LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputetja e PD: Gara e brendshme e pabarabartë, Basha është vetëshpallur kryetar

11 Qershor 2021, 15:04, Politikë CNA
Ish-deputetja e PD: Gara e brendshme e pabarabartë, Basha është

Anëtarët e Partisë Demokratike të dielën zgjedhin kryetarin e ri ku përballë liderit aktual Lulzim Basha në garë janë Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Për ish-deputeten e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska gara për zgjedhjet e brendshme është e pabarabartë.

?Unë vlerësoj faktin që arritur të organizohet një garë, pavarësisht se nga vetë kandidatët në këtë garë ka kontestime pafund për rregullsitë e garës, por që unë dhe në konceptim tim politik, unë gjithmonë e kam pranuar garën edhe kur ka qenë e pabarabartë?, tha ajo.

?Kjo është një garë e domosdoshme për statusin ku ndodhet Partia Demokratike. Ka dalë nga një goditje e rëndë, nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kjo goditje nga rezultati, e bën akoma më të domosdoshme garën për ndryshimin e lidershipit në PD, përgjegjësia e humbjes së një gare zgjedhore, çfarëdo qoftë ajo, i bie kryetarit dhe kryesisë së PD. E quaj të pabarabartë si garë, sepse nuk pati aktin aq fin të demokracisë që është dorëheqja e kryetarit dhe ky është njëri nga element që e cenon garën?, shtoi ajo.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, znj.Përnaska theksoi se kreu aktual i PD-së është vetëshpallur fitues, që në momentin kur nuk pranoi të japë dorëheqje dhe të hynte në garë pa asnjë ?privilegj?.

?Ai [Lulzim Basha] është vetëshpallur fitues, sepse nuk ndërmori ato hapa minimalë për të organizuar, sipas përgjegjësisë që ka në atë pozicion një garë të hapur dhe rregulla të qartë për të gjithë. E gjykon veten të privilegjuar, që nuk pranoi t?i nënshtrohej këtyre rregullave dhe të dilte në një stad barazie me kandidatët e tjerë?, tha ajo.

Sipas saj, Partia Demokratike duhet t?i nënshtrohet një procesi të thellë ripërtëritjeje dhe të kthehet si alternativë e besueshme për shqiptarët.

?PD ka nevojë për ripërtëritje të thellë, që të bëhet sa më parë një alternativë e besueshme qeverisëse në Shqipëri. Pas-gara do të krijojë situata të reja, unë pres zhvillime dinamike në PD. Është parti që ka lindur nga lëvizja dhe është rritur nga lëvizja. PD është partia e masës. Ashtu ka lindur dhe ashtu duhet të rikthehet?, tha ajo./euronews

Lajmet e fundit nga