LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kryeministri bën ftesa për vëmendje”/ Tabaku: Mes Ramës dhe Bashës nuk ka bashkëqeverisje

11 Qershor 2021, 11:24, Politikë CNA
“Kryeministri bën ftesa për vëmendje”/ Tabaku: Mes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se bashkëqeverisje s?do të ketë asnjëherë mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në ABC ajo shtoi se pas çdo palë zgjedhjesh kryeministri Edi Rama bëhet më i egër.

?Asnjëherë. Basha e ka deklaruar se s?do ketë bashkëpunim. Ka deklaruar që zgjedhjet janë vjedhur. Rama nuk ndryshon. Këto ftesat i bën për të hequr vëmendjen. Nuk kam asnjë ndryshim që Rama ndryshon. Pas çdo palë zgjedhjesh ai bëhet edhe më i egër.

E ka bërë më parë. Në 2017 iu sul bizneseve. Ka thënë gjë tjetër dhe ka bërë gjë komplet tjetër. Për PD është e qartë ne nuk mund të bashkëqeverisim me atë që e ka sjellë Shqipërinë në këtë nivel?, deklaroi Tabaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga