Connect with Us

Samiti i G-7ës/ 1 miliard doza vaksinash për vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme

Bota

Samiti i G-7ës/ 1 miliard doza vaksinash për vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme

Publikuar

-

Samiti i G-7ës do të premtojë 1 miliard doza vaksinash për vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendet e G-7-ës që do të takohen të premten, do të njoftojnë për një plan për të dhuruar një miliardë doza vaksinash për COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njoftimi i zotit Johnson erdhi të enjten pasi Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se administrata e tij po dhuron 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, gjysmën e sasisë që do të japin të gjitha vendet e G-7-ës, për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, e cila po udhëton me presidentin na dërgoi këto hollësi.

Pas takimit të tij të nivelit të lartë me kryeministrin britanik Boris Johnson, mikpritës i samitit të G-7ës këtë vit, erdhi një njoftim i rëndësishëm nga Presidenti amerikan Joe Biden.

“Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza vaksinash Pfizer për COVID-19 për t’ua dhuruar gati 100 vendeve që kanë nevojë urgjente për të luftuar kundër kësaj pandemie”, tha presidenti.

200 milionë prej vaksinave Pfizer do të shpërndahen deri në fund të vitit 2021 dhe 300 milionë të tjera deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ato u shtohen 80 milionë vaksinave të premtuara tashmë nga SH.B.A. për t’u shpërndarë deri në fund të muajit.

“Dhurimi i vaksinave nga ana jonë nuk përfshin presion për favore ose lëshime të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë, për t’i dhënë fund kësaj pandemie,” tha zoti Biden.

Duke njoftuar planet e tij për donacionin e vaksinave në prag të samitit të G-7ës, presidenti Biden po nxit grupin e vendeve të pasura të ndjekin shembullin e tij. Ai gjithashtu po hedh poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara po mbajnë pa përdorur, shuma të mëdha vaksinash.

“Ai po përpiqet të sinjalizojë se Amerika nuk është e përqendruar vetëm tek vetja, gjë që mendoj se ka qenë një shqetësim i thellë jo vetëm në vitet e Trumpit por edhe gjatë pandemisë kur për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara nuk po i ndanin vaksinat me vendet e tjera. Mendoj se ai po vihet nën presion për ta bërë këtë dhe për të marrë një rol drejtues”, thotë Leslie Vinjamuri me organizatën Chatham House.

LEXO EDHE:  Habit deputeti/ Del kundër masave anti-Covid: Qeveria ka frikë nga fushata elektorale

Disa orë pas njoftimit të Bidenit, kryeministri Johnson tha se Britania do të jepte të paktën 100 milionë doza vaksinash. Ai pret që G-7a të premtojë të dhurojë një miliard doza gjatë këtij samiti.

Kompania Pfizer bën vaksina të prodhuara jo duke përdorur forma të dobësuara të virusit, por kodet gjenetike të patogjenit.

“Deri më tani, të dhënat tregojnë se vaksina jonë ka qënë e efektshme ndaj të gjitha llojeve ekzistuese të varianteve”, thotë Alber Bourla, drejtor ekzekutiv i kompanisë Pfizer.

Ndërsa aktivistët e përshëndetën planin e Bidenit, ata kërkojnë që vendet e pasura të bëjnë më shumë për të ndihmuar vaksinimin e botës, veçanërisht ato vende që kanë më shumë doza sesa u duhen.

“Ndërsa këto doza nuk ekzistojnë sot, dhe natyrisht, vendet kanë detyrimin që me të vërtetë të përshpejtojnë programet e vaksinimit të popullatave të tyre të brendshme, ata kanë kontrata blerjeje për më shumë doza sesa u nevojiten. Ata duhet të negociojnë tani, për t’i drejtuar këto teprica tek vendet në nevojë. Kjo është çështja urgjente për të cilën G-7a duhet të bjerë dakort”, thotë Tom Hart, drejtor ekzekutiv në detyrë i fushatës One.

Dozat do të shpërndahen përmes programit COVAX, mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për ndarjen e vaksinave. Kjo do t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë 3.5 miliardë dollarë, 2 miliardë dollarë prej të cilave do të paguhen me fondet e premtuara tashmë për programin COVAX./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

Publikuar

-

Nga

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën kaloi shifrën e zymtë të 4 milionëve, sipas përllogaritjeve të bëra nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërsa shumë vende ende përpiqen të sigurojnë vaksina të mjaftueshme për popullsitë e tyre. Ndërkohë Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, që të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

Varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është zbuluar në të paktën 46 shtete amerikane dhe pritet që të përhapet edhe më shumë, thonë zyrtarët e shëndetësisë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, paralajmërojnë se varianti delta është shumë më infektues ndërsa parashikon që të bëhet varianti dominues gjatë muajve në vazhdim.

Shefja e CDC-së, Rochelle Walensky, tha për kanalin televiziv CNN se varianti Delta po përhapet në pjesën juqperëndimore të Mizurit ndërsa zyrtarët e shëndetit njoftojnë se ky variant përbën 90% të rasteve. Zyrtarët e shëndetit thonë se pacientët e infektuar janë më të rinjë në moshë dhe kanë simptoma më të rënda.

LEXO EDHE:  “Dhuroni vaksina”/ UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura
LEXO EDHE:  Falsifikonin testet e Covid dhe garancitë për në Gjermani/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Shtetet e Bashkuara nuk janë pranë arritjes së synimit të Presidentit Biden për vaksinimin e 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri me katër korrik. Ndërsa kanë rënë ritmet e vaksinimit, zyrtarët e shëndetësisë po kalojnë nga klinikat gjigande të vaksinimit në përpjekje për të shkuar tek njerëzit, nëpër komunitetet e tyre.

Një klinikë e lëvizshme në stacionin e transportit në Akron të Ohajos po përpiqet t’u ofrojë njerëzve mundësinë për t’u vaksinuar. “Erdha për të marrë autobusin për në anën tjetër të qytetit. Nuk e dija që mund të vaksinohesha”, thotë James Crumbley.

Pesë shtete amerikane, me një numër më të vogël vaksinimi se mesatarja, kanë vënë re një rritje të konsiderueshme infektimesh gjatë dy javëve të fundit. Rastet në Arkansa janë rritur 74%.

Shumë shtete amerikane po ofrojnë shpërblime të ndryshme për njerëzit që vaksinohen. Varianti Delta, thonë zyrtarët, është përhapur në më shumë se 80 shtete në mbarë botën. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Publikuar

-

Nga

Armeni, garë e ngushtë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të dielën në Armeni po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes partisë së Kryeministrit të përkohshëm Nikoll Pashinyan dhe asaj të ish-Presidentit Robert Kocharyan.

Qeveria armene thirri zgjedhjet e parakohshme në një përpjekje për t’i dhënë fund një krize politike që shpërtheu pasi forcat etnike armene humbën një luftë gjashtë-javore kundër Azerbajxhanit vitin e kaluar dhe lëshuan territorin brenda dhe rreth rajonit të Nagorno-Karabakut.

Që nga ajo kohë zoti Pashinyan ka qenë nën presion, me protesta të vazhdueshme ku i kërkohet të heqë dorë nga kushtet e marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit. Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga Rusia, Azerbajxhani rimori kontrollin e territorit që kishte humbur gjatë një lufte në fillim të viteve 1990.

Vetë zoti Pashianuan e ka cilësuar marrëveshjen si një katastrofë, por tha se ai ishte detyruar ta nënshkruante atë në mënyrë që të parandalonte humbje më të mëdha në jetë njerëzore e territoriale.

LEXO EDHE:  Vaksina e koronavirusit, ARN e dërguar/ A është kjo terapi gjenike?
LEXO EDHE:  Greqia merr vendimin e papritur/ Rikthen karantinën për shqiptarët, mbyllet dhe pika kufitare gjatë natës

Sipas një sondazhi të fundit nga “Gallup International” të zhvilluar në datat 7 deri në 10 qershor, 24.1% e votuesve bënë të ditur se ishin të gatshëm të votonin për “Aleancën Armene” të zotit Kocharyan dhe 23.8% për partinë “Kontrata Civile” të zotit Pashinyan.

Të dy, si zoti Pashinyan ashtu edhe zotiKocharyan votuan të dielën në mëngjes në kryeqytetin e vendit Jerevan.

Armenia njohet si një vend aleat i ngushtë i Moskës dhe Rusia ka një bazë ushtarake në këtë vend. Por megjithatë zoti Pashinyan, i cili erdhi në pushtet mes protestash dhe me një axhendë antikorrupsion në vitin 2018, ka pasur marrëdhënie më të ftohta me Kremlinin.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga afër edhe nga Turqia, e cila mbështeti Azerbajxhanin në konfliktin e vitit të kaluar./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mali i Zi, thellohen përplasjet politike

Publikuar

-

Nga

Në Mal të Zi janë thelluar mosmarrëveshjet dhe përplasjet politike, jo vetëm midis shumicës dhe opozitës, por edhe brenda koalicionit qeverisës.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për qëndrimin e tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratimi i një rezolute për Srebrenicën, nxitën tensione politike duke shkaktuar një krizë qeveritare që mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe krizën qeveritare në vend.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “ votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhtare dhe kundër popullit serb.”

Presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq iu drejtua popullit serb në Mal të Zi duke i mbështetur në qëndrimin e tyre. Ai tha se “ Rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lartë”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin theksoi se do të kërkojë që ndaj deputetëve malazezë që votuan për rezolutën tu ndalohet hyrja në Serbi.

“Unë do të kërkoj që të ndalohet hyrja në Serbi të atyre që votuan për rezolutën. Le të takohen me familjarët e tyre, të sistemuara mirë në Beograd, në Mal të Zi, “thai Vulin.

LEXO EDHE:  Habit deputeti/ Del kundër masave anti-Covid: Qeveria ka frikë nga fushata elektorale
LEXO EDHE:  “Dhuroni vaksina”/ UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqje. Ai ka thënë se ministri është dashur të flasë rreth Srebrenicës në frymën e politikës së Qeverisë.

Megjithatë, Krivokapiq e cilësoi si të panevojshme miratimin e rezolutës për Srebrenicën.

“Rezoluta për Srebrenicën nuk është dashur të miratohet në parlament, pasi Mali i Zi e ka mbështetë Deklaratën e Parlamentit Europian për ngjarjet në Srebrenicë,” tha zoti Krivokapiq.

Krivokapiq akuzoi pratinë pro-ruse Fronti Demokratik, e cila, sipas tij, në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit, sipas analistëve malazezë, do të shkaktojnë ndarje të reja në opinionin e Malit të Zi dhe ndarje në baza kombëtare.

Analistët thanë se ndarjet midis komuniteteve, kohëve të fundit kanë qenë mjaftë të thelluara si pasojë e mosmarrëveshjeve fetare dhe të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Protestat e shpeshta dhe gjuha e urrejtjes ka ndikuar në rritjen e incidenteve ndëretnike në vend.

Në këtë kuadër edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për ndarjet ndëretnike në Mal të Zi.

Në raportin mbi Konventën për Mbrojtjen e Zbatimit të pakicave Kombëtare në Malin e Zi K.E. i ka bërë thirrje autoriteteve “ të punojnë në uljen e tensioneve dhe në parandalimin e gjuhës së urrejtjes.”/ VOA

LEXO TE PLOTE