Connect with Us

“Mjeran, je makina e prodhimit të korrupsioni”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën

Politikë

“Mjeran, je makina e prodhimit të korrupsioni”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën

Publikuar

-

“Mjeran, je makina e prodhimit të korrupsioni”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media, pas votimit nga ana e Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra.

Si çdo qëndrim tjetër, edhe konferencën që mbajti nga Presidenca Meta e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Ajo që bie në sy lehtësisht janë komentet e shumta që vërshojnë drejt tij, nga qytetarë të ndryshëm që i kërkojnë të jap dorëheqjen nga posti që mban.

“Jep doreheqjen dhe tregoja vendin Rames dhe Bashes ,atehere do quhesh Ilir Meta qe do te miren e vendit, popullin e ke me vete kjo eshte e sigurte”, shprehet një qytetar. “Jep doreheqjen se populli te hodhi ne koshin e plehrave. Ku e ke referendumin o like floriri. Pse nuk jep doreheqjen”, deklaroi një tjetër.

LEXO EDHE:  Përgjimet e Ndrangheta-s/ Në dosjen e mafies del emri i Metës: Do të prezantoj me presidentin shqiptar

Por ka pasur edhe nga ata që shprehen se Meta është makina e prodhimit të korrupsionit në Shqipëri, ndërsa i kanë kujtuar “bllokun e zi” të 7% ku u kap me zë dhe figurë me Dritan Priftin.

Të shumtë janë edhe ata që mendojnë se Meta bashkë me familjen e tij kanë marrë fund dhe se dita e gjykimit ndaj tyre do të vijë shumë shpejt./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nga fitorja në fitore”/ Basha fillon “betejat” kundër regjimit

Publikuar

-

Nga

“Nga fitorja në fitore”/ Basha fillon “betejat” kundër regjimit

Të dielën në 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetar, ku në garë ishin katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

Pas përfundimit të numërimit të votave, rezultoi se Basha ka arritur të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, por me një numër votash, shumë herë më të ulët se në 2017.

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se Lulzim Basha ka fituar me 32 882 vota.

Lulzim Basha rezulton me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017, ku kishte marrë 58 mijë vota.

Edhe pse arriti sërish të mbajë karrigen e kryetarit, votimi i demokratëve duket se është një “shuplakë” e fortë për Lulzim Bashën, pasi mori rreth 25 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Këto janë disa detaje, jo shumë të rëndësishmë për kreun e Republikës së re, për të cilin duket se rëndësi ka vetëm mbajtja e karriges.

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Lulzim Basha gjatë gjithë fushatës për kreun e PD, në takimet në degët lokale ka kërkuar votën e demokratëve, duke artikuluar se “kërkoj nga ju të vazhdojmë bashkë këtë betejë kundër regjimit Rama-Doshi”.

Përtej të gjitha manipulimeve dhe parregullsive, le ta quajme siç i pëlqen Lulzim Bashës, po e zëmë se vërtetë fitoi në garën brenda PD-së.

Por, beteja ku është?

Një ditë pas zgjedhjeve në PD, Basha doli në një deklaratë për mediat, dhe ndër të tjera tha se “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”.

LEXO EDHE:  Përgjimet e Ndrangheta-s/ Në dosjen e mafies del emri i Metës: Do të prezantoj me presidentin shqiptar
LEXO EDHE:  I doli emri në përgjime/ Sfidon këshilltari Metës: Nuk e vërtetoni dot, s’i bëj muhabetet në telefon

Por, çfarë fitoi Shqipëria, Zoti Lulzim Basha? Këtë përgjigje e meritojnë demokratët.

Basha tha se kërkon ti besojnë partinë që të vijojë “beteja” kundër regjimit, megjithatë duket se prej datës 14 qershor, pra prej gati tre ditësh, Basha duket se po bënë “beteja” me gjumin.

Nëse shikojmë në faqen zyrtare të PD, dhe në faqen e Lulzim Bashës në rrjetet sociale, që pasi falendero demokratët për “besimin” në datë 14 qershor, nuk ka më asnjë reagim apo dalje meditike të Lulzim Bashës.

Sot është data 17 qershor, ndërsa dalja e tij e fundit mediatike ishte në 14 qershor.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka vijuar të përsërisë se “ nuk e njeh masakrën zgjedhore të 25 prillit”, por ama në parlament do të futet.

Demokratët tashmë, që po e zëmë se ia besuan sërish partinë, të paktën meritojnë që Lulzim Basha të tregojë se çfarë “beteje” do bëjë, për të rrëzuar Ramën.

Sepse mesa duket betejat e tij, do fillojnë me një nxirje në bregdet, do shkojë të ujisë tulipanët në Holandë dhe të ajrosë shtëpinë, dhe në shtator do kthehet në parlament dhe do vijojë të flejë gjumë. Asgjë më shumë sesa kaq./CNA.al

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta, luani që u bë lepur/ Qytetarët “mbërthejnë peshkun” e madh

Publikuar

-

Nga

Pas shkarkimit nga Kuvendi/ Meta i rikthehet “zakonit të vjetër”

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur, dje vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Por, sipas qytetarëve ky vendim erdhi pasi u ndërmorën hapa për shkarkimin e tij.

Për qytetarët Meta s’është gjë tjetër veçse një nga “peshqit” e mëdhenj, që duhet arrestuar.

Ndër të tjera qytetarët e shikojnë Metën si pengesë në hapjen e negociatave.  Pasi sipas tyre ka qenë kundër këtij procesi.

Këtë gjë ia kanë deklaruar në rrjetin social të tij, ku Meta, poston reagime të ndryshme.

A ka dhe të tjerë në grupin e peshqve të mëdhenj apo vetëm ti je?….Luani u bë lepur, kështu je djalë i mirë…Çfarë të thuash e të deklarosh tani asnjë fjalë s’të ka hije…Asgjë s’ka më vlerë”, shkruajnë qytetarët në rrjetin social të Metës.

LEXO EDHE:  Përgjimet e Ndrangheta-s/ Në dosjen e mafies del emri i Metës: Do të prezantoj me presidentin shqiptar

LEXO EDHE:  Rama tregon pedonalen e Divjakës/ Tallen komentuesit: Vish kostumin antimushkonja

Ky i fundit, është akuzuar nga mazhoranca se ka nxitur dhunë dhe luftë civile para, përgjatë dhe pas fushatës elektorale.

Komisioni i Posaçëm Hetimor, konstatoi se Presidenti kishte shkelur hapur Kushtetutën, ndërsa ka bërë thirrje për dhunë dhe ka sulmuar e kërcënuar ndërkombëtarët.

Tashmë është Gjykata Kushtetuese që pritet ta thotë fjalën e fundit për Presidentin Meta, në lidhje me shkarkimin.

Më poshtë po sjellim disa prej komenteve të qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i dënuar në Greqi/ Braçe i del në mbrojtje: Vëreni veten në lëkurën e tij

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv.kryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut socialist të Mallakastrës,  Qerim Ismailaj, i cili sipas hetimeve të Prokurorisë rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Erion Braçe, i del në krah Ismailajt, duke thënë se në Greqi është dënuar se ka kërkuar rrogën e tij tek pronari grek.

Braçe thotë se Ismailaj është dënuar pa qenë në dijeni, ndërsa shton se ai ka qenë punëtor krahu në Greqi dhe vetëm ka kërkuar rrogën me forcë.

LEXO EDHE:  Meta nxjerr këshilltarët në terren/ Ja, qytetet ku zbarkojnë

LEXO EDHE:  Meta nxjerr këshilltarët në terren/ Ja, qytetet ku zbarkojnë

“Tani vëreni veten në lëkurën e një punëtori në ndërtim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën, merrni fryme dy herë e kujtoni edhe familjarë tuaj që e kanë bërë e vuajtur këtë hall atje poshtë, në ishuj!” shkruan Braçe.

Kujtojmë këtu se hetimi për Ismailaj erdhi pas akuzave të bërë nga Partia Demokratike, ku më pas KQZ i kërkoi Prokurorisë që të verifikonte nëse ai ishte i dënuar. Pas kryerjes së hetimeve Ismailja rezultoi se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE