Connect with Us

Ronaldo: Portugalia është më e motivuar se në vitin 2004

Sport

Ronaldo: Portugalia është më e motivuar se në vitin 2004

Publikuar

-

Portugalia mundi në miqësoren e së mërkurës 4-0 Izraelin në testin e fundit para Europianit. Kampionët në fuqi treguan edhe një herë forcën e tyre të vërtetë, teksa dhe një herë tjetër protagonist ishte ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një nga katër golat për skuadrën e tij. Spektakli nuk mungoi në stadiumin e Sportingut, teksa djemtë e Fernando Santosit dhanë spektaklin e radhës duke treguar se edhe në këtë turne ata do të jenë protagonistët kryesorë, megjithëse në një grup ferri me Gjermaninë dhe Francën.

Ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo, tha një ditë pas ndeshjes se ai ishte më shumë i karikuar sesa në Europianin e fundit, edhe pse nuk premtoi asgjë. “Nuk ia vlen të bësh premtime për trofe apo të bësh parashikime. Ajo që mund të premtoj është se do të luajmë çdo ndeshje për të fituar”, tha portugezi në vigjilje të Kampionatit Europian. “Pritshmëritë janë shumë të mëdha për skuadrën tonë, pasi kemi fituar dy trofe të rëndësishëm në vitet e fundit, motivimi është edhe më i madh se në 2004-ën. Ne luajmë vetëm për të fituar edhe jemi gati për t’u përballur me Francën dhe Gjermaninë, dy skuadra favorite për të fituar Europianin.

Kemi respekt për to, por jo frikë. Tani asnjë ndeshje nuk është e lehtë për asnjë skuadër”, tha ylli i Juventusit. CR7 nuk arriti të fitonte kampionatin në Itali, teksa skuadra e tij u detyrua të hapte krahun ndaj një skuadre të pathyeshme, siç ishte ajo e Interit. Ky është një motiv më shumë për të që ta mbyllë vitin me një trofe të rëndësishëm siç është Europiani. “Luaj gjithmonë për të fituar. Në Itali nuk arritëm dot të fitonim kampionatin, shpresoj që në Europian të jetë ndryshe. Jemi kampionët në fuqi dhe do të bëjmë gjithçka për të mos zbritur nga froni”, përfundoi Ronaldo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Teuta nis punën për Championsin, bën goditjen e parë në merkato

Publikuar

-

Nga

Hristijan Dragarski është afrimi i parë zyrtar i Teutës në merkato. Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Kategorisë Superiore, nga ekipi i Pelister Bitolës, që militon në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me blutë.

Teuta e ka pikasur dhe e sheh si një përforcime me vlera në Europë dhe jo vetëm, nisur edhe nga eksperienca në shumë ekipe dhe aktualisht në kulmin e eksperiencës. Më poshtë gjeni edhe postimin dhe zyrtarizimin e afrimit të lojtarit nga klubi durrsak…

NJOFTIMI I KLUBIT:

Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister-Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia e rekordeve/ Mancini ka ndërtuar një makineri shkatërruese

Publikuar

-

Nga

Italia është kthyer në një forcë shkatërruese për kundërshtarët. Pavarësisht emrave jo shumë të mëdhenjë në skuadër, fqinjët tanë janë duke treguar një formë spektakolare. Në grupin A, italianët kanë siguruar 9 pikë nga 9 të mundshme. Gjithashtu axurrët kanë arritur një rekord fantastik, duke regjistruar 29 ndeshje pa humbje.

Disfata e fundit daton në vitin 2018, ku Italia u mposht 1-0 nga Portugalia në Ligën e Kombeve. Edhe pse luan një lojë të hapur dhe me shumë raste, Italia ka krijuar një mbrojtje të hekurt. Goli i fundit i pësuar nga Italia daton në 14.10.2020, praktikisht kanë 11 ndeshje me rrjeta të paprekura.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Tek Italia plas “sherri”, mesfushorët kapen “mat” nga kamera në stolin e rezervave

Publikuar

-

Nga

Një episod mjaft qesharak ka ndodhur në stolin e “azzurrëve” teksa Italia po luante sfidën ndaj Uellsit. Protagonist janë bërë dy mesfushorët, Nikolo Barela dhe Manuel Lokateli të cilët kanë shkaktuar mjaft të qeshura më veprimet e tyre.

Barela është i pari që ngacmon duke i hedhur në fytyrë një gotë Lokatelit, më këtë të fundit i cili nuk përton dhe ja kthen menjëherë reston. Ky moment nuk i shpëtoi regjisë qëndrore, që e transmetoi live “zënkën” e futbollistëve.

Vlen të theksohet fakti se harmonia në kombëtaren italiane është e shkëlqyeshme duke arritur të marrin 3 fitore në 3 ndeshjet e para në grup.

 

LEXO TE PLOTE