Connect with Us

Faktet/ Sali Berisha kërcënon publikisht Lulzim Bashën

Politikë

Faktet/ Sali Berisha kërcënon publikisht Lulzim Bashën

Publikuar

-

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljet e fundit mediatike ka mbajtur qëndrime të drejtpërdrejta dhe mjaft të forta kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lideri historik i demokratëve, mbrëmjen e djeshme në studion e Syri tv, ka bërë një një paralajmërim mjaft të fortë, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike.

I pyetur nëse do të rikthehet në krye të PD-së, Berisha është përgjigjur se “Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më”.

Por, deklarata e djeshme Sali Berishës, duket një paraljamërim por edhe një kërcënim publik për Lulzim Bashën.

Ajo çfarë është e kuptueshme qartë, është fakti se Sali Berisha po e ndëshkon hapur Lulzim Bashën, pas vendimit të DASH, i cili i ndalonte hyrjen në SHBA ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij.

Deklaratat e Berishës, tregojnë qartë për një ndëshkim që duket se ish-kryeministri po i bën atij që vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së.

Por, deklarata e djeshme e Berishës, nuk është i vetmi qëndrim që ai ka mbajtur kundër Lulzim Bashës.

Vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit të DASH,  në një qëndrim të mbajtur në rrjetet sociale, duket se Berisha i dërgonte një mesazh të qartë Lulzim Bashës.

Unë gjithashtu kam denoncuar në mediat shqiptare dhe të huaja, duke ditur shumë mirë pozicionin por edhe lidhjet e panumërta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin më kryesor të politikaneve të sotëm dhe në gjykimin tim, si një armik të vërtetë të demokracisë në vendin tim.”-shkruante Berisha, në datën 19 maj.

Por, kujtojmë këtu se Lulzim Basha, është shkolluar me paratë e Soros. (Lexo ketu) Është Lulzim Basha që ka pritur Soros në selinë e PD-së, gjë të cilën Berisha nuk e kishte bërë kurrë.

Po ashtu në studion e “Opinion”, në datën 20 maj, Sali Berisha ka ekzekutuar politikisht Lulzim Bashën, duke i faturuar atij përgjegjësinë për çdo vendim politik të Partisë Demokratike, që solli edhe dështimet e njëpasnjëshme që pasi drejtimin e saj e mori Lulzim Basha.

Berisha ka mohuar të ketë pasur ndikim ai në vendimin për të futur demokratët në çadër në vitin 2017, duke thënë se “A mund ta imagjinojë kush që Sali Berisha të të fusë në çadër? Kurrën e kurrës. Ata që më njohin mua nuk mund ta thonë kurrë. Unë jam njeri i shesheve. Ai ka qënë vendim vetëm i Lulzim Bashës”.

Po ashtu, edhe për vendimin për të djegur mandatet e deputetëve në 2019, Berisha e tha qartë se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën, se ky vendim mund ta çonte në katastrofë.

LEXO EDHE:  Shembja e shtëpive në Astir/ Lame bën përgjegjës Bashën dhe Berishën

Kushdo që mendon se atë vendim e mora unë më nderon. Por, nuk është ashtu. Unë e kam paralajmëruar se një vendim i tillë mund të sjellë fitore, por edhe mund të të çojë në katastrofë”-deklaroi Berisha.

Berisha mohoi të jetë ai përgjegjës edhe për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Berisha tha se “Nuk ka qënë vendimi im, nuk jam përfshirë fare. Unë vetëm sa respektoj vendimet e kreut të partisë”.

Por, Berisha nuk është ndalur me kaq.

I pyetur nga Favziu edhe në lidhje me akuzat për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës, sërish Berisha gishtin e drejtoi nga Lulzim Basha.

Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje. Akuzat kanë qënë për ministrin”-është shprehur Berisha, duke iu drejtuar kështu Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka qënë ministër i Transportit.

Gjithashtu, Berisha ka folur në lidhje me garën brenda PD-së, duke mbajtur një qëndrim të hapur kundër Lulzim Bashës.

Vetëm pak ditë më parë, në studion e emisionit “PolitikOn”, Berisha ka theksuar se PD tashmë kishte detyra të tjera dhe jo të afronte datën e zgjedhjeve.

Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu edhe një analizë serioze të PD-së. Një vendim që e votoi këshilli kombëtarë, edhe ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, unë vendosa që të hesht se ishte një vendim unanim”-është shprehur Berisha.

Deklarata e Berishës, dhe qëndrimi që ai mbajti në lidhje me garën për kreun e PD-së, duken qartë se ai tashmë është kundër Lulzim Bashës, i cili po zhvillon farsën e radhës, për të mbajtur karrigen e kryetarit.

Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar disa ditë më parë nga DASH.

Deklaratat e Berishës tregojnë qartë se tashmë kemi një Lulzim Bashë të vetmuar dhe të braktisur./CNA.al

Do rikthehet si kryetar i PD-së?/ Berisha bën paralajmërimin e fortë

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Berisha ndërhyn në garën e PD/ Shfaqet kundër Bashës

Ish-Presidentit Berisha dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazetari zbulon vendimin skandaloz të qeverisë/ Si po “zhvaten” miliona euro, dyshimi i fortë për Ramën

Publikuar

-

Nga

Gazetari zbulon vendimin skandaloz të qeverisë/ Si po “zhvaten” miliona euro, dyshimi i fortë për Ramën

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare do të miratojë sot një vendim, ku sipas tij do i japë Bashkisë së Durrësit, 3 milionë euro në vit, që kjo e fundit t’ja kaloje direkt inceneratorit të Tiranes.

Sipas Tomorrit, kjo nuk është e vetmja mbështetje, se paralelisht Bashkia e Durresit do paguaje edhe ca milione euro te tjera ne vit nga buxheti i vet tek landfilli i Sharrës.

Gjithashtu ai ngre dyshime, nëse që nuk do jetë vetë kryeministri Edi Rama, ai që do firmosë vendimin e qeverisë.

“Pasi zgjidhem krizen e mbetjeve ne Fier sot do zgjidhim ate te Durresit. Qeveria do miratoje sot nje vendim ku do i jape 3 milione euro te vockla ne vit Bashkise se Durresit, qe kjo e fundit t’ja kaloje direkt inceneratorit te Tiranes. Dmth Bashkia eshte si tip agjenti fiskal, qe merr parate nga qeveria dhe ja jep inceneratorit te Tiranes.

LEXO EDHE:  Policia breshëri kallashi drejt fëmijëve në Kurbin/ Fshihet krimi

Por kujdes. Keto 3 milione euro ne vit jane vetem mbeshtetja e qeverise, se paralelisht Bashkia e Durresit do paguaje edhe ca milione euro te tjera ne vit nga buxheti i vet tek landfilli i Sharres.

LEXO EDHE:  Shembja e shtëpive në Astir/ Lame bën përgjegjës Bashën dhe Berishën

I vetmi informacion qe nuk dihet akoma eshte qe vendimi do jete me firmen e kryeministrit personalisht apo ne mungese dhe me porosi.

Dhe thoni pastaj qe paraja nuk i hedh plehrat perpjete.

Ah se harrova dhe kete. Do kaloje edhe nje vendim tjeter ku Ministria e Kultures thote qe mua nuk me hahen tenderat. Me mire ti beje Bashkia e Tiranes.”.shkruan Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim zbret në PD/ Ambasadorja i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka shkuar sot në zyrë kreut të PD-së Lulzim Basha.

Nuk dihet tema e këtij takimi, pasi nuk ka qenë raportuar më herët për një aktivitet të tillë, por ka qenë sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili  e ka pritur ambasadoren dhe më pas e ka shoqëruar për tek zyra e Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Erion Veliaj betonizoi Tiranën/ Si mashtronte për ndërtimet, video që e nxjerr “zbuluar”

Publikuar

-

Nga

Erion Veliaj betonizoi Tiranën/ Si mashtronte për ndërtimet, video që e nxjerr “zbulur”

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, me premtimin se nuk do të jepte më leje ndërtimi.

“Përsa kohë ka apartamente të cilët rrinë bosh ne nuk do të japim asnjë leje ndërtimi. Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeriu që ndërtoi pallate”.-deklaronte Veliaj në vitin 2015.

Një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, përkundrazi, Tirana nuk frymon më nga ndërtimet e shumta, në çdo cep e në çdo rrugë.

Kryeqyteti me në krye Erion Veliajn është kthyer në një kantier ndërtimi, ku diku hapen themele të reja, e ku diku lartësohen pallate e kulla.

Sot Tirana dhe rrugët e saj janë pushtuar nga pallatet që duket sikur kanë mbirë si kërpudhat pas shiut.

Një vëzhgim nëpër Tiranë, duke u nisur nga Lapraka e duke përshkuar më tej të gjitha zonat si Don Bosko, Stacioni i Trenit, Rruga e Barrikadave, në Qendër, rruga e Elbasanit, tek Zona e Ali Demit, apo edhe në anë tjetër të qytetit, tek Komuna e Parisit, në ish-Bllok, tek Vasil Shanto dhe në të gjitha zonat e tjera, ndërtimet dhe betoni janë kryefjala.

E gjithë kjo panoramë bën që Erion Veliaj të hyjë në histori edhe pse veçse ka hyrë, si njeriu që ndërtoi pallate dhe betonizoi çdo cep të Tiranës, duke ua bërë të pamundurën jetën qytetarëve.

Harta e pallateve ne ndertim ne Tirane

LEXO EDHE:  Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

LEXO EDHE:  Shqiptarët e bllokuar në kufi/ Basha: Një braktisje e tillë mizore përbën krim të rëndë

INSTAT konfirmon betonizimin

Nga viti 2016 deri në 2021, siç raportohet në media janë dhënë 907 leje ndërtimi për qytetin e Tiranës, nga të cilat 96 vetëm në muajt e parë të këtij viti.

Ndërsa, sipas shifrave të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për banesa, shënoi një rritje të shpejtë duke filluar nga viti 2017, duke arritur në 2019-n, në më shumë se 1 milionë metra katror, niveli më i lartë që nga viti 2005, kur në kryeqytet kishte një uri të madhe për banesa.

Në 2020-n, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa shënoi një rënie prej gati 10% në raport me 2019-n, por sërish mbeti pranë niveleve më të larta të dekadës.

Ndonëse në një periudhë pandemie, ndërtimi lulëzoi nëpër gjithë kryeqytetin, ndërsa rekord shënuan dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme, sipas raportimeve të INSTAT në prodhimin e brendshëm bruto.

Në 2020-n lejet e ndërtimit u rritën edhe për shkak të procesit të rindërtimit, kryesisht në zonën e Kombinatit.

Më poshtë video, ku në vitin 2015, në kohën kur kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtonte se nuk do të jepte leje ndërtimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE