Connect with Us

Përballja Turqi-Itali ngre siparin e EURO 2020, ja sa tifozë do jenë të pranishëm në stadium

Sport

Përballja Turqi-Itali ngre siparin e EURO 2020, ja sa tifozë do jenë të pranishëm në stadium

Publikuar

-

Me një vit vonesë, nis sot europiani i futbollit Euro 2020: ndeshja që e inauguron është ajo mes Italisë dhe Turqisë në stadiumin Olimpik të Romës.  Por COVID është ende aty që hedh hije mbi këtë turne.

Ngjarja futbollistike kontinentale, për herë të parë nuk mbahet në një apo dy vende, por ka një itinerar që shëtit në të gjithë Europën. Në 11-të vende të ndryshme: Romë, Baku, Kopenhagen, Shën Petërburg, Londër, Glasgou, Amsterdam, Bukuresht, Sevilia, Mynih dhe Budapest.

Ndeshjet do të luhen në stadiume të hapura, me tifozë të pranishëm, dhe pse në një numër të kufizuar, dhe me masa të ashpra shëndetësore. Në stadiumin “Olimpico” të Romës do të jenë rreth 16 mijë tifozët e Italisë dhe Turqisë. Shteti italian nuk lejon tifozët turq që vijnë nga Turqia, por jo nga shtete të tjera të Europës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vajza e Maradonës sulmon avokatin: Je me shumë fat, ne paguajmë borxhet, ti…

Publikuar

-

Nga

Në Argjentinë vazhdojnë sulmet e vajzave të Diego Armando Maradona ndaj avokatit të “Pibe de Oros”, Matias Morla. Këtë herë ishte “radha” e Gianinnas, e cila në Twitter shkroi me ironi për ish-përfaqësuesi ligjor të D10S:

“Ndërsa na detyrojnë të paguajmë borxhet që i ke lënë babait tim, ti ke privilegjin të jetosh dhe të udhëtosh. Ua, sa me fat je! Mos harro kurrë se gjithçka të kthehet”.

Gianinna e akuzon Morlan se ka zbrazur arkat e të ndierit Diego.

“Ishe punësuar të bëje një gjë, të kujdeseshe për trashëgiminë e tij. Në vend të kësaj, u kujdesët vetëm për trashëgiminë tënde. Zbrazët llogaritë e tij dhe nuk paguat asgjë për tre muaj para atij 25 nëntori të mallkuar. Keni menduar se gjërat do të jenë në rregull për ju, por më besoni, nuk është kështu. Koha do ta nxjerrë në shesh të vërtetën.”

Disa muaj më parë nxiti shumë diskutime intervista që vetë Morla kishte dhënë në Argjentinë:

“Nëse Maradona do të ringjallej, nuk do të lejonte këto sulme ndaj personit tim. Para se të vdiste, tha se hajdutët ishin vajzat e tij. Vajzat nuk kanë mundur të më shohin që kur u premë kartat e kreditit në vitin 2014. Ato u zemëruan, sepse po e vidhnin babanë e tyre”.

LEXO TE PLOTE

Sport

E pësoi nga UEFA si Skënderbeu për trukimet, zbulohet vendimi që ka marrë klubi letonez

Publikuar

-

Nga

UEFA ka vendosur që të vërë në zbatim të njëjtat rregulla me të cilat ndëshkoi disa vite më parë Skënderbeun për trukime ndeshjesh dhe me të njëjtin motivim, ka përjashtuar nga aktivitetet e saj për 7 vite skuadrën e Ventspilts të Letonisë. Një dënim i rëndë, të cilin letonezët duket se nuk kanë shpresa që ta kthejnë mbrapsht.

Kështu, klubi ka vendosur që përveç largimit të drejtuesve që i shkaktuan këtë dëm të rëndë në imazh dhe në financa, të fillojë gjithçka nga e para. Ventspils ka dërguar një shkresë në Federatën Letoneze, duke i bërë të ditur tërheqjen zyrtarisht nga gara në kampionatin e këtij viti, duke e braktisur atë. Sipas klubit, pa inventivin europian dhe të ardhurat që siguron me pjesëmarrjen në Europë, ka mangësi në sponsorizime dhe si rrjedhojë, nuk e përballon dot edicionin.

Kështu, skuadra jo vetëm nuk do të marrë pjesë në gara, por edhe do të shpërbehet plotësisht duke u kthyer mes amatorëve. Një mënyrë e kundërt për të interpretuar gjërat në krahasim me Skënderbeun, i cili në një situatë të ngjashme, vendosi që të qëndronte në elitë e të mos shpërbëhej, duke preferuar të ruajë emrin, edhe pse për klubin dëmi i shkaktuar nga vendimi i UEFA-s ishte i pariparueshëm.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kërkoi topin kujtim pas fitores, në Gjermani spekulojnë me tërheqjen e Toni Kros

Publikuar

-

Nga

Ndeshja ndaj Portugalisë me shumë mundësi do të ketë një kuptim të veçnatë për Toni Kros, ose përndryshe, ai po mundohet që të mbledhë sa më shumë kujtime nga Euro 2020, që pritet të jetë turneu i tij i fundit ndërkombëtar me fanellën e Gjermanisë. Kjo është ajo që spekulohet aktualisht në Gjermani, si pasojë e veprimeve të mesfushorit gjerman në fund të ndeshjes të fituar dje 4-2 ndaj Portugalisë.

Në fund të sfidës, gjëja e parë që bëri lojtari ishte të shkonte të kërkonte që t’i dhuronin topin e ndeshjes. Një kujtim që shumëkush e lidh me lajmin që ka qarkulluar gjatë këtij viti se Kros ka vendosur të mos vazhdojë më te Gjermania, edhe pse luan në nivelet më të larta me Realin. Me më shumë se 100 ndeshje të luajtura për Gjermaninë, mesfushori 31-vjeçar e sheh këtë si momentin e duhur për t’u tërhequr nga përfaqësuesja, edhe pse ai mbetet një element thelbësor për ekipin e drejtuar nga Joakim Lëv.

Për të njëjtën gjë mendohet se ai shkoi të takonte ish-shokët e skuadrës te Reali, portugezët Ronaldo e Pepe, me të cilët diskutoi për pak sekonda në fushën e lojës. Tani mbetet të shihet nëse Kros do t’i shkojë deri në fund këtij vendimi, apo nëse Flik do ta bindë që të mbetet pjesë e përfaqësueses edhe për Botërorin e viti të ardhshëm.

LEXO TE PLOTE