Connect with Us

Turqi-Itali nis me puthjen që bëhet virale, Europiani “nxehet” direkt

Sport

Turqi-Itali nis me puthjen që bëhet virale, Europiani “nxehet” direkt

Publikuar

-

Dita e sotme është festë në mbarë Italinë e Turqinë, veçanërisht në Romë, aty do luhet ndeshja e parë e Kampionatit Europian mes të kaltërve dhe ballkanasve.

Tifozë të shumtë në Italisë, por edhe të Turqisë kanë shkuar shumë orë më parë pranë stadiumit “Olimpico” dhe po bëjnë aktivitete të ndryshme, duke pritur orën 21:00, kur nis ndeshja.

Atmosfera mes tifozëve është shumë e ngrohtë dhe miqësore, duke mos pasur nevojën për ndërhyrjen e policisë për shmangien e përplasjeve. Për të dyja palët ka dëshirë të madhe për futboll dhe dashuri.

Një djalë italian dhe një vajzë turke janë puthur mes “Piazza del Popolo” dhe i kanë bërë hapjen ideale këtij dueli. Sot në “Olimpico” do jenë 16 mijë tifozë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shau futbollistin shqiptar, UEFA reagon për gjestin e Arnautovic

Publikuar

-

Nga

UEFA ka vendosur që të hap një çështje disiplinore pët Arnautoviç. Ky i fundit ka fyer origjinën e Alioskit pas golit të shënuar ndaj Maqedonisë së Veriut.

Arnautoviç do të kërkonte falje për veprimin e bërë, por kjo nuk ka mjaftuar.

Federata Maqedonase e Futbollit e kryesuar nga Sejdini i dërgoi letër zyrtare UEFA-s që të merret me rastin në fjalë. Qeveria e futbollit vendosi investigimin e rastit në fjalë dhe tashmë pritet dënimi i Arnautoviç.

LEXO TE PLOTE

Sport

Merkato në Brazil, Skënderbeu gati për dy goditje të tjera

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu mund të afrojë dy brazilianë të tjerë, duke tentuar kështu ndërtimin e një kolonie në klub. Pas Zhan Viktorit dhe mesfushorit Murilo Rosa, dy lojtarë të tjerë po ndiqen me kujdes nga klubi. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës, që janë duke u vëzhguar nga trajneri Memelli dhe vetë presidenti Takaj.

Ndërkohë, përpara se të bëhen afrimet konkrete, fillimisht korçarët janë duke u zbrazur nga lojtarët e sezonit të kaluar. Deri tani dy ka shkuar numri i firove në kampin bardhekuq, ku pas Shqiprim Taipit, i cili ka përfunduar kontratën, është larguar edhe portieri Mario Dajsinani. Por, duket se ende merkatoja në hyrje kërkon konfirmime dhe me shumë mundësi do të përcaktohet pas fundit të këtij muaji.

Korçarët do të kërkojnë të jenë të plotë dhe një gjë të tillë do të mundohen ta bëjnë gjatë fazës përgatitore. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se në tavolinën e punës së presidentit Takaj nuk ka emra lojtarësh dhe alternativash për të veshur fanellën e Skënderbeut. Gjithçka duket se ka nisur me dy konfirmime dhe një afrim.

Korçarët kanë siguruar shërbimet e Bekim Rexhepit dhe Leard Sadriut edhe për një tjetër sezon. Të dy futbollistët do të vijnë në huazim edhe për një tjetër vit nga Shkëndija e Tetovës. Burime pranë presidentit bëjnë me dije se Skënderbeu momentalisht është fokusuar tek afrimi i dy brazilianëve të tjerë, por edhe rinovimi i kontratës me Marën dhe Zguron.

LEXO TE PLOTE

Sport

Në Hungari bëjnë jetë normale, 61 mijë tifozë presin sot Portugalinë e Ronaldos

Publikuar

-

Nga

Hungaria do të presë ditën e sotme Portugalin në ndeshjen e saj debutuese të Europianit. Një sfidë që sipas kalendarit i takon ta luajë në shtëpi. Vendasit kanë menduar të shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë, pasi në stadiumin Pushkash Arena të pranishëm do të jenë 61.000 persona.

Një numër rekord për të gjitha ndeshjet e Euro 2020 të zhvilluara deri më tani. E gjitha kjo vjen pasi Hungaria është një nga shtetet kampione të vaksinimit kundër koronavirusit.

Deri tani ia kanë dalë të vaksinojnë 5.3 milionë njerëz nga 9.8 milionë që është e gjithë popullata. Prej disa kohësh, Budapesti i është rikthyer thuajse tërësisht jetës normale, e kështu ata do të përpiqen që edhe në stadium të krijojnë një atmosferë elektrizuese për të “trembur” Ronaldon me shokë.

LEXO TE PLOTE