Connect with Us

Dy ditë para zgjedhjeve/ Shehaj thirrje demokratëve, të dalin masivisht në votime

Politikë

Dy ditë para zgjedhjeve/ Shehaj thirrje demokratëve, të dalin masivisht në votime

Publikuar

-

Dy ditë para zgjedhjeve/ Shehaj thirrje demokratëve, të dalin masivisht në votime

Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku I bën thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin.

Shehaj shprehet se Partia Demokratike duhet të kthehet në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ishte partia që fitonte.

“Të dashur demokratë ,Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë.

Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’ju heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë.

Koha kur mund t’ju quanin armik, t’ju përjashtonin apo t’ju hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike.

Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte.”/CAN.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Qytetarët në protestë/ Salianji: Rama është kryeministër i pakicës!

LEXO EDHE:  PD-LSI bëhen bashkë kundër Reformës në Drejtësi/ Nisin sulmet ndaj vetingut

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Grushte në PD/ Kryebashkiaku rrihet me deputetin

LEXO EDHE:  Patozi tregon qarkun ku pritet të kandidojë/ Mesazh politikanëve: Mirëpresim ata që duan ndryshimin

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me opozitën

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Spiropali: PS e hapur të diskutojë emra me opozitën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për emrin e një Presidenti të ri konsensual.

E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Spiropali tha se qeveria është gati për tu ulur në një tryezë me opozitën për këtë çështje.

“Ne jemi të gatshëm që me opozitën në Parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një Presidenti konsensual. Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  “Lider lind, nuk bëhesh”/ Nikoll Lesi “ledhaton” Ramën, mesazhe të forta Bashës dhe Kryemadhit

LEXO EDHE:  Qytetarët në protestë/ Salianji: Rama është kryeministër i pakicës!

Sipas Spiropalit, PS e shkarkoi Ilir Metën jo me emocion por për shkak të shkeljes së rëndë të kushtetutës.

“Përkundrazi kemi qënë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës”, theksoi Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE