Connect with Us

Java e ardhshme vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova & Rajoni

Java e ardhshme vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Para takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel më 15 qershor, analisti politik, Naim Rashiti për DW flet mbi shanset që mund të krijohen në raundin e ri, por edhe rreziqet që paraqet për Kosovën shtyrja e vazhdueshme e dialogut.

Z. Rashiti, si e shihni dinamikën e re në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët aktualisht kanë qëndrime diametralisht të kundërta dhe me pozicione mjaft larg?

Naim Rashiti: Dallimet në qëndrime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dihen. Por e reja e këtij procesi është se kemi një qeveri të re dhe një subjekt politik që tash qeveris dhe i cili në parim ka kundërshtuar proceset politike rreth dialogut me Serbinë, dhe po futet në këtë proces si qeveri e re dhe këtu janë dallimet e mëdha nga e kaluara dhe në veçanti dallimet nga pritjet e procesit. Prandaj javën e ardhshme  do të shohim se çfarë dinamike e re do të rivendoset në procesin e dialogut, me çfarë termash do të fillojnë takimet e nivelit të lartë dhe çfarë kornize, qoftë kohore apo edhe materiale në përmbajtje, do të përcaktohen e të shtyhen përpara liderët.

DW: Kryeministri Kurti ka thënë se takimin me Vuçiç nuk është vazhdim i dialogut, por takim për të ardhmen e dialogut. Si e shihni Ju këtë deklaratë të Kurtit?

Naim Rashiti: Çdo qeveri e ka ridefinuar në një farë forme kornizën, palët e ridefinojnë, por esenca është që a do të ketë pajtim. Edhe qeveria e shkuar Hoti ka rivendosur një kornizë, fillimisht me Samitin e Parisit dhe me presidentin e Serbisë dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar procesi nga kryeministri Mustafa, sidomos nga presidenti Thaçi ka pasur një material në vetvete, pra një mirëkuptim ndërmjet palëve se në cilin aspekt po shkojmë. Pra BE-ja i ka edhe temat e kaluara, edhe temat e reja edhe agjendën e hapur për tema çfarë palët pajtohen për dialog të mëtutjeshëm. Pra do të  mund të ketë ndërhyrje në kornizë, por BE-ja do të kërkojë vazhdimësinë e asaj dhe të marrëveshjeve të kaluara që do të jenë në tavolinë.

DW: Pala kosovare ka kërkuar përfshirjen e drejtpërdrejt amerikane në dialog. Palmer tha, se SHBA është hisedarë në dialog, por ndërmjetësimin e lë në duart e BE-së?

Naim Rashiti: Po, është një qëndrim i ri pas shumë viteve që SHBA-ja do të qëndrojë prapa proceseve të Brukselit, fuqishëm në mbështetje të dialogut dhe njëkohësisht duke punuar në mënyrë bilaterale me Kosovën dhe Serbinë dhe të ruaj marrëdhëniet e mira me Kosovën. Në fund të fundit ka një logjikë, SHBA-ja nuk është ndërmjetësuese në dialog por vetëm mbështetëse, sepse, partneri yt strategjik nuk duhet të jetë ndërmjetësues, por duhet të jetë mbështetës. E dyta, ky  proces nëse duhet të shkojë drejt mbylljes duhet të ketë legjitimitetin e BE-së, për të siguruar njohjen  e vendeve anëtare dhe për ta kthyer rezolutën në OKB për ta përmbyllur procesin. Dhe ndërkohë, administrata Biden, nuk dëshiron që të bëjë diçka ngjashëm si ka ndodhur në të kaluarën në procesin me Richard Grenell.

DW: Instituti Juaj në një farë forme ka ndërmjetësuar apo është ndërmjetësues ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe gjetjes së grupit të ekspertëve apo këshilltarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, çfarë është ky projekt?

Naim Rashiti: Ky është një ndër komponentët e institutit tonë Grupi për Ballkanin, i themeluar më herët dhe i materializuar vitin e kaluar, sepse natyrisht është dashur bashkëfinancim, dhe koordinim me qeverinë e Kosovës. Pra kjo gamë, këto komponentë të mbeten të gatshme për qeverinë për të angazhuar ekspertë të fushave të ndryshme në mbështetje të përgatitjes së qeverisë për dialog.

DW: Kemi parë disa dokumente, që u publikuan në medie, disa koncept-ide apo strategji, që në gjuhën mediale u njohën si non-paper ku u fol  rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan. Askush nuk po e merr përgjegjësinë e autorësisë. Si i keni parë Ju, propozimet në ato dokumente për ndryshim kufijsh?

Naim Rashiti: Non-paper-at përdoren shumë nga diplomacitë e ndryshme pra janë të përdorshme nga diplomacitë, sepse ka të natyrave të ndryshme, kështu që nuk duhet të brengosemi  nga non-paper-at. Këto dokumente çfarë i kemi parë kohët e fundit që kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve, por kanë të bëjnë edhe me shtyrjen e agjendave të Bashkimit Evropian. Pra viteve të fundit kemi non-paper nga shumë aktorë, austriak, hungarez, francez, gjerman që duan ta shtyjnë BE-në drejt vendimmarrjes për Ballkanin Perëndimor dhe këto non-paper janë instrument i tyre për të mobilizuar mbështetjen brenda BE-së. Tash këto dokumentat e tjera që kanë dalë për ndryshime kufijsh, është vështirë ta themi saktë se nga vijnë dhe ka shumë dyshime, ka shumë versione. Ka dyshime që ka involvime përtej Ballkanit Perëndimor, sidomos përmes Bosnjës, Republikës Srpska, dhe Rusisë. Sidoqoftë, koncept-dokumente të tilla do të shohim vazhdimisht derisa çështja e dialogut Kosovë-Serbi nuk zgjidhet, deri sa çështja e Bosnjes nuk zgjidhet.

LEXO EDHE:  Kosova miraton zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Nuk mund Ballkani Perëndimor të jetojë me këtë status-quo dhe do të ketë presione të mëdha për të kërkuar zgjidhje në favor të secilit varësisht nga ai ku buron qëllimi dhe natyrisht shembull një prej qëllimeve madhore të Rusisë është që ta pengojë zgjidhjen për Bosnjen dhe ta ruaj ndikimin në Serbi dhe ta zgjerojë ndikimin në Republikën Srpska. Pra realiteti është që çështja e Bosnjës të mbetet e hapur, dhe nëse ndodh ndryshimi i kufijve të ndodhë nga Bosnja, pastaj do të jetë çështja e hapur dhe ka zëra në Ballkanin Perëndimor  që e duan hapjen e kufijve në Ballkan dhe kjo për fajin edhe të BE-së që nuk gjen zgjidhje për Ballkanin. Jam i bindur që bllokada ndaj Maqedonisë së Veriut  do të vazhdojë, hapja e negociatave me Shqipërinë do të mbetet peng, dialogu Kosovë-Serbi do të mbajë peng çështjen e liberalizimit të vizave dhe mbështetjen e BE-së për Kosovën.

DW: Cila është zgjidhja për Kosovën pa ndryshim kufijsh dhe pa ndryshim kushtetutash?

Naim Rashiti: Shiko problemi kryesor i Kosovës dhe Bosnjes është që kanë kaluar 20-25 vite dhe jemi në status-quon e ngjashme. Jo që Kosova si shtet është në gjendjen e para 20 viteve, por në raport me zgjidhjen e konflikteve, pra konflikti nuk është zgjidhur. Konflikti ndërkombëtarisht është një nocion i konfliktit të ngrirë, një status-quo dhe ky është rreziku, që Kosova dhe Bosnja mbeten në situata të pazgjidhura dhe nuk duhet të lejohet që të mbetet Kosova në situatë të pazgjidhur. Dhe përderisa të zgjasë kjo situatë  e pazgjidhur do të kemi ide të ndryshme dhe koncept-dokumente të ndryshme dhe kështu me radhë. Sa më shumë po shtyhet dialogu, aq më i vështirë po bëhet procesi i dialogut që çon Kosovën drejt anëtarësimit në OKB.

Sepse në këtë moment, po qe se e merr edhe njohjen e Serbisë, do të jetë e pamundur të kalojë në Këshillin e Sigurimit për shkak të Rusisë dhe Kinës. Mirë do të kishte qenë të merret njohja nga Serbia, megjithatë fakti që Rusia dhe Kina bllokojnë Kosovën, i ka dhënë Serbisë mundësi të manipulojë me këtë proces, pra të maksimizojë kërkesat e saj dhe në këtë situatë Kosova duhet o të hyjë në dialog për një kompromis, herët a vonë, o të gjej zgjidhje që çojnë drejt njohjes nga Serbia duke mos hyrë në kompromise të mëdha, qoftë kushtetuese, sepse territoriale nuk ka konsensus në Kosovë. Pra Kosova duhet të gjej një zgjidhje të hapit të parë drejt hapit final, së paku ta mobilizojë spektrin ndërkombëtar aty ku është e mundur të gjendet zgjidhja dhe zgjidhja momentale që është duke u zhvilluar është zgjidhja në kuadër të BE-së që të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizim të plotë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situata e Covid në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

Situata e Covid në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Në Kosovë u raportuan të marten 12 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,668 mostrave, tha Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 119 pacientë.

Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 107,595, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,107.

LEXO EDHE:  Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në INTERPOL

LEXO EDHE:  Kosova miraton zgjatjen e mandatit të EULEX-it

Raste aktive aktualisht janë 238.

Të martën, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se mbi 320,000 qytetarë pritet të vaksinohen brenda një muaji.

Sipas IKSHPK-së, prejse ka nisur vaksinimi në fund të marsit, në Kosovë janë vaksinuar 102,598 persona. Prej tyre, 11,019 janë vaksinuar me dy doza./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vendoset data/ Ja kur mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Mos-certifikimi i listave të kandidatëve, Vjosa Osmani: Pati presione, vendim i paprecedentë

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani, caktoi 17 tetorin e këtij viti, datë të zgjedhjeve për pushtetin komunal. Vendimi pasoi këshillimet e fillimit të këtij muaji me partitë politike.

Vendimi për datën e zgjedhjeve lokale u mor një ditë pasi që presidentja Osmani shkarkoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, duke nxitur shumë reagime në vend.

Shkarkimi i zonjës Daka pasoi pakënaqësitë e shfaqura nga lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte edhe një nismë politike e presidentes Osmani, ndaj punës së zonjës Daka.

Në vendimin e presidentes Osmani thuhet mes tjerash se “Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit te zgjedhjeve te parakohshme te 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”.

LEXO EDHE:  Habit Manjani/ Rama ka plotësisht të drejtë, ai nuk është “Esad Pasha”

LEXO EDHE:  Presidentit i dështojnë iniciativat

Zonja Daka tha të martën se vendimi i presidentes Osmani është jo kushtetues dhe se ajo do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar atë.

“Të akuzohem për mos punë dhe për vendime kolegjiale të cilat janë marrë nga të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe të ndëshkohem vetëm pse kam zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin është absurditet i llojit të vet dhe sipas të gjitha gjasave vendim i porositur”, tha ajo.

Zonja Daka drejtonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nga viti 2010.

Shkarkimi i saj u kundërshtua nga partitë opozitare dhe një grup organizatash joqeveritare të cilat thanë se vendimi është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajçak flet pas takimit të parë kurti-Vuçiç/ Palët ishin të sinqerta, ja për çfarë u pajtuan 

Publikuar

-

Nga

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nuk ka qenë i lehtë, mirëpo është e rëndësishme që ka ndodhur.

Ai ka deklaruar se procesi i dialogut do të vazhdojë para fundit të korrikut.

“Të dy liderët kanë pasur deklarata të sinqerta rreth asaj se çfarë duan palët nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak pas takimit.

Sipas tij, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut.

Sipas Lajçakut, blloku evropian, bashkë me popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë, kanë pritshmëri të larta nga të dy liderët, që të tejkalojnë trashëgiminë e së kalurës dhe ta shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë pas takimit se në tavolinë ka prezantuar ide të reja, ku njëra ndër to ishte edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe “në këtë mënyrë t’i kontribuojmë paqes dhe sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”.

LEXO EDHE:  Botën nuk e lëvizim dot, të paktën të ndryshojmë veten
LEXO EDHE:  Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në INTERPOL

Kurti ka thënë edhe se gjatë takimi ka ngritur edhe çështjen e personave të pagjetur, që sipas tij, është çështje “që nuk pret”.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviç”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Vuçiç tha se nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”.

“Ata erdhën që të merren vesh për asgjë, absolutisht për asgjë”, u ka th

Ndërkaq, takimit, presidenti i Serbisë, Vuçiç tha se nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”.

“Ata erdhën që të merren vesh për asgjë, absolutisht për asgjë”, u ka thënë Vuçiç gazetarëve pas takimit.

Sipas tij, pala e Kosovës nuk dëshiron të plotësojë marrëveshjet që kanë nënshkruar./REL

LEXO TE PLOTE