Connect with Us

Intervista për median serbe/ Berisha ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Argati i Vuçiç hoqi sot maskën!

Politikë

Intervista për median serbe/ Berisha ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Argati i Vuçiç hoqi sot maskën!

Publikuar

-

Intervista për median serbe/ Berisha ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Argati i Vuçiç hoqi maskën!

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median e njohur serbe “Euroneës”, ku ka folur për shumë çështje të rajonit, duke u ndalur kryesisht te dialogu mes Kosovë dhe Serbisë, si dhe ideja për “Shqipërinë e Madhe”.

I pyetur nga gazetari i televizionit serb se si e shihte qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për të paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Serbinë për Gjenocid, Rama u shpreh se kjo është një rrugë e komplikuar duke mos e mbështetur si ide.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi flet për takimin me Berishën/Ja ç’ndodhi dje, ishim të dy të shqetësuar

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili teksa ka publikuar dhe intervistën e kreut të qeverisë e quan argat i Vuçiç dhe armik të Kosovës.

“Heq masken argati i Vuçiç, si armik i Kosoves mohon genocidin serb ndaj shqiptarve ne Kosove. Ndiqeni intervisten e tij! sb”, shkruan ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kapitull modernizimi të shërbimit shëndetësor”/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu Rama u shpreh se ky spital do të ketë sistem të ri ultramodern të laboratorëve të analizave cili do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Hapet një tjetër kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend”, ka shkruar Rama.

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e qarqeve/ Zbulohen porositë

LEXO EDHE:  Astrit Patozi flet për takimin me Berishën/Ja ç’ndodhi dje, ishim të dy të shqetësuar

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analistët “kryqëzojnë” Bashën/ Gara e pabarabartë, PD duhet të reformohet

Publikuar

-

Nga

Rikonfirmimi në krye të PD-së ishte objektivi më i lehtë për Lulzim Bashën. Kryetari në garën e 13 qershorit duhej të jepte shembullin për zgjedhje model brenda partisë së tij ndryshe nga 25 prilli që vetë Basha e cilëson masakër elektorale.

Analistët Afrim Krasniqi dhe Aristir Lumezi, duke folur për A2 CNN, janë shprehur se nuk janë të bindur që kryedemokrati ia doli në sfidën e dytë, atë të standardeve.

“Në këto zgjedhje në PD pati hapësirë për konkurencë po nuk pashë garë. Kandidatët nuk iahin potencial dhe nga aspekti studimor ishte një shans i humbur për PD.”, u shpreh Krasniqi.

“Ishte e parabartë sepse zoti Basha nuk dha dorëheqjen”, shtoi Lumezi.

Ilir Kalemaj dhe Vehap Kola mendojnë ndryshe. Sipas tyre garë pati edhe pse bien pjesërisht dakord me faktin që nuk ishte e barabartë.

LEXO EDHE:  Rama kallëzon për shpifje deklaratat PD-së

LEXO EDHE:  “PD në Vlorë merr 6 mandate”/ Leskaj: Ajo që Rama quan “tërmet” do t’i kthehet në “qamet

“Mendoj se përqindja e anëtarëve që votuan ishte një përqindje e kënaqshme që në një farë mënyrë legjitimon edhe zgjedhjet në PD.”,thotë Kalemaj.

Me rikonfirmimin në krye te PD analistët medojnë se Lulzim Basha tashmë do ketë një detyrë akoma mëtë vështirë se në të kaluarën, të mbajë partinë e bashkuar.

“Sfida kryesore është për tu shndërruar ne parti për të krijuar mekanizma për të shkuar në parlament dhe për tu sjelle në mënyrë konstruktive.”, tha Krasniqi.

“Duket të jetë një identitet tjetër politik nga ai që ka pasur në vitet 90 pa humbur asgjë por duke shtuar vlera.”, u shpreh Kalemaj.

Gazetari Aristir Lumezi propozon që për të ardhur në pushtet, PD duhet të mësojë nga taktikat e kundërshtarëve politikë.

“Duhet të punojë më mirë me patronazhistët e tij”, thotë Lumezi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zero taksa”/ Si i gënjeu Edi Rama bizneset, “fatura” e kripur që do paguajnë qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Zero taksa”/ Si i gënjeu Edi Rama bizneset, “fatura” e kripur që do paguajnë qytetarët

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryemkinistrin Edi Rama, se ka gënjyer bizneset, kur premtoi zero taksa, pasi sipas saj a ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se taksa e fiskalizimit është një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 milionë euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Sipas Tabakut, kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

I gënjeu bizneset! U premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Si në çdo palë zgjedhje, premtojnë diçka që nuk do ta mbajnë. Gënjejnë ditën për diell për t’u hedhur hì syve të shqiptarëve dhe për t’i zhytyr edhe më shumë në varfëri.

Takova sot biznese në një nga zonat e mia elektorale, dega 2, ku u informova për kërkesën e radhës të qeverisë me emrin taksa e fiskalizimit.

Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit.

Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

Ne, jemi ndryshe! Nuk gënjejmë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes.

Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi frymëzimit tonë!”-shkruan Jorida Tabaku.

LEXO TE PLOTE