Connect with Us

Jasir Asani prezantohet te ekipi i ri: Do punoj fort për kombëtaren shqiptare

Sport

Jasir Asani prezantohet te ekipi i ri: Do punoj fort për kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Jasir Asani pasi njoftoi ndarjen nga Partizani në ditën e sotme, tashmë vetëm pak minuta më parë, është zyrtarizuar në ekipin e ri. Siç ishte paralajmëruar, sulmuesi ka firmosur në Hungari me klubin Kisvardës. Asani ka thënë edhe fjalët e para si lojtari më i ri i Kisvardës, teksa shprehet i bindur se do të bëjë mirë dhe se do të meritojë ftesën nga kombëtarja.

“Jam shumë i lumtur që do të vijoj karrierën te Kisvarda, e cilësoj një hap të madh përpara transferimin tim këtu. Kam lënë pas një sezon të mirë, por dua ta tejkaloj vetën dhe të bëj më mirë te Kisvarda.

Kam biseduar me bashkatdhetarët e mi që luajnë në Hungari. Jam i bindur që do ia dal të bëj mirë dhe të meritoj një ftesë nga kombëtarja shqiptare”, ishin fjalët e Asanit. Kujtojmë se në Hungari aktivizohen edhe Uzuni apo Memolla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Grushti në fytyrën e Danilos sjell panik si në rastin e Eriksen

Publikuar

-

Nga

Portugalia ka kaluar në avantazh kundër Francës me një gol të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Kristiano Ronaldo. Gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi luzitanët hedhin një harkim në zonë ku ndodh edhe një përplasje e frikshme. Hugo Loris tenton të grushtojë topin, por në fund ajo që grushton është koka e Danilos.

Ky i fundit rrëzohet menjëherë në tokë dhe sjell panik për një përsëritje të rastit Eriksen, teksa nis të ketë dridhje të pakontrolluara të kokës së tij. Arbitri tregohet i vëmendshëm dhe menjëherë thërret ndihmën mjekësore përpara se të japë karton të verdhë për Loris.

Ajo që vihet re është sjellja aspak e e drejtë e frencezëve, të cilët pavarësisht se bëhej fjalë për një lojtar që kishte pësuar një goditje të rëndë, rrethojnë gjyqtarin dhe i kërkojnë llogari për 11 metërshin e akorduar.

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE’ Euro 2020/ Barazon Gjermania, Ronaldo i shënon dopietë Francës (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Po luhen në këto momente dy sfidat e fundit të fazës së grupeve në Europian. Gjermani-Hungari në stadiumin “Mynih Arena” të Bajernit dhe Portugali-Francë. “Pancerat” do të kërkojnë medoemos kualifikimin duke përfituar dhe nga ndeshja kokë më kokë midis Francës dhe Portugalisë.

Por për gjermanët nuk do të jenë një sfidë e lehtë, pasi barazimi ndaj Francës i ka rritur moralin kombëtares hungareze e cila do të tentojë surprizën deri në minutën e fundit në mbrëmjen e sotme.

LIVE’ Gjermani-Hungari 2-2
Havertz 66′  Goretzka 84’/ Szalai 11′ Schafer 68′

FORMACIONET
Gjermani: Nojer, Ginter, Humels, Rudiger, Kimish, Gyndoan, Kros, Gosens, Haverc, Sane, Gnabri, Trajner: J. Lëv
Hungaria: Gulashi, Fiola, At.Zalai, Botka, Orban, Nego, Nagi, Shafer, Kleinheisler, Zalai, Roland Sallai, Trajner: M. Rosi

LIVE’ Portugali-Francë 2-2
Ronaldo 31′ pen 59′ pen/ Benzema 45+2, Benzema 48′

FORMACIONET:
Portugali: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro; Renato Sançez, Pereira, Joao Mutinjo; B. Silva, Kristiano Ronaldo, Zhota.
Franca: Loris; Kunde, Varane, Kimpembe, Hernandez; Pogba, Kante; Griezman, Toliso, Mbape; Benzema.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ “Manita” iberike, Kroaci-Spanjë në 1/8! Suedia eliminon Lewandowskin

Publikuar

-

Nga

Mbyllen llogaritë në grupit E, aty ku vetëm Suedia kishte siguruar kualifikimin. Spanja heshti kritikët, nuk u përmbajt përballë Sllovakisë në Sevilla, fitoi 5-0, por nuk shkoi më shumë se vendi i dytë.

Alvaro Morata humbi një penallti në minutën e 12-të. Martin Dubrava, “gardiani” i Newcastle, realizoi një pritje të bukur, por e dreqosi pak minuta më pas duke realizuar një autogol qesharak.

Mbrojtësi Laporte dyfishoi me kokë në limitet e pjesës së parë, ndërsa fraksioni i dytë solli edhe golat e Pablo Sarabia dhe Ferran Torres. Autogoli i Kucka vulosi suksesin me “manita” të kombëtares iberike.

Djemtë e Luis Enrique do të kenë përballë Kroacinë në raundin e 1/8-ve të Euro 2020, duel që do të luhet më 28 qershor në Kopenhagen të Danimarkës.

Sfidë spektakolare në Shën Petersburg të Rusisë. Suedia fitoi 3-2 ndaj Polonisë dhe ia doli të mbyllë aventurën në grupe në vend të parë. Polonia jashtë Euro 2020, pasi u rendit në vend të fundit në grupin E.

Emile Forsberg, sulmuesi i Leipzig, kaloi në avantazh të dyfishtë vikingët e Suedisë, por Robert Lewandowski, futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, nuk u dorëzua dhe u përgjigj me të njëjtën mënyrë: me një dygolësh.

Mes tyre edhe një gol i anuluar për polakët, të cilët ishin shumë afër përmbysjes së çmendur, por Viktor Claesson tundi rrjetën në minutat shtesë, duke nisur festën suedeze.

LEXO TE PLOTE