Connect with Us

“Nuk mund t’i tradhtoj shqiptarët”/ Basha i sigurt për fitoren: Do vazhdoj betejën me Ramën

Politikë

“Nuk mund t’i tradhtoj shqiptarët”/ Basha i sigurt për fitoren: Do vazhdoj betejën me Ramën

Publikuar

-

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet me demokratët e Fierit mbrëmjen e sotme.

Teksa u ndal tek zgjedhjet e 13 qershorit për drejtuesin e ri të kësaj partie, Basha theksoi se nga kjo garë do të dalin të bashkuar dhe se do të vazhdojë betejën e saj për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai nënvizoi faktin se nuk do të rrëzohet demokracia dhe as Shqipëria.

“Miqtë e mi, misioni i rrëzimit të regjimit do të thotë angazhim në një betejë, në një betejë të përditshme, në një betejë në të gjitha fushat dhe format. Edi Rama bën sikur shtrin dorën për bashkëpunim , me dorën tjetër heq mësuesit dhe mësueset e fierit, personelin shëndetësor vetëm se ka marrë pjesë në fushatën elektorale apo ka marrë pjesë në aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike apo vetëm se është demokrate apo demokrat. Vazhdon të godas sipërmarrjen. Ka shkuar të marrë TVSH që premtoj që nuk do ta merrte. Godet banesat dhe i lë pa çati të mjerët dhe me dorën tjetër kërkon bashkëpunim, bën sikur kërkon bashkëpunim. Përgjigja ime ndaj kësaj po kështu është e qartë dhe pa asnjë ekuivok, një Jo e prerë dhe finale.

LEXO EDHE:  Kaosi i Lulzim Bashës/ Dy qëndrimet kontradiktore për Fatmir Xhafën

Dora e Edi Ramës është e mbushur me helmin e bashkëfajësisë. Të rrokësh atë dorë do të thotë të shkelësh mbi sakrificën tuaj. Të rrokësh atë dorë do të thotë të pranosh masakrën zgjedhore dhe rënien e demokracisë. Të rrokësh atë dorë do të thotë të bëhesh bashkëfajtor. Nuk ka bashkëpunim me Edi Ramën, ka vetëm betejë me të dhe me regjimin e tij.

Partia Demokratike që ka dalë nga kjo masakër jo më e vogël por më e madhe, jo më e dobët por më e fortë, jo me kokën ulur por si e vetmja forcë morale politike në Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër, nuk mund ta tradhtoj Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk mund ta tradhtoj Fierin dhe fierakët. Ka vetëm një rrugë, rrugën e betejës. Betejës deri në fund për të rrëzuar regjimin”, ka deklaruar Basha./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Debatet në PS-në e Shkodrës/ Alibeaj: Rama bleu votat me kriminelë për pushtetin e miqve të tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas përplasjeve për çështjen e punësimeve në mbledhjen e Partisë Socialiste me strukturat në Shkodër.

Alibeaj shkruan në rrjetet sociale se modeli i ndërtuar nga kryeministri Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe ai po shtrihet në gjithë aparatin shtetëror.

Më tej Alibeaj thekson se Rama bleu votat e zgjedhjeve të 25 prillit, për të ndarë pushtetin me miqtë e tij.

“Për Partinë Demokratike, ndarja e politikës nga krimi është një prioritet kombëtar. Prej kohësh, me fakte dhe prova, kemi paralajmëruar se si modeli i ndërtuar nga Edi Rama po përhapet si një tumor në indet e partisë që ai sundon dhe metastazat shtrihen në gjithë aparatin shtetëror.



Debatet e publikuara në media nga mbledhja e PS-së së Shkodrës, konfirmojnë se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore në bashkëpunim me krimin, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale.

Këto rrëfime janë prova më e qartë se si partneriteti i pakicës plaçkitëse Rama, Doshi, Rakipi, funksionin si një PPP korruptive dhe kriminale, në kurriz të familjeve shqiptare. Pak ditë më parë ata bashkuan mandatet e vjedhura për të konfirmuar ortakërinë e tyre parlamentare, jo për të zgjidhur çështjen e papunësisë, gjendjen e rëndë ekonomike apo korrupsionin që cënon të ardhmen e Shqipërisë, por për të nginjur babëzinë e tyre në dëm të qytetarëve.

Përballja me këtë model është detyrë imperative për Partinë Demokratike dhe për shoqërinë shqiptare, sepse ç’kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni janë e vetmja mënyrë për t’u dhënë fëmijëve tanë një të ardhme më të mirë”, shkruan Alibeaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironia e Avokatit/ Pesë arsye pse Basha e meriton të jetë President i Rilindjes

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Avokati Altin Goxhaj ka irnizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin thotë se përmbush kushtet për të qënë presidenti i Rilindjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan pesë arsye, që sipas tregojnë se Basha është kandidati më i mirë i Rilindjes.



Pesë arsye pse Basha e meriton të jetë President i Rilindjes:
1. Shkretoi Opozitën dhe mbajti në pushtet Rilindjen minimumi 12 vjet…
2. I Shiti Rilindjes 4 palë zgjedhje (2015-2021), Drejtësinë, 61 Bashki, mbështetje për shitjen e detit Jon Greqisë, etj, etj.
3. Është klysh besnik i Soros.
4. Është i gatshëm të dekretojë vaksinimin nga 10 doza edhe të foshnjave të gjirit, ngritjen e kampeve të përqendrimit, dhe çdo çmenduri tjetër.
5. Rilindja nuk ka kandidat më të mirë.”-shkruan Altin Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ikni, thyeni qafën”/ Demokratët “masakrojnë” Gazin e Lulit: Nuk iu votojmë më

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas përfundimit të seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat ka kundërshtuar vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Bardhi vijoi deklaratat e tij, duke mos pranuar të komentojë çështje të tjera, pasi sipas tij, “çështja më e rëndësishme sot është që mbledhjet të mos bëhen online”.

Por, ndërkohë një detaj që vihet re gjatë deklaratës së Bardhit, janë komentet e demokratëve.

Deklarata e Bardhit është publikuar live në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, ku demokratët kanë shprehur revoltën e tyre kundër Bashës dhe të zgjedhurve të tij.

LEXO EDHE:  Basha: Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën

LEXO EDHE:  Hajdari shkon pas Murrizit?/ Basha, gati ndëshkimin 

Po thyeni more qafen se u bëtë gazi i botës. Shkoni ore te Sali beu. Mblidhuni t’ju bëjë burra se me jet ju nuk bëheni”-shkruan një komentues.



Më tej, një tjetër shkruan “Me kete diksion qe ke ti, ia kalon dhe Erion Braces!

Ti do mbrosh kauzat e këtij popull more buzëqumeshti i Lulushit?”

Gjithashtu një tjetër shkruan “Hani edhe këtë 4 vjetësh, se nuk keni për të marrë kokërr vote më”.

Më poshtë disa nga komentet, e bëra në faqen zyrtare të PD:/CNA.al

LEXO TE PLOTE