Connect with Us

Këto janë stadiumet pritëse të “Euro 2020”

Sport

Këto janë stadiumet pritëse të “Euro 2020”

Publikuar

-

“Euro 2020” do të nise sonte me ndeshjen hapëse ndërmjet Turqisë dhe Italisë. Ndeshja do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” të Romës. Sidoqoftë, ky nuk është vendi i vetëm i cili do të jetë prites i kampionatit.

Risi janë edhe tifozët, të cilët janë të lejuar të marrin pjesë me 25% të kapacitetit të stadiumeve. Ky Kampionat Evropian, do të zhvillohet në 11 shtete, pavarësisht pandemisë COVID-19, ku është siguruar një organizim tejet profesional dhe i sigurt.

Stadiumet nikoqire janë: La Cartuja në Sevilla të Spanjës, Stadio Olimpico në Romë të Italisë, Puskas Arena në Budapest të Hungarisë, Allianz Arena në Munich të Gjermanisë, Arena Nationala në Bukuresht të Rumanisë, St Petersburg Stadium në Shën Petersburg të Rusisë, Parken Arena në Copenhagë të Danimarkës, Joan Cruyff Arena në Amsterdam të Holandës, Wembley Stadium në Londër të Anglisë dhe Hamden Park, në Glasgow të Skocisë dhe Baku Olympic Stadium në Baku të Azerbeigjanit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Euro 2020/ Mbyllet faza e grupeve, ja si ndahen çiftet në fazën e 1/8-ve

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar ndeshjet e grupeve dhe janë përcaktuar të gjitha çiftet e 1/8-ave. Angli-Gjermani dhe Belgjikë-Portugali do të jenë padyshim dy supersfidat e kësaj faze, që pritet të dhurojnë emocione pafund.

Përballje tepër e luftuar pritet të jetë dhe ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, ndërkohë që Italia, Holanda dhe Franca, vijnë si favorite absolute në letër, teksa do të kenë përballe Austrinë, Çekinë dhe Zvicrë.

FAZA E 1/8-ave

Të shtunën 26 Qershor, Londër

Uells – Danimarkë                          18:00
Itali – Austri                             21:00

Të dielën 27 Qershor, Sevijë

Holandë – Republika Çeke                   18:00
Belgjikë – Portugali                       21:00

Të hënën 28 Qershor, Bukuresht

Kroaci – Spanjë                            18:00
Francë – Zvicër                            21:00

Të martën 29 Qershor, Glasgou

Angli – Gjermani                           18:00
Suedi – Ukrainë                            21:00

LEXO TE PLOTE

Sport

Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”, kualifikohen të dyja

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim 2-2, supersfida e Grupit F mes Portugalisë dhe Francës. Një përballje dramatike, ku akorduan 3 penallti, teksa vendosën dopietat e Kristiano Ronaldo dhe Benzemasë.

Një rezultat ky që i shkoi përshtat të dyja skuadrave, që arritën të siguronin një biletë për në fazën e 1/8-va. Franca e mbylli grupin në vendin e parë me 5 pikë, ndërsa Portugalia në vendin e tretë me 4 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Gjermania shpëton në fund, barazimi me Hungarinë i sjell kualifikimin

Publikuar

-

Nga

Gjermania me vështirësi në fundin e ndeshjes ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Europianit. Gjermanët barazuan me Hungarinë me rezultat 2 – 2. Szalai zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur nga Sallai (11′), rezultat me të cilin edhe skuadrat shkuan në pushime.

Gjermania pas shumë përpjekjeve gjeti golin me Kai Havertz (66′). Por, shpresa për rikthim zgjati vetëm 91 sekonda, pasi Hungaria riktheu epërsinë me Schafer (68′). Gjermania provoi deri në fund dhe golin e gjeti me Leon Goretzka (84’).

Me këtë barazim dhe ndeshjen pa fitues me Portugalisë dhe Francës, Gjermania kualifikohet si vend i dytë, ndersa Hungaria eliminohet nga “Euro 2020” Ndërkohë, Gjermania në raundin tjetër do përballet me Anglinë.

LEXO TE PLOTE