Connect with Us

Noçerino mund të vijë trajner te skuadra shqiptare

Sport

Noçerino mund të vijë trajner te skuadra shqiptare

Publikuar

-

Antonio Noçerinon jemi mësuar që ta shohim në ekranet e televizioneve, si pjesë e Juventusit apo dhe Milanit, Parmës, Palermos Torinos apo Uest Hemit, si dhe me Shpresat dhe Kombëtaren italiane si lojtar i spikatur.>

Por, ai i është futur rrugës së trajningut dhe nuk është çudi që ta shohim në stolin e një skuadre të njohur së shpejti në vendin tonë, e cila për italianin pritet që të jetë edhe si “trampolinë” duke qenë se është vetëm 36 vjeç.

Moda e italianëve në fakt, në Fier është bërë e njohur, pasi këtë sezon kanë drejtuar dy trajnerë në elitë skuadrën me tradita të Apolonisë. E nisi Xhovani Kolela, një trajner që edhe pse nuk la gjurmë kishte “CV” të pasur duke krahasuar me italianët që kanë drejtuar më parë në vendin tonë.

E pas tij, një emër i njohur si lojtar në Serinë A. Fabrizio Kamarata. Në fakt, në Fier e presin edhe pse italiani nuk po duket.

Ndaj edhe duket se drejtuesit duan që të ndjekin një strategji për të rritur imazhin në klub dhe shihet si një alternativë Antonio Noçerino. Madje, drejtuesit fierakë mendojnë që edhe struktura të klubit t’ua besojnë italianëve, si përgatitës atletik-ndihmëstrajner, apo dhe përgatitës portierësh.

Kujtojmë që një emër i njohur, italiani Deli Karri, bashkëpunon me Apoloninë, ndërsa në Fier pritet që të ketë prioritet edhe Akademia, pasi skuadra fierake synon që të shesë talentet e saj dhe për sezonin e ardhshëm të jetë kandidate potenciale për t’u rikthyer në elitë./ Vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nuk ndodhte prej 61 vitesh, Gjermania regjistron rekordin negativ me humbjen ndaj Francës

Publikuar

-

Nga

Franca arriti të marrë një fitore të madhe në Mynih përballë Gjermanisë në sfidën e cilësuar si ‘’finalja e parakohshme’’.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar, por francezët dominuan me talentet e tyre në fushë të cilët dhuruan spektakël. Gjermania nuk humbi vetëm 3 pikët, por regjistroi dhe një rekord negativ.

‘’Pancerat’’ për herë të parë në historinë e Kampionatit Europian humbën në ndeshjen hapëse të kompeticionit.

Rekord negativ ky i një kombëtareje të madhe si Gjermania, por ngushëllimi i vetëm është se mund të kishte shkuar dhe më keq ndaj ‘’gjelave’’ të pandalshëm.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Incident i çuditshëm, Rudiger kafshon Pogban gjatë duelit Francë-Gjermani

Publikuar

-

Nga

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në sfidën Francë-Gjermani ku protagonist është bërë mbrojtësi gjerman Rudiger dhe mesfushori francez Pol Pogba.

Në minutat e fundit të pjesës së parë në një duel në mesfushë, Rudiger ka kafshuar Pogban në shpinë, me këtë të fundit i cili u shtri në tokë dhe protestoi. Për arbitrin nuk ishte asgjë duke vazhduar lojën, por në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet dukshëm kontakti midis dy lojtarëve.

Një imitim i situatës së Botërorit 2014, ku Luis Suarez kafshoi në atë kohë mbrojtësin Xhorxhio Kielni i cili u pezullua me 10 ndeshjes pas veprimit jo të hijshëm.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Autogoli i Humels bën me krahë “gjelat”, Franca triumfon në supersfidën ndaj Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

“Gjelat” bëjnë ligjin në Mynih! Franca e ka nisur me këmbën e mbarë Europianin, duke mposhtur  Gjermaninë me rezultatin 1-0, në sfidën e vlendosur nga autogoli i Humels në minurën e 20-të.

Një sfidë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, ndërkohë që vlen të theksohet se kombëtarja e Deshamp, gjeti edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës me anë të Mbape dhe Benzema, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Edhe pse Gjermania, nuk u dorëzua deri në fund, duke tentuar që të largohet nga kjo përballje delikate, qoftë edhe me 1 pikë, nuk ia arriti, pasi ishin “gjelat” ata që festuan triumfin.

FT: FRANCË-GJERMANI 1-0

Humels 20′ (autogol)

20′ GOOOOL FRANCA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Humels shkakton autogol, pas topit të harkuar nga Hernandez. I pafat mbrojtësi gjerman. 

 

LEXO TE PLOTE