Connect with Us

Ostracizmi: Si ndëshkoheshin politikanët në Greqinë dhe Romën e Lashtë

Blog

Ostracizmi: Si ndëshkoheshin politikanët në Greqinë dhe Romën e Lashtë

Publikuar

-

Ndërsa fuqitë e botës ngrihen dhe bien në mënyrë të vazhdueshme, mërgimi dhe dëbimi (ostracizmi) kanë qenë përgjithmonë elementë të gjithë-pranishëm të historisë njerëzore. Nga këto të dyja kanë vuajtur individë dhe kombe, duke frymëzuar vepra të shquara të letërsisë klasike dhe përjetësuar temat thelbësore të besimit fetar.

Arba Galuyot, ose “Katër Mërgimet” janë një element thelbësor i historisë së hebrenjve. I pari nisi në vitin 1523 Para Erës Sonë, kur toka e Kananit (Izraeli i lashtë) u godit nga një katastrofë natyrore. Tek Zanafilla dhe Eksodi, Bibla Hebraike tregon se si uria i detyroi njerëzit e Jakobit të shkonin në Egjipt.

Ata u vendosën me sukses përpara se faraonët egjiptianë t’i robëronin për shekuj me radhë. Por Bibla thotë se Zoti e dërgoi Moisiun dhe plagët e famshme për ta çliruar popullin e tij,dhe pas 40 viteve të tjerë endje nëpër shkretëtirë, ata u rikthyen në Izrael rreth vitit 1313 Para Krishtit.

Ishte profeti Daniel, ai që i paratha 4 dëbimet e hebrenjve. Por ostracizmi ka qenë një praktikë e shpeshtë e politikës në Greqinë e Lashtë. Filozofi i njohur grek Aristoteli, ka folur për ostracizmin në tregimin e tij “Kushtetuta e Athinës”.

Njerëzit që prekeshin nga ostracizmi në Athinën e lashtë linin pas objekte të quajtura ostraka (disa pllaka të shkruara), të cilat u kanë dhënë studiuesve njohuri interesante mbi shoqërinë dhe kulturën Athinase.

Në fundin e shekulli VI dhe fillimin e shekullit V Para Krishtit, para se të ekzistonte ostracizmi në Athinë, sundimtarët grekë vinin në pushtet përmes zgjedhjeve indirekte midis gjeneralëve të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Aristoteli këmbëngul se ata nuk e shkelnin kushtetutën e re të reformuar të Athinës. Por gjeneralët kishin filluar të përdornin korrupsionin për t’i dhënë vazhdimisht pushtet anëtarëve të grupeve të tyre. Edhe pse ende ka debate rreth kohës se kur athinasit praktikuan për herë të parë ritualin e ostracizmit, është e qartë se ishte Kleisteni –që njihet si ‘babai i demokracisë Athinase’ -ai që e miratoi i pari këtë ligj për të ndëshkuar tiranët e dënuar, dhe për të parandaluar rikthimin e tyre në fron.

Fillesat e kësaj praktike ishin në kohën kur athinasit fituan Betejën e Maratonës në vitin 490 Para Krishtit përballë persëve. Ish-tirani i mërguar Hipia ishte rikthyer në atdhe së bashku me persët, duke planifikuar të rifillonte kontrollin mbi Athinën.

Hapi i parë ishte një votim paraprak, me gjasë në javët ose ditët para zgjedhjeve të gjeneralëve. Në Asamble, qytetarët e Athinës do të votonin nëse duhet të votonin apo jo për ndonjë ostracizëm atë vit. Nëse shumica binte dakord, një takim tjetër i quajtur ostrakofori do të mbahej disa javë më vonë.

LEXO EDHE:  A shkakton ankth pirja e kafesë? Ja çfarë thotë shkenca

Një këshill i qytetarëve me mbi 500 njerëz, i quajtur Boule, së bashku me 9 sundimtarët kryesore, do të mbikëqyrin procesin ndërsa qytetarët votonin për cilindo kandidat që ata dëshironin të përjashtonin nga qyteti. Votuesit do të përdornin copa qeramike të quajtura  ostraka si copëza letre, duke shkruar në fshehtësi emrin e kandidatit që donin të dëbonin. Meqë jo të gjithë qytetarët e Athinës ishin të shkolluar, skribët do të ndihmonin disa njerëz

të shkruanin emrin. Nëse do të kishte të paktën 6.000 vota, personi me më shumë vota dënohej me dëbim për 10 vjet. Ai do të kishte 10 ditë kohë që të përgatitej dhe largohej. Nuk kishte asnjë proces ankimi, dhe nëse kthehej para se të kishin kaluar 10 vjet do të dënohej me vdekje.

Nuk është ende e sigurt se sa kandidatë u dëbuan në të vërtetë midis viteve 487-416 para Erës Sonë, kur Athina praktikoi ostracizmin, por besohet se janë rreth 13 të tillë. Hiparku, vëllai i Hipias, ishte viktima e parë e ostracizmit, pasi të dy kishin lidhje me Pisistratus, një komandant i fuqishëm ushtarak dhe udhëheqës tiranik.

Ndërkohë Megakleu u përjashtua në vitin 486 Para Krishtit. Në Athinë janë gjetur më shumë se 4000 ostraka që tregojnë votat për të. Ostracizmi dhe internimi, ishin nganjëherë një ngjarje famëkeqe e mbushur me mall, dhe ajo ndikoi në veprat e shquara të letërsisë klasike.

Medea, drama e Euripidit, u shfaq për herë të parë në vitin 431 Para Krishtit. Princesha Medea humbi familjen dhe atdheun për Jasonin, i cili e tradhtoi me vajzën e mbretit Kreon.

Kreoni i internon të dy. Medea gjen strehë në Athinë, pastaj e mashtron Jasonin dhe dërgon fëmijët e saj të helmojnë nusen e tij të re dhe babanë e saj, para se të vriste edhe fëmijët.

Poeti i njohur Ovidi jetoi nga viti 43 Para Krishtit deri në 17 ose 18 Pas Krishtit, dhe disa nga veprat e tij më të shquara ishin Metamorfoza dhe Fasti. Ai ishte një bashkëkohës i Horacit dhe shumë popullor në Romë, para se perandori August ta dëbonte në mënyrë jozyrtare në vitin 8 Pas Krishtit pa ndonjë arsyetim zyrtar.

Disa kanë spekuluar se shkaku mund të ketë qenë lidhja e përfolur e Ovidit me mbesën e Augustit. I internuar në Tomis (në Rumaninë e sotme) buzë Detit të Zi, i rrethuar nga barinjtë primitivë që flisnin një gjuhë tjetër dhe kërcënimi nga barbarët, Ovidi vazhdoi të shkruante. Ai nuk u rikthye më në Romë, vdiq dhe u varros po në Tomis./CNA.al

https://www.ancient-origins.net/history-ancient-traditions/ostracism-0015384

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Futbolli, fuqia e butë evropiane që politika vetëm mund ta ëndërrojë

Publikuar

-

Nga

Nga Adrien Pécout “Le Monde”

Pavarësisht nëse dëgjoni fjalimet e dikurshme të ish-presidentit francez Sharl de Gol apo ndiqni këtë javë ndeshjet e Kampionatit EvropianEuro 2020, që të dyja do t’ju tregojnë se kontinenti shtrihet nga Oqeani Atlantik deri në Malet Urale.

Deri vonë, kampionati evropian i futbollit, i njohur si “Euro”, është mbajtur kryesisht vetëm në një ose 2 vende. Por në vitin 2021, ai po organizohet nga 11 vende të ndryshme:nga Azerbajxhani (Baku) dhe Rusia (Shën Petersburg) deri në Gjermani (Mynih) dhe Itali (Romë).

Finalja e këtij viti, e planifikuar për më 11 korrik, do të zhvillohet në Londër, që sapo ka dalë nga Bashkimi Evropian. Ekzistenca kryesore politike e Evropës e ka selinë në Bruksel dhe merr formë në BE, që tani përbëhet nga 27 shtete anëtare, pasi Britania doli zyrtarisht më 31 janar 2020.

Ky numër është tashmë shumë më i vogël sesa Këshilli i Evropës ( 47 vende), organizata për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg. Dhe është edhe më e vogël se Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA), që është organi “evropian” më i madh.

Me seli në Nion të Zvicrës, UEFA e përcakton veten si “politikisht neutrale”, megjithatë ka shumë ndikim. Ajo ka të anëtarësuar 55 federata kombëtare, 24 prej të cilave po marrin pjesë në finalet e “Euro 2020”.

Madhësia e UEFA-s është luhatur gjatë viteve, veçanërisht pas shpërbërjeve të Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë, të cilat sollën disa anëtare të reja. Dhe Izraeli, në fillim anëtar, madje kampion i Konfederatës Aziatike, ra viktimë e bojkotit të shumë vendeve në zonën aziatike, ndaj u bë anëtar i UEFA-s në vitin 1994.

Por të dyja Evropat, ajo sportive dhe politike, u rritën veç e veç. Pas Luftës së Dytë Botërore, Federata Ndërkombëtare e Futbollit ushtroi presion për krijimin e konfederatave kontinentale. Kështu, UEFA u themelua në vitin 1954, në të njëjtin vit me homologen e saj aziatike dhe 3 vjet para asaj afrikane.

Konfederata e Amerikës së Jugut ekziston që nga viti 1916. Në kontinentin evropian, themelimi i UEFA-s në vitet 1950 përkoi me nënshkrimin e Traktatit të Romës (1957), që i hapi rrugën themelimit të Bashkimit Evropian, me krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian ( KEE).

Një tjetër simbol i dashur i “evropianizimit”, festivali i këngës “Eurovision”, nisi po ashtu atë dekadë. Në nivelin politik, ndërtimi i Shteteve të Bashkuara të Evropës “u përball me mungesën e kohezionit midis popujve” thotë Uilliam Gasparini, autor i librit “Evropa e Futbollit:Një socio-histori e ndërtimit të Evropës”.

Sociologu shpjegon se Bashkimi Evropian “mbeti një çështje ekonomike dhe elitare; në zgjedhjet e para evropiane në vitin 1979, demokracia nuk kishte marrë ende formë”.Megjithatë, në kuptimin krejtësisht të kundërt, përmes popullaritetit të tij “futbolli funksionoi si një vektor i fuqishëm për evropianizimin e qytetarëve”.

Por ka qenë një proces kompleks, siç dëshmohet edhe nga titulli “Ashtu si në vitin “18” që u shfaq në faqen e parë të revistës Franceze, “L’Equipe”, kur Franca mundi Gjermaninë në ndeshjen e saj të parë në “Euro 2020”. E përditshmja sportive zgjodhi të luante me dykuptimësinë,duke iu referuar fitores së Les Bleus në Kupën e Botës 2018, por në mënyrë të nënkuptuar edhe fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore në vitin 1918.

LEXO EDHE:  A shkakton ankth pirja e kafesë? Ja çfarë thotë shkenca

LEXO EDHE:  Si e administrojnë politikanët pasurinë?/ Flet ish-ministri i Drejtësisë

Ndërsa Komuniteti Ekonomik Evropian ishte e kufizuar në 6 vende të Evropës Perëndimore, UEFAsynoi që në fillim të çlirohej nga logjika e Luftës së Ftohtë. Dhe kampionati evropian i futbollit e ilustron këtë hapje ndaj Lindjes komuniste.

Në edicionin e tij të parë, Kupa Evropiane e Kombeve bashkoi dy rivalë nga blloku socialist në finale kur Bashkimi Sovjetik mundi Jugosllavinë në Paris në korrikun e vitit 1960. Ndeshja u “luajt në një mot me shi dhe para vetëm 17.000 spektatorëve” vinte në dukje Le Monde në atë kohë.

Spektatorët e paktë në stadiumin “Parc des Princes”, patën privilegjin të admironin “Merimangën e Zezë”, portierin sovjetik Lev Jashin, i njohur për preferencën e tij ndaj veshjeve të errëta. Ashtu si në rastin e Kupës së Botës, e organizuar për herë të parë në vitin 1930 nga francezi Zhyl Rime, asokohe president i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), nisma për garën e re evropiane erdhi nga një tjetër drejtues i Federatës Franceze të Futbollit:Henri Delonei.

Me zgjerimin e mbulimit mediatik, interesi për evropianin e futbollit do të vazhdonte të shtohej gjatë dekadave. Ky kampionati do të realizonte“projektin e vjetër të një kampionati evropian që jo domosdoshmërisht synonte të ndërtonte një identitet Evropian, por që më tepër synonte të nxirrte në pah stilet e lojës, bazuar në konceptet kulturore të kombeve, me shpresën e vendosjes së një hierarkie sportive midis popujve”-shkroi Pol Dietshi, profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin Franche-Comté, në revistën shkencore “Pôle Sud” në vitin 2017.

“Suksesi popullor i kampionatit evropian të futbollit është sot një tregues i sigurt i fuqisë së ndjenjave kombëtare”-theksoi ai. Për Dietshi, evropiani i futbollit është provë se patriotizmi miqësor dhe festiv ekziston në të njëjtën shkallë, krahas ultranacionalizmit të dhunshëm dhe agresiv.

Garat midis klubeve, të cilat organizohen po nga UEFA, ndërtojnë po ashtu peizazhin evropian. Champions League, një tjetër nismë e francezëve, është një shembull i shkëlqyer i kësaj. Historiani dhe studiuesi i sporteve Filip Vonar shkroi në të përditshmen zvicerane Le Temps se “Evropa është e përbërë nga vendet anëtare të UEFA-s”. Ai shtoi se përmes futbollit “mbeten shumë të qëndrueshme përfaqësimet mendore të gjeografisë së Evropës”.

Në vitet 1990, lëvizja e lirë e kapitalit dhe mallrave brenda tregut të përbashkët evropian u pasua nga lëvizja e lirë e futbollistëve profesionistë, që u vulos nga “vendimi mbi rastin Bosman” në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në vitin 1995.

BE përpiqet ende sot të kuptojë rolin e saj (nëse ka vërtet një të tillë) në rregullimin e këtij sporti. Rregulli i UEFA-s për një “lojë të ndershme financiare”u miratua në vitin 2010, dhe synon të parandalojë që klubet të shpenzojnë më shumë nga sa fitojnë. Megjithatë, kjo nuk ka parandaluar hiper-inflacionin e pagave që marrin lojtarët.

Dhe as përpjekjen (tani për tani të dështuar) në fillim të këtij viti nga klubet më të pasura për të krijuar një Super League vetëm për përfitimet e tyre ekskluzive. Kjo nismë ishte një kujtesë se e ardhmja e projektit evropian të futbollit është përfundimisht po aq e pasigurt sa edhe ajo politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

FBI mund t`i ketë organizuar vetë trazirat 6 Janarit në Kapitol Hill

Publikuar

-

Nga

Nga Tucker Carlson “Fox News”

Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, botoi ​​një artikull mjaft interesant në faqen e tij të internetit. Në të rrëfehej historia e një shoferi që shpërndante pica nga Dierborn Hajts, Miçigan, Kalil Abu Rajan. Në moshën 21 vjeçare, ai ishte shumë i dëshpëruar dhe po mendonte të vetëvritej.

Ai postoi në rrjet një foto me një armë në dorë duke sugjeruar se mund të bënte xhihad. Pak më vonë mori një reagim nga një grua, për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë, Gada. Të dy nuk ishin takuan kurrë personalisht, por me kalimin e kohës mes tyre u krijua një marrëdhënie shumë intensive.

Gada i deklaroi dashurinë e saj Rajanit. Ata komunikuan në internet për javë të tëra. Pastaj, një ditë, Gada ndaloi së shkruari. Ajo thjesht u zhduk. Një grua e re zuri vendin e saj dhe filloi t’i shkruante Rajanit. Emri i asaj gruaje ishte Xhanah. Ajo nuk ishte e interesuar për romanca.

Ajo donte të bënte xhihad të dhunshëm. Xhanah i tha Rajan se nëse ai planifikonte të vriste veten, duhej të merrte me vete disa nga “të pabesët”.  “Kur është xhihad, ose kur bazohet në besimin tonë apo mbi një kauzë, kjo është hera e vetme që Allahu e lejon këtë gjë”-shkroi ajo.

Rajan i tha Xhanah se kishte fantazuar të vriste njerëz në kishën pranë dyqanit të tij të picave, edhe pse theksoi se ai nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Në fakt, ai e inkurajoi Xhanah të mos lëndonte askënd. Disa ditë pasi ai kishte shkruar gjëra të tilla, agjentët e FBI-së e arrestuan Rajan.

Në atë moment i riu mësoi se gratë me të cilat ai kishte komunikuar online nuk ekzistonin. Gada dhe Xhanah ishin profile të rreme të FBI-së. Byroja kishte shpenzuar 1 vit të tërë duke punuar për të neutralizuar të riun depresiv përmes një kurthi të ëmbël. Por gjërat nuk funksionuan deri në fund.

Pas gjithë asaj pune, FBI nuk kishte ende prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj tij për terrorizëm. Asgjë që kishte thënë Rajan nuk ishte kriminale. Ai mund të lirohej, por ata nuk mund ta linin të dilte i lirë. Kjo gjë do të ishte shumë e turpshme për qeverinë.

Kështu e akuzuan atë për “armëmbajtje pa leje, ndërsa ishte nën ndikimin e një substance narkotike”. Ai nuk qëlloi askënd dhe nuk mbante armë, e megjithatë u dënua me 5 vjet burg. 

Në përgjithësi, ishte një kapitull tërësisht i turpshëm në historinë e zbatimit të ligjit federal. CNN dukej se e kishte kuptuar që në atë kohë këtë gjë. Ndaj vuri në dukje se FBI bën më shumë sesa thjesht parandalimin e krimeve. Ndonjëherë, FBI-ja i krijon vetë krimet.

LEXO EDHE:  Faktet dhe jo frika, do ta ndalin pandeminë e Covid-19

LEXO EDHE:  Pse Donald Trump ka të drejtë të tërheqë SHBA-në nga Siria

“Informatorët dhe agjentët nuk luajnë gjithmonë rolin e një përgjuesi pasiv. Ata mund t’i ofrojnë të dyshuarit mundësinë për të marrë pjesë në një komplot fiktiv terrori, të mbushur me bomba të rreme dhe armë të vërteta, tregojnë të dhënat e gjykatës”- thuhet në artikullin e 4 viteve më parë.

Por në fakt të dhënat e gjykatës e tregojnë se kjo është e gabuar. Një agjenci e zbatimit të ligjit nuk duhet të inkurajojë askënd që të shkelë ligjin. Është qesharake, e megjithatë agjentët e FBI-së e bëjnë vazhdimisht këtë gjë. Në një rast CNN e pranoi se kjo gjë ndodhte, dhe se ishte problem.

Por nuk do ta pranojnë më. Në fillim të kësaj jave, ne raportuam se mes atyre që sulmuan Kapitolin (Kongresin dhe Senatin Amerikan)më 6 janar 2021, kishte dhe njerëz që punonin për FBI-në. Ne nuk hamendësuam, por u bazuam në regjistrat me emrat që kishte dorëzuar vetë qeveria në gjykatë.

Dhjetëra agjentë të dyshuar të FBI-së, thonë tani se kanë kryer krime të rënda atë ditë, dhe megjithatë nuk janë akuzuar për asgjë, madje as janë identifikuar. Pse? Me gjasë pasi ata ishin në kontakt me FBI-në përpara se të kryenin ato krime. Ky është përkufizimi i korrupsionit.

Ti je duke punuar për FBI-në, prandaj nuk akuzohesh për ndonjë krim. Kjo gjë është shumë e frikshme, duke pasur parasysh klimën aktuale, dhe faktin se tashmë ngjarjet e 6 janarit po përdoren si një pretekst për t’u hequr liritë  themelore atyre amerikanëve që iu bindën ligjit. Duke pasur parasysh këtë, ne kemi të drejtën absolute të dimë saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë, dhe rolin e FBI-së në të.

Ne besojmë se FBI kishte njerëz në terren, njerëz që sulmuan Kapitolin dhe që kryen krime brenda godinës.

Ne e kemi thënë edhe më herët, dhe FBI nuk e ka mohuar këtë. Në fakt, askush nga FBI nuk e ka komentuar këtë. Ata nuk kanë pse ta bëjnë këtë. Këto ishin disa nga “taktikat kundër-terrorizmit” që FBI praktikoi pas sulmeve të11 Shtatorit 2001.

Tani byroja ka ndryshuar fokusin e saj, dhe nuk po ndjek më ekstremizmin islamik, por FBI po përndjek kundërshtarët politikë të Xho Bajden. Ata janë terroristët vendas, për të cilët ju kanë folur shpesh. Ky është një makth, është një makth për liritë civile, dhe për vetë demokracinë. Duhet ta kishim ditur që kjo të ndodhte. Por nuk bëmë asgjë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Bandat” zëvendësojnë rregullat në rendin e ri global

Publikuar

-

Nga

Nga Philip Stephens, “Financial Times”

Epoka e internacionalizmit liberal i ka hapur rrugën rikthimin e rivalitetit të madh për pushtet. Faktet e ndërvarësisë globale janë të njëjta -shihni përçmimin për kufijtë shtetërorë të treguar nga Covid-19 dhe ndryshimin e klimës. Por rishpërndarja e fuqisë globale, e ka ndryshuar “motin” gjeopolitik.

Pafuqia kombëtare është duke u provuar të jetë një frenues i dobët në ngritjen e nacionalizmit. Tani për tani, bota qëndron në pozitën interesante të “tokës së askujt” – ende e lidhur me institucionet e njohura shumëpalëshe, por me fuqitë e mëdha që po përplasen në një betejë rreth kontureve të peizazhit të ri gjeopolitik. Fuqitë jo aq të mëdha do të përballen me një presion në rritje për të marrë anë.

A do të jenë me SHBA-në apo me Kinën? Historianët do të shkruajnë kalimthi se ky ishte një moment vërtetë i çuditshëm që zgjodhi një fuqi mesatare si Britania,për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Një Kinë e guximshme në rritje, dhe një Rusi e zemëruar në rënie, nuk janë të gatshme në thelb që të pranojnë një rend global, të cilin ata e akuzojnë se është llogaritur që të përjetësojë hegjemoninë perëndimore.

Xi Jinping dëshiron ta vendosë Kinën në qendër të skenës globale. Rusia e Vladimir Putin dëshiron të rikthejë sferën e ndikimit në hapësirën ish-sovjetike. Efekti i përgjithshëm është zëvendësimi nga “bandat rivale”i rregullave shumëpalëshe.

Disa kombe do të ulen në gardhin përbri; të tjerët do të përpiqen të mbajnë një marrëdhënie të privilegjuar ekonomike me Kinën, ndërsa do të mbeten ende të fshehur pas mburojës së sigurisë së Uashingtonit. Shumë prej tyre e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre.

Këto kohë është në mode të thuash se autokratët kryesojnë ngado. Dhe është e vërtetë që mungesa e opozitës së brendshme do të thotë që Xi i Kinës dhe Putin i Rusisë mund të veprojnë me një farë mosndëshkimi relativ. Por kur është fjala tek bandat, prioriteti qëndron tek Perëndimi.

Joe Biden ka një karrierë të gjatë politike. Ai e vlerëson rendin e vjetër. Dhe ka shumë arsye të forta për këtë. Periudha midis viteve 1945-2000, solli një rreshtim pothuajse të përsosur midis interesave kombëtare egoiste të Amerikës dhe udhëheqjes së saj ndërkombëtare.

Kjo ishte para se Kina të anëtarësohej në Organizatën Botërore të Tregtisë, para se SHBA-ja në hynte në luftë në Lindjen e Mesme, dhe para se sistemi global financiar të shembej mbi arkitektët e tij perëndimorë. Paraqitjet e Biden gjatë një jave të samiteve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe një takim kokë më kokë me Putin në Gjenevë, kishin një synim të vetëm:të bënin bashkë bandën e vjetër për konfrontimin e afërt me Kinën.

LEXO EDHE:  Sa peshojnë retë?

LEXO EDHE:  Kush duhet të vaksinohet më parë kundër Covid-19?

Rusia përbën një shqetësim serioz. Kina paraqet një kërcënim sistematik. Këtu miqtë e Amerikës janë aseti i saj më i rëndësishëm. Streset dhe tensionet në aleancën transatlantike nuk do të zhduken. Francezët do t’i shohin gjithmonë me dyshim qëllimet e amerikanëve. Angela Merkel refuzon që të lejojë që angazhimi i saj ndaj rregullave demokratike liberale, të pengojë interesat ekonomike të Gjermanisë. Dhe evropianët kanë “bandën” e tyre. BE-së mund t’i mungojë një prani gjeostrategjike, por ajo është atje në majë me SHBA-në dhe Kinën në përcaktimin e normave ekonomike globale.

Për të gjitha arsyet e lartpërmendura, ndjekja agresive nga ana e Xi e interesave të Kinës, e ka bërë më të lehtë detyrën e Joe Biden. Rëndësia e arritjes së një marrëveshje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes BE-SHBA mbi subvencionet ndaj kompanive “Boeing” dhe “Airbus”qëndron në njohjen e faktit se kërcënimi i vërtetë për të dy kompanitë do të vijë së shpejti nga Kina.

Emmanuel Macron është Golist si çdo president francez. Ai është gjithashtu po aq i zellshëm sa çdo udhëheqës evropian,që sigurohet që kamerat televizive të kapin sjelljen e tij të afërt me presidentin e SHBA-së. Merkel është në muajt e fundit në detyrë.

Kur presidenti amerikan ta presë atë në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm,ai do të urojë që pasardhësi i saj të përputhë retorikën me veprimet konkrete. Me pak fjalë evropianët kanë nisur të përballen me realitete strategjike të pakëndshme.

Jo aq shpejt sa parashikonin disa në Uashington, por gjithsesi mjaftueshëm që Biden të pretendojë se koha e shpenzuar në Evropë ishte një javë e frytshme. Këtu vendi i çuditshëm është Britania e Madhe. Si mikpritës i samitit të G7-ës në Gjirin Karbis, Boris Johnson mund të ketë shpresuar që të vendosë në qendër të ngjarjeve Britaninë pas Brexit. Në vend të kësaj përpjekja e tij për të hequr dorë nga marrëveshja tregtare e Irlandës së Veriut, mbi të cilën ai ra dakord me BE-në, e la atë të izoluar midis kolegëve të tij.

Irritimi i Macron me anglezin dinak bëri bujë në media, por Biden nuk ishte më pak i ftohtë në bisedat e tij me Johnson. Ndoshta ai ia bëri të qartë së nuk mund ta paraqitë veten si një kampion i rendit të bazuar në rregulla, teksa nga ana tjetër shkel një traktat që sapo kishte nënshkruar me aleatët.

Siç do t’ju thonë diplomatët evropianë dhe amerikanë, Johnson nuk besohet nga askush. Nëse nuk ndryshon kjo gjë, “Britania Globale” e promovuar prej tij do të duket shumë më tepër “Britania e Vetmuar”. /bota.al

LEXO TE PLOTE