Connect with Us

Luhet sot Turqi-Itali/ “Axurrët” janë favoritët në letër, ja statistikat

Sport

Luhet sot Turqi-Itali/ “Axurrët” janë favoritët në letër, ja statistikat

Publikuar

-

Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mançinit.

Lidhur me precedentët që kanë me Turqinë, kombëtarja “axurre” nuk njeh humbje në 10 precedentët e mëparshëm. Bilanci i përgjithshëm është 7 fitore dhe 3 barazime. Ndeshja e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve është miqësorja e luajtur në Bergamo, më 15 nëntor 2006, e mbyllur në barazim 1-1 me gola të Di Natales (39’) dhe Uzulmez (41’).

E veçantë është se këto dy kombëtare janë ndeshur edhe një herë tjetër në ndeshjen hapëse të “Euro 2000”, sërish më 11 qershor. Atë takim Italia e fitoi 2-1, falë golave të Antonio Kontes (në minutën e 52-të me një roveshatë) dhe një penallti të Filipo Inzagit (70’). Ai që barazonte përkohësisht shifrat 21 vite më parë ishte Okan, në minutën e 62-të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Komentatori mahnitet nga tifozja ruse, i këndon në transmetim live

Publikuar

-

Nga

Një komentator arab nuk ka rezistuar dot, kur në planin e parë i është shfaqur një tifozë ruse, që ishte në stadium, gjatë ndeshjes me Finlandën, ku kombëtarja e saj fitoi 0-1.

Pasi magjepset nga bukuria e tifozes ruse, komentatori arab “shkrihet” pas saj, teksa menjëherë nis të këndojë.

Reagimi i tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa është shpërndarë me shpejtësi në internet, ku reagimet kanë qenë të shumta. Si për çudi, edhe fokusimi i kamerës ka qenë i gjatë te tifozja ruse.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ukrainë-Maqedoni e Veriut/ Publikohen formacionet zyrtare, katër shqiptarë në fushë

Publikuar

-

Nga

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Grupit C, ku bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Austria.

Të dyja skuadrat e nisën me humbje Kampionatit Evropian, teksa Ukraina u mposht nga Holanda 3-2, ndërsa Maqedonia e Veriut u mund nga Austria 3-1.

Pritet një ndeshje e luftuar deri në fund, pasi pikët në këtë ndeshje janë vendimtare për fatin e këtyre dy skuadrave në “Euro 2020”.

Formacionet zyrtare:

Ukraina: Buschan, Karavaev, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko, Stepanenko, Yarmolenko, Shaparenko, Zinchenko, Malinovsky, Yeremchuk

Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, Nikolov, Ademi, Spirovski, Alioski, Bardhi, Pandev, Elmas./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos nuk i mban dot lotët: Një ditë do rikthehem përsëri te Real Madridi

Publikuar

-

Nga

Serxhio Ramos ka folur ditën e sotme në konferencën e lamtumirës, pasi vendosi të largohet nga Reali i Madridit. Mbrojtësi e mbyll me madrilenët pas 16 viteve, teksa gjatë konferencës e kishte të pamundur t’i mbante lotët.

Gjatë kohës kur po fliste, lojtari u bllokua, duke shpërthyer në lot. “Do të kthehem këtu një ditë, jam i sigurt që kjo do të ndodhë. Falënderoj Real Madridin, gjithmonë do jeni në zemrën time.”, tha Ramos gjatë fjalëve të tij.

LEXO TE PLOTE