Connect with Us

“Nuk kam simpati për Metën”/ Kadilli tregon si e ‘festoi’ shkarkimin e Presidentit

Politikë

“Nuk kam simpati për Metën”/ Kadilli tregon si e ‘festoi’ shkarkimin e Presidentit

Publikuar

-

“S'është perëndimor siç e shet veten”/ Kadilli: Basha cinik, i detyruar të bashkëjetoj me të!

Maxhoranca parlamentare votoi pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës dy ditë më parë.

Në votim maren pjesë 114 deputetë, nga të cilët 104 votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Lidhur me këto zhvillime është pyetur dhe kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kadilli u pyet se si e festoi shkarkimin e kreut të shtetit. Ai theksoi se nuk ka ndonjë simpati për Metën si person politk, por se është kundër prekjes së institucionit politik.

Unë nuk hy tek atë që kanë simpati për Metën si person politik.

Nuk me vjen mirë për atë që ka ndodhur por kam qenë kundër prekjes së institucuonit politik.

Do i shërbente më shumë demokracisë qoftë duke ngelur si një histori e keqe. E kemi të domozdoshme ti ruajmë institucionet”, tha ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD të mos angazhohet në këtë betejë”/ Berisha “çliron” Bashën?

Publikuar

-

Nga

Berisha në listën e zezë të SHBA/ Artan Hoxha ‘zë ngushtë’ Bashën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Partia Demokratike që të mos marrë pjesë në betejën e tij dhe se do të futet në Kuvend pasi qytetarët e kanë votuar për t’i përfaqësuar.

“PD është themeluar në dy parime, në atë të interesit kombëtare dhe në në atë të lirisë e të drejtave njerëzore.

LEXO EDHE:  Ngritja e Komisionit Hetimor/ Kuvendi pro shkarkimit të Metës

Në parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do ti kundërvihem në betejë kundër regjimit. Unë mbroj të vërtetën unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë”, është shprehur Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Meta në listën e zezë të Amerikës?/ Flet ish-Presidenti Berisha

Publikuar

-

Nga

Pas shkarkimit nga Kuvendi/ Meta i rikthehet “zakonit të vjetër”

Ish-Presidenti Sali Berisha, është pyetur në konferencën për media, nëse ka dijeni se edhe Presidenti Ilir Meta është në listën e “zezë” të Amerikës.

Berisha e ka quajtur një precendet të rrezikshëm shpalljetine tij dhe të familjes së tij non grata nga Amerike, pasi mund të bëhet standart dhe mund të përdoret edhe për të tjerë, sipas tij pa fakte.

A do të shpallet Meta non-grata? Nuk kam asnjë informacion. Unë gjykoj se një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme dhe nuk shërben dhe kthehet në efekt të kundërt”, është shprehur Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ramazani i Metës sfidon edhe Monikën

Publikuar

-

Nga

Ai është aty përpara lindjes së diellit, përpara se të zbardhë dita.

Në këmbë, stoik, gjithnjë i gatshëm.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është gjithnjë aty, në këmbë pranë tij, prej mëngjesit në të aguar e derisa ngryset.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është përherë gjysmë i qeshur e gjysmë serioz, për t’i shfaqur shefit gjysmën që e kënaq. Dhe për t’i ndrruar gjysmat duke kaluan nga gjysma në gjysmë si një aktor i vërtetë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Por më e veçanta e tij është gjysmë e qeshura. E ka gati në çdo rast e për çdo rast. Të stampuar në fytyrë. Dhe i mjafton vetëm një fraksion sekonde dhe ajo nga gjysmë bëhet e plotë.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është edhe kurdoherë i palodhur, i vëmendshëm, miratues e soditës. Asnjëherë kundërshtues.

Gjithmonë i gatshëm t’i japë e t’i ndezë cigaren. Madje edhe të kujdeset që të mos mungojë në sfond as kënga e Hajredin Pashës, të cilën Presidenti e shijon me shumë kënaqësi.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është i gatshëm dhe e  shoqëron gjithkund, në shetitjen në breg të detit, por edhe nëpër male e kreshta.

Ai është i gatshëm edhe me aparatin në dorë për ta filmuar kur Presidenti sfidon lartësitë e kridhet në det si një notar nga ata të rekordeve olimpike, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjes presidenciale:

LEXO EDHE:  Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit/ Mustafaj e thotë hapur: Demokracia është e rrezikuar

LEXO EDHE:  Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit/ Mustafaj e thotë hapur: Demokracia është e rrezikuar

“- Nuk e di u hodha drejt apo?”, me një:

“-Drejt” pa asnjë ekuivok.

Ai si zakonisht me të tilla filmime ekskluzive, edhe e shpërndau atë video, artistikisht të përkryer dhe estetikisht të përsosur dhe fizikisht të papërsëritshme.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai pra është edhe drita, edhe hija e tij; drita kur duhet daravitur hija dhe hija kur duhet zbehur drita.

Qesen me fara kungulli ose luledielli, sipas sezonit, nuk e ndan asnjëherë nga dora, sepse shfaqet gjithmonë si një farëngrënës i palodhur dhe i pangopur, një cilësi prej zotnie që ia pëlqen shumë edhe Presidenti.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Shkurt ai është njeriu më pranë Tij. Më pranë nga gjithë të tjerët.

I vetmi të cilin Petrit Vasili nuk po ia largon dot, dhe kjo gjë e ka tërbuar atë që ka qenë i zoti t’ia largojë Presidentit gjithë të tjerët.

Sepse ai është Ramazani. Ramazani i Metës.

Ai është Ramazani i pijeve, Ramazani i drekave dhe darkave, Ramazani i qefeve e dëfrimeve që di t’ia ofrojë Metës sipas orekseve të tij, duke sfiduar kështu edhe vetë Monikën, aq sa kjo e shpreh këtë me të gjithë zemërimin e vet të ligjshëm si gruaja e Presidentit.

Ai është Ramazani, i vetmi që i ka mbetur Metës bashkë me Petrit Vasilin, të vetmit që e gajasin dhe e kënaqin burrin e Monikës./CNA.al

LEXO TE PLOTE