LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harrojeni Oktapodin Pol, ndeshjet e Europianit po i parashikon një... qen

11 Qershor 2021, 06:47, Sport CNA
Harrojeni Oktapodin Pol, ndeshjet e Europianit po i parashikon një... qen

Një herë një oktapod, pastaj një breshkë një kangur e tani një qen. Të gjesh një parashikues për ndeshjet e turneve të mëdha, që natyrisht të jetë shumë zbavitës, është kthyer një modë e vërtetë dhe Euro 2020 nuk mund të mbetej prapa në këtë aspekt. Vetëm 1 ditë nga starti i kampionatit Europian në rrjetet sociale është shfaqur një qen parashikues, që ka dhënë verdiktin e tij për ndeshjen inauguruese Turqi-Itali.

Para qenit janë vendosur dy tasa me ushqimet tradicionale të vendeve përkatëse: Italia me spaghetti bolognese dhe Turqia me qebap. Qeni mund të zgjedhë dy herë për të bërë parashikimin fitues: nëse zgjedh dy herë të njëjtin ushqim, skuadra që përfaqësohet me të parashikohet fituese, por nëse ai zgjedh të dyja herët ushqimet e të dyja skuadrave atëherë barazimi është në ajër. Është pikërisht ky rezultati që qeni parashikoi për sfidën hapëse të Euro 2020, mes Turqisë dhe Italisë.

Lajmet e fundit nga