Connect with Us

Pret debutimin me kombëtaren shqiptare, Bajrami drejt ekipit të njohur të Serisë A

Seria A

Pret debutimin me kombëtaren shqiptare, Bajrami drejt ekipit të njohur të Serisë A

Publikuar

-

Nedim Bajrami zhvilloi një super sezon me Empolin në Serinë B, duke ndihmuar skuadtën të ngjitet në elitë për sezonin e ardhshëm. Mesfushori luajti titullar në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa kontribuoi me gola dhe asiste. Në këtë formë, për Bajramin nuk mund të mungonte interesimi nga ekipe që janë të konsoliduara në Serinë A.

Kështu, Sampdoria para disa kohësh ka bërë sondazh për shqiptarin, por tashmë në garë është futur edhe Sasuolo. Këta të fundit njihen për talentet që promovojnë, duke qenë se objektivi i tyre në kampionat është evidentimi i të rinjve dhe loja tërheqëse.

Ndaj, Bajrami do të përshtatej më së miri me Sasuolon, ndërsa në rast se gjithçka mbyllet me sukses, atëherë do të zëvendësonte Manuel Lokatelin, i cili pritet të kalojë të Juventus.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Donnarumma arrin akordin me PSG-në, sot kryen vizitat mjekësore

Publikuar

-

Nga

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris. Ish portieri i Milanit dhe aktualisht titullari i katërkëndëshit të Italisë, ka arritur një akord total me klubin e PSG-së, për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 12 milionë eurosh neto në sezon.

Gjatë ditës së sotme mjekët e klubit francez pritet të mbërrijnë në Coverciano, vendin ku është grumbulluar kombëtarja italiane dhe me lejen e Roberto Mancinit, do të asistojnë në testet zyrtare mjekësore të portierit, një ritual ky i zakonshëm para se të hidhet firma mbi kontratë.

Pas këtij momenti, portieri mund të përqendrohet totalisht te eksperienca në Kampionatin Europian me Italinë, duke qenë se ka zgjidhur gjithçka për të ardhmen, një rebus i cili kishte nisur prej muajsh.

Portieri 23-vjeçar kishte refuzuar të rinovojë kontratën me Milanin, pasi nuk ishte i kënaqur me 8 milionë eurot në sezon që i ofruan drejtuesit e klubit kuqezi dhe tani ishte një futbollist i lirë, duke qenë se i kishte përfunduar kontrata me milanezët.

Juventusi, Barcelona dhe PSG-ja shfaqën interes për shërbimet e gardiani të talentuar italian, por në fund garën e fituan francezët, që kënaqën pretendimet e Donnarummës, por edhe të menaxherit të tij Mino Raiola.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Akord për Xhakën, Murinjo sjell një luftëtar në Romë

Publikuar

-

Nga

Granit Xhaka ishte dëshira e madhe e trajnerit Hoze Murinjo për Romën e tij. Dhe, drejtuesit verdhekuq nuk mund të mos ia plotësonin dëshirën teknikut të tyre të sapoemëruar. Së fundmi, mediat italiane sigurojnë se është arritur akordi për të transferuar lojtarin me origjinë shqiptare.

Sipas mediave, Xhaka do të përfitojë 2.5 milionë euro plus bonuse në kryeqytetin italian teksa do të firmosë një kontratë katërvjeçare. Nga ana tjetër, 18 milionë euro do të përfundojnë në arkat e Arsenal që do të duhet të përshëndetet me kapitenin e saj.

Kjo do të jetë aventura e parë e Xhakës në Itali, ndërsa nën drejtimin e Murinjos, mesfushori mund të rrisë edhe më shumë nivelin e tij. Kuntojmë se te Roma, Xhaka do të gjejë edhe mbrojtësin e kombëtares, Marash Kumbulla.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Allegri me mendjen te merkato, kërkon Locatellin dhe një sulmues

Publikuar

-

Nga

Allegri e ka me nxitim të kompletojë sa më shpejt organikën e skuadrës me të cilën do të garojë sezonin e ardhshëm dhe ka udhëzuar drejtuesit të mbyllin marrëveshjen për transferimin në Torino të mesfushorit Manuel Locatelli.

Pas dy sezoneve mjaft të mira me Sassuolon, por edhe ndeshjeve interesante me Italinë e Mancinit, Locatelli ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndaj klubi emilian ka vënë një çmim prej 40 milionë eurosh për kartonin e tij.

Juventus nuk është gati të paguajë kaq shumë në këto momente, por në ditët në vijim pritet një takim mes drejtuesve të të dy klubeve, ku bardhezinjtë do të provojnë të ofrojnë 25 milionë euro kesh, plus disa lojtarë të rinj interesantë si Fagioli, Frabotta, Rovella e Rafia.

Sa i përket sulmit, së fundi ka dalë në skenë opsioni për të marrë në huazim braziliani Gabriel Jesus, por kjo është një pistë mjaft e komplikuar, ndaj bardhezinjtë po shqyrtojnë opsionet e tjera, të cilët i ndjekin prej muajsh.

Kështu i pari është Milik, që mund të largohet nga Marseille për një shifër prej 12 milionë eurosh, por dëmtimi në prag të Kampionatit Europian dhe një gjendje fizike që lë për të dëshiruar, kanë bërë që bardhezinjtë të stepen.

Një opsion mjaft interesant është edhe Edin Dzeko, por fillimisht pritet të shihet se çfarë do të vendosë Jose Mourinho, pasi nëse portugezi nuk e përfshin në planet e tij, gjithçka mund të bëhet më e lehtë.

Vetë Allegri për sulmin preferon Mauro Icardin, por kartoni i argjentinasit kushton jo pak dhe e vetmja mënyrë për të shkuar te ish kapiteni i Interit, është një marrëveshje shkëmbimi me Cristiano Ronaldon, që po ndiqet me interes nga PSG-ja.

LEXO TE PLOTE