LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani dërgon Enea Jorgjin në FIFA

11 Qershor 2021, 07:52, Sport CNA
Partizani dërgon Enea Jorgjin në FIFA

Enea Jorgji ishte kryesori i sfidës mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore. Sfida e parafundit e kampionatit u luajt në ?Air Albania? dhe Partizani synonte vetëm fitoren që praktikisht të fitonte edhe titullin kampion.

Por, në fund, ishin shkodranët ata që triumfuan me rezultatin 0-1, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Herald Marku në pjesën e dytë. Kjo penallti e akorduar nga Jorgji, nuk është kapërdirë nga drejtuesit e kuq, që e kanë çuar fillimisht në prokurori. Histori e përsëritur këtë sezon nga drejtuesit e kuq, që më herët kanë çuar në prokurori edhe kryesorin Kridens Meta pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë nga Laçi.

FIFA ? Por, Partizani nuk është mjaftuar vetëm me kallëzimin e Jorgjit në prokurori. Duke marrë shkas edhe nga fakti që çështja ndaj Metës është pushuar, të kuqtë kanë bërë një hap më shumë tashmë, duke përgatitur dosjet dhe duke e çuar edhe në UEFA e në FIFA çështjen e Jorgjit. Më konkretisht, çështja e Jorgjit është çuar në ?Referees Committee?. Në rast se akuzat e Partizanit marrin të drejtë nga FIFA, atëherë Jorgjit do t?i hiqet stema e FIFA-s dhe nuk do të jetë më arbitër ndërkombëtar.

Lajmet e fundit nga