Connect with Us

Samiti i G7/ Joe Biden, turne në Europë

Bota

Samiti i G7/ Joe Biden, turne në Europë

Publikuar

-

G7, NATO, BE, Rusia, Kina: Katër samite në një javë. Perëndimi kërkon të ribashkohet kundër Kinës e Rusisë. Presidenti amerikan, Joe Biden e filloi vizitën disaditore në Europë me qëndrimin në Cornwall.

Tetë ditë, katër samite, tre shtete. Plani i udhëtimit të Joe Bidenit për vizitën e tij të parë në Europë si president është i ngjeshur. Biden do të marrë pjesë në samitin e shtatë demokracive më të rëndësishme perëndimore në Carbis Bay  (11.06.) në Britaninë e Madhe, në samitin e NATO-s, si edhe në samitin SHBA-Europë në Bruksel. Pas bisedimeve me partnerët, të mërkurën e ardhshme zhvillohet takimi me presidentin rus, Vladimir Putin në Gjenevë. Ndërkohë janë planifikuar edhe shumë bisedime bilaterale si me kancelaren Merkel, dhe një audiencë me Mbretëreshën Elisabeth në Kështjellën Windsor.

Großbritannien Vor dem G7-Gipfel in Cornwall - Joe Biden, Präsident der USA

Kina temë qendrore

Udhëtimi i presidentit Biden ka synim bashkimin e demokracive perëndimore kundër sistemeve autoritare si Kina dhe Rusia, bëri të ditur para udhëtimit në Uashington, këshilltari i tij për sigurinë, Jake Sullivan. Nga pikëpamja e europianëve bëhet fjalë “për luftimin e pandemisë, mbrojtjen e klimës, dhe vlerës që i sjellin botës demokracitë perëndimore”, siç i përshkroi një diplomat i BE, qëllimet e samiteve të ndryshme. Për këtë arsye kryeministri britanik, Boris Johnson, mikpritësi i samitit të G7-s ka ftuar edhe demokraci të tjera të mëdha si India, Afrika Jugore, Australia dhe Koreja e Jugut.

Sipas ekspertes për çështjet e politikës nga qendra e Berlinit e “Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, (European Council on Foreign Relations), Jana Puglierin presidenti amerikan, nuk mund të presë, që menjëherë që me udhëtimin e parë të farkëtojë një aleancë të fortë kundër Kinës. “Ky do të jetë një akt barazpeshimi”, thotë Puglieri. Me Pekinin kërkohet po ashtu bashkëpunim në çështjet ekonomike dhe në mbrojtjen e klimës. BE vërtet që ka vendosur sanksione kundër qytetarëve kinezë për shkak të shtypjes së pakicës uigure, por nuk është shprehur shumë qartë në çështjen e Hongkongut si SHBA.

Kundërpesha e “Rrugës së Mëndafshit”

Virtueller G7 Gipfel | Boris JohnsonMikpritësi, Boris Johnson, deri tani ka pasur samite virtuale, si samiti i G7 në shkurt

Për Joe Biden ka rëndësi, që në fund të samitit të ketë një përkrahje të qartë për më shumë investime të perëndimit, me qëllim që të shmanget influenca kineze në Afrikë dhe Europën Lindore. “Nga samiti i G7-s do të duhet të dalë një lloj partneriteti global për infrastrukturën me vendet në ekspansion, që duhet të bëhen më ekologjike. Ky si një alternativë për “Rrugën e Mëndafshit”, pa thënë që kjo duhet të ulë influencën e Kinës”; mendon Puglierin. NATO me dëshirën e amerikanëve do duhet të merret më shumë me kërcënimet ushtarake, që dalin nga Kina. Por as Rusia si kërcënimi kryesor për Europën nuk duhet të largohet nga vëmendja.

LEXO EDHE:  SHBA-ja s’ka nevojë për një kandidat, që ka nostalgji Bashkimin Sovjetik

Takimi në Gjenevë

Nga takimi i Joe Bidenit me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në Gjenevë, ekspertja Jana Puglierin nuk pret shumë. Konfliktet me Rusinë për shkak të Ukrainës dhe Bjellorusisë janë çimentuar së tepërmi, sipas saj. E rëndësishme është që Joe Biden të japë sinjalin, se perëndimi flet me një zë. Ndryshe nga paraardhësi, Donald Trump, presidenti Biden nuk i sheh europianët si kundërshtarë, por si partnerë të vlefshëm, shprehet eksperti për politikën e Jashtme i Të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Reinhard Bütikofer. Edhe diplomatë të tjerë shprehen pozitivisht. “Sundon një atmosferë e mirë. Në tavolinë ka vullnet për t’u angazhuar. Është tërësisht ndryshe se në kohët e mëparshme”, i tha një diplomat i BE Deutsche Welles.

BE-SHBA – dallimet mbeten

Në samitin e europianëve me presidentin Biden do të bëhet fjalë që të lihen mënjanë konfliktet tregtare dhe doganat ndëshkuese, që kishte inciuar presidenti Trump. Shenjat për këtë janë të mira, sipas një drafti të deklaratës së samitit, por Jana Puglierin paralajmëron nga një eufori e tepruar. Europianët janë skeptikë, nëse Joe Biden do të mund të qëndrojë në kursin e ri të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ka ende tema për debat, si për shembull tërheqja e trupave nga Afganistani, grindja për gazsjellësin Nord Stream 2, dhe propozimi i SHBA që të pezullohen përkohësisht patentat për vaksinat kundër Coronës, që nuk gjen miratim në BE. Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon të arrijë, që vendet e pasura të japin më shumë vaksina drejt vendeve më të varfra. BE e eksporton ndërkohë një pjesë të madhe të vaksinave të prodhuara.

Großbritannien Cornwall vor G7 GipfelNë Carbiy Bay do të mbahet samiti i G7-s

Në brigjet piktoreske të Cornwalls-it krerët e shteteve e qeverive të G7-s do të shihen për herë të parë personalisht pas dy vjetësh. Kjo e lehtëson punën, thonë diplomatë të BE. Megjithatë për delegacionet dhe gazetarët e akredituar ka rregulla të forta të higjienës dhe të testimit. Një samit normal ky nuk do të jetë si ai i Biarritzit në Francë para dy vjetësh. Para samitit janë paralajmëruar protesta nga organizata si Oxfam, Attac etj. Më shumë se 6000 policë do të angazhohen për sigurinë e samitit tre ditor./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve. Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

LEXO EDHE:  Dy kompanitë e vaksinës po dalin nga marrëveshja me vendet e BE-së/ Reagon ashpër kryeministri italian
LEXO EDHE:  Bie interesi strategjik i BE për Ballkanin Perëndimor

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik. Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar. “Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të dielën në Armeni po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes partisë së Kryeministrit të përkohshëm Nikoll Pashinyan dhe asaj të ish-Presidentit Robert Kocharyan.

Qeveria armene thirri zgjedhjet e parakohshme në një përpjekje për t’i dhënë fund një krize politike që shpërtheu pasi forcat etnike armene humbën një luftë gjashtë-javore kundër Azerbajxhanit vitin e kaluar dhe lëshuan territorin brenda dhe rreth rajonit të Nagorno-Karabakut.

Që nga ajo kohë zoti Pashinyan ka qenë nën presion, me protesta të vazhdueshme ku i kërkohet të heqë dorë nga kushtet e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit. Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Rusia, Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Vetë zoti Pashianuan e ka cilësuar marrëveshjen si një katastrofë, por tha se ai ishte detyruar ta nënshkruante atë në mënyrë që të parandalonte humbje më të mëdha në jetë njerëzore e territoriale.

LEXO EDHE:  Grushti shtetit në Turqi/SHBA: Nuk kemi lidhje
LEXO EDHE:  Dy kompanitë e vaksinës po dalin nga marrëveshja me vendet e BE-së/ Reagon ashpër kryeministri italian

Sipas një sondazhi të fundit nga “Gallup International” të zhvilluar në datat 7 deri në 10 qershor, 24.1% e votuesve bënë të ditur se ishin të gatshëm të votonin për “Aleancën Armene” të zotit Kocharyan dhe 23.8% për partinë “Kontrata Civile” të zotit Pashinyan.

Të dy, si zoti Pashinyan ashtu edhe zotiKocharyan votuan të dielën në mëngjes në kryeqytetin e vendit Jerevan.

Armenia njohet si një vend aleat i ngushtë i Moskës dhe Rusia ka një bazë ushtarake në këtë vend. Por megjithatë zoti Pashinyan, i cili erdhi në pushtet mes protestash dhe me një axhendë antikorrupsion në vitin 2018, ka pasur marrëdhënie më të ftohta me Kremlinin.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër edhe nga Turqia, e cila mbështeti Azerbajxhanin në konfliktin e vitit të kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, thellohen përplasjet politike

Publikuar

-

Nga

Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një krizë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

“Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi, “thai Vulin.

LEXO EDHE:  Bie interesi strategjik i BE për Ballkanin Perëndimor
LEXO EDHE:  Dy kompanitë e vaksinës po dalin nga marrëveshja me vendet e BE-së/ Reagon ashpër kryeministri italian

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.

“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Europian për ngjarjet në Srebrenicë,” tha zoti Krivokapiq.

Krivokapiq akuzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit, sipas analistëve malazezë, do të shkaktojnë ndarje të reja në opinionin e Malit të Zi dhe ndarje në baza kombëtare.

Analistët thanë se ndarjet midis komuniteteve, kohëve të fundit kanë qenë mjaftë të thelluara si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare dhe të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Protestat e shpeshta dhe gjuha e urrejtjes ka ndikuar në rritjen e incidenteve ndëretnike në vend.

Në këtë kuadër edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për ndarjet ndëretnike në Mal të Zi.

Në raportin mbi Konventën për Mbrojtjen e Zbatimit të pakicave Kombëtare në Malin e Zi K.E. i ka bërë thirrje autoriteteve “ të punojnë në uljen e tensioneve dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes.”/ VOA

LEXO TE PLOTE