Connect with Us

Karrigia për kreun e PD/ Duma: Garën e mendoj legjitime, rivalët e Bashës nuk thonë asnjë

Politikë

Karrigia për kreun e PD/ Duma: Garën e mendoj legjitime, rivalët e Bashës nuk thonë asnjë

Publikuar

-

Karrigia për kreun e PD/ Duma: Garën e mendoj legjitime, kandidatët nuk thonë asnjë

Deputetja e zgjedhur e PD Grida Duma ka folur për garën që po zhvillohet për kryetar në selinë blu.

E ftuar në Breaking, ajo u shpreh se Basha ka një strategji politike ku theksoi se debatin e ka me demokratët dhe me qytetarët jo me sfidanëtët e tij.

Sipas saj, tre kandidatët e tjerë nuk premtojnë asgjë. Duma u shpreh se garën e mendon legjitime por duhet kontribute në parti.

“Në parim kur dikush nis një garë me ankimim e ndjen veten humbës, gjatë fushatës të 25 prillit,  PD vinte nga një opizitarizëm i fortë dhe në atë çast po i drejtohej së ardhmes. Brenda partisë nuk mund ta nisin me ankimime, mjafton të dëgjosh 5 fjalitë e para të kandidatëve nuk ka asgjë, unë nuk i dëgjoj më. Pra as si shkon dhe as si bëhet, politika është lojë në grup pasi ke të bësh me lidershipin e një organizate. 

Unë përpiqem të kem ndërgjegje të plotë në politikë, nuk je në vijën e pare nga frika se do ikim. Je në politikë ti nëse nuk ke këllqe për të qëndruar në vijën e pare ti duhet të ikësh. Basha ka një strategji politike, ai debatin e ka me demokratët dhe me qytetarët dhe jo me sfidantët e tij, nuk mundesh të kthesh në debat publik. Unë e mendoj garën legjitime por duhet kontribute në parti por padyshim për të marrë PD-n“, tha Duma./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  PD-ja nuk ka dijeni për pagesat offshore/ Basha ka vepruar me kokën e tij

LEXO EDHE:  PD-ja nuk ka dijeni për pagesat offshore/ Basha ka vepruar me kokën e tij

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Publikuar

-

Nga

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Forumit Ekonomik Rajonal, që po mabhet në Shkup.

Rama e ka nisur fjalimin e tij më një batutë, duke thënë se do të flasë shqip dhe i drejtohet kryeministrit maqedonas që uron që këtë herë përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin si më herët.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ballkani i hapur” në Shkup/ Rama: S’kemi pse presim BE kur liritë i realizojmë së bashku

Publikuar

-

Nga

Sot në Shkup po mbahet Forumi Ekonimik Rajonal, “Ballkani i hapur”, ku pjesë e panelit janë kryeministri i Shqiëprisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fajlimit të tij, kryeminsitri Rama ka theksuar rëndësinë e nismës rajonale si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE” tha Rama.

Rama ka theksuar se është e habitshme për edhe reagimi i disa evropianeve në lidhje me nismë.

LEXO EDHE:  PD-ja nuk ka dijeni për pagesat offshore/ Basha ka vepruar me kokën e tij

LEXO EDHE:  Basha zbulon arsyet/Ja pse Rama e sulmon Voltana Ademin

Nëse duam të rrisim PBB, ne mund ta rrisim me 2.5 vetëm nga integrimi ekonomik, nëse ne arrijmë të realizojmë planin e : Ballkanit të Hapur” ne mund ta rrisim atë në 6.7%”, tha Rama.

“Ne nuk duam te jetojmë në të shkuarën por duam të projektohemi në të ardhmen, përmes një nisme që sjell në këtë rajon shembullin e Bashkimit Europian dhe 4 liritë themelore: Të lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve.  Përse duhet të presim ne të mbyllur brenda kufijtë tanë me kurriz nga njëri-tjetri siç kemi ndenjur 500 vite ndërkohë që integrimi evropian ka kohën dhe kufizimin e vet jo vetëm nga ç’bëjmë ne por edhe çmendojnë të tjerët“, tha ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE