fortë përhap flakët me shpejtësi

Një zjarr i rënë që prej mesditës së sotme në zonën e Knallës në Shëngjin, vazhdon që të jetë aktiv.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, ka qenë e pamundur për ta vendosur nën kontroll, pasi përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era.

E gjithë zona është e mbuluar nga tymi, ndërkohë që nga flakët vijojnë të digjen shkurre dhe bimësia përreth.

LEXO EDHE:  Agron Shehaj i rikthehet aferës së Unazës së Re/ Pa u ndëshkuar përgjegjësit, nuk zhvillohet Shqipëria

LEXO EDHE:  Fatkeqësitë natyrore/ Shqipëria, ndër të fundit në botë për aftësitë rikuperiuese

Me rritjen e temperaturave, ditët e fundit ka pasur disa raste të zjarreve në vend. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Raporti OKB/ Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës

LEXO EDHE:  Riciklimi i "sëmundjeve" të Shqipërisë, kjo nuk i duhet Kosovës!

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE