LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryente ndërtime pa leje/ Arrestohet 52-vjeçari në Ksamil

11 Qershor 2021, 14:55, Kronika CNA
Kryente ndërtime pa leje/ Arrestohet 52-vjeçari në Ksamil

Një 52 vjeçar në Sarandë është vënë në prangat e policisë si i dyshuar për ndërtim pa leje.

Sipas policisë, është vënë në pranga pronari i truallit të ndërtesës.

Njoftimi i policisë:

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i truallit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ?Ndërtimi i paligjshëm?, i shtetasit L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Ndërtimi i paligjshëm?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga