Connect with Us

Gjermania jep lajmin e mirë/ Heq kufizimet për këto shtete

Bota

Gjermania jep lajmin e mirë/ Heq kufizimet për këto shtete

Publikuar

-

Gjermania jep lajmin e mire/ Heq kufizimet për këto shtete

Instituti Robert Koch në Gjermani ka bërë një sërë ndryshimesh në listën e vendeve me rrezik për shkak të virusit Covid-19. Paralajmërimet hiqen edhe për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Të dielën (13.06.) qeveria gjermane do të heqë rajone të tjera nga lista e zonave të rrezikut për virusin Covid-19.

Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Libani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Qipro dhe Ukraina janë hequr nga lista e zonave të rrezikut. Kjo vlen edhe për dy rajone në Norvegji dhe ishullin Madeira në Portugali. Kushdo që vjen në Gjermani nga këto zona nga toka në të ardhmen nuk duhet të respektojë më asnjë kufizim hyrjeje për shkak të Coronas. Për të gjitha këto vende dhe rajone, Ministria e Jashtme gjermane nuk bën më paralajmërim për udhëtimet.

LEXO EDHE:  Situata në Kosovë/ Tri viktima dhe 158 raste me koronavirus

SHBA dhe Kanada gjithashtu që nga e diela nuk janë më zona rreziku. Megjithatë, në këto dy shtete ekziston ende ndalimi i hyrjes për gjermanët që nuk jetojnë atje.

Për shkak të numrit në rënie të infektimeve me Corona, qeveria federale heq nga lista e shteteve zona rreziku edhe të gjithë Austrinë dhe pjesë të Greqisë, Kroacisë dhe Zvicrës. Kjo u njoftua nga Instituti Robert Koch (RKI). BE po punon për një “frenë emergjence” nëse situata përkeqësohet përsëri./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti tregon çfarë u bisedua sot me Vuçiç, katër propozimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit të parë, me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Kurti ka thënë se në takimin e parë me palën serbe, ka bërë katër propozime.

Takimi ishte konstruktiv nga ana jonë. Do të marrim pjesë në këtë proces që është i vështirë e pala tjetër fliste për ide të vjetra. Propozuam katër ide. Të iniciojmë marrëveshjen SEFTA. Propozim i dytë, që një ditë pas samitit të djeshëm të NATO-s, të nënshkruhet marrëveshja e paqes që ne s’do ta sulmojmë njëra tjetrën. Propozimi tjetër ishte që te çështja e të pagjeturve, duhet të largohet nga delegacioni Serb, Velkjo Odalloviç. Dhe propozimi i katërt, për pakicat, ishte reciprociteti bilateral, që është parim i përgjithshëm, por për serbët në Kosovë do të kishim Këshill Nacional siç është në Serbi për shqiptarët. Tri propozimet tona të fundit u refuzuan, por për SEFTA-n s’pati përgjigje. Shpresoj se do ta konsiderojnë seriozisht këtë propozimin tonë që e bëmë sot.”-tha Kurti.

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Biden me paralajmërim të fortë para takimit me udhëheqësin rus

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s për t’i bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Udhëheqësit e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime keqdashëse.

Zoti Biden, me një stemë të NATO-s në jakën e xhaketës, tha se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij të mërkurën me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shenjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera.

“Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë,” tha presidenti.

Zoti Biden është në vazhdën e një vizite tetë ditëshe në Evropë në përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

Udhëheqësit e NATO-s u përgjigjën duke dalë me një deklaratë që e cilëson Kinën një sfidë të vazhdueshme për sigurinë, e cila përpiqet të minojë rendin ndërkombëtar që bazohet tek rregullat.

Ata shprehën shqetësim lidhur me ato që i cilësuan si “politika presioni” nga ana e Kinës si dhe praktika jo transparente në përpjekjet për të modernizuar forcat e saj të armatosura si dhe në përhapjen e dezinformimit.

Aleatët gjithashtu dënuan aktivitetin provokues ushtarak të Rusisë dhe manovrat destabilizuese pranë kufijve të vendeve anëtare të NATO-s.

LEXO EDHE:  Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid 19

LEXO EDHE:  Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit

“Deri kur Rusia të dëshmojë se po respekton ligjin ndërkombëtar dhe përgjegjësitë e tij, nuk do të ketë kthim në marrëdhënie normale,” thanë ata.

Ndërkaq, komunikata e re e Brukselit deklaron se vendet e NATO-s “do të angazhohen me Kinën të nisur nga parimi për mbrojtjen e interesave të Aleancës”.

Para samitit të NATO-s, Presidenti Biden mori pjesë në takimin e G-7, ku arriti të bindë pjesëmarrësit të dalin me një komunikatë që denoncon punën e detyruar dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga Kina, përfshirë edhe persekutimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike.

Megjithatë, duket se aleatët nuk janë aq të gatshëm të dalin me deklarata të forta denoncuese ndaj Kinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendimi i NATO-s për ta veçuar Kinën si kërcënim “nuk duhet tepruar” pasi Pekini, ashtu si Rusia, mbetet vend partner në një numër fushash. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë, prandaj tha zonja Merkel “duhet gjetur balanca e duhur”.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Aleancës të mos lejojë që Kina të bëhet temë shpërqëndruese nga probleme më kritike për NATO-n, ndër to lufta kundër terrorizmit dhe sfidat e sigurisë me Rusinë.

“Mendoj se ka shumë rëndësi të mos hapemi më shumë se duhet në përpjekjet tona dhe të mos tregojmë paragjykime në adresë të Kinës,” tha zoti Macron.

Të hënën, ambasada kineze në Britani nxori një deklaratë ku e cilëson komunikatën e G-7 “një ofezë e qëllimtë njollosëse ndaj Kinës, e cila në mënyrë arbitrare ndërhyn në punët e brendshme të Pekinit”.

Ndërkaq, aleatët e Shteteve të Bashkuara si në takimin e G-7, ashtu edhe në samitin e NATO-s kanë shprehur çlirim dhe entuziazëm për pozicionimin e Presidentit Joe Biden ndaj partneritetit transatlantik, një qëndrim që dallon dukshëm nga politika “Amerika e Para” që ndoqi pararendësi i tij, Donald Trump. VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Borrell: Procesi i dialogut nuk do të jetë i lehtë

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të martën se është i vetëdijshëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë, mirëpo angazhimi i të dyja palëve është i domosdoshëm për popujt e dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takohen të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Borrell ka thënë se gëzohet që takimi po zhvillohet në kohën e njëjtë kur Bashkimi Evropian takohet me presidentin amerikan Joe Biden.

“Kemi një momentum të ri dhe na duhet ta shfrytëzojmë atë”, ka thënë ai, duke thënë se kjo mundësi vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Borrell ka thënë se është e qartë se rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi shtrojnë rrugën për të ardhmen evropiane për të dyja palët.

LEXO EDHE:  Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid 19

LEXO EDHE:  Shkon në 2522 numri i viktimave në shtetin fqinj/ Ja sa persona janë infektuar

Zyrtari i BE-së ka thënë mes tjerash se blloku evropian dhe vetë ai presin përparim të shpejtë në procesin e dialogut, për ta lënë të kaluarën mbrapa dhe të arritur marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim marrëdhëniesh.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i nivelit të lartë në dialog do të lehtësohet nga Borrell, i cili do të mbështetet nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi i së martës është i pari ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Fillimisht Borrell do të ketë takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ndërkaq rreth orës 10:30 pritet të nisë takimi trepalësh, ku do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, presidenti i Serbisë, kreu i diplomacisë së BE-së, Borrell, si dhe përfaqësuesi i Posaçëm, Lajçak./REL

LEXO TE PLOTE