Connect with Us

Demokrati zë ngushtë Bashën/ S’na kërkove vota për të mundur Ramën, sot vjen për karrigen

Politikë

Demokrati zë ngushtë Bashën/ S’na kërkove vota për të mundur Ramën, sot vjen për karrigen

Publikuar

-

“PD ka nevojë për ideator”/ Qytetarët “masakrojnë” Bashën: Çfarë të lidh ty me PD

Prej rreth një muaji kandidatët për kryetarë të PD-së kanë nisur fushatën elektorale me demokratët në qarqe për zgjedhjet e 13 qershorit.

Gjatë këtyre takikmebve ka pasur edhe momente të sikletshme për kandidatët dhe një rast të tillë e ka treguar mbrëmjen e sotme Fatbardh Kadilli. Ai zbuloi në emisionin “Zonë e Lirë” bisedën e një demokrati me kryetarin  e opozitës Lulzim Basha gjatë një takimi.

Sipas tij, demokrati i kishte kërkuar Bashës llogari se përse nuk i kishte mbledhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit për të kërkuar votën kundër Edi Ramës, por i kishte mbledhur për zgjedhjet në PD.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Eskorta e Ramës dhunoi një familje

“Pse nuk erdhe gjatë fushatës, nuk erdhe për të na kërkuar vota për të mundur Ramën dhe erdhe për të marrë vota për të luftuar Kadillin”, ka pyetur anëtari i PD-së kreun e opozitës sipas Kadillit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti final i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Balla deklaron se OSBE/ODIHR konfirmoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

Sipas Ballës, Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

LEXO EDHE:  Kryemadhi “braktis” Tiranën/ Ja ku ndodhet Kryetarja e LSI-së

LEXO EDHE:  Basha i jep fjalën kamzalinjve/ “Bashkinë dhe Xhelalin nuk do ta dorëzojmë kurrë”

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE/ Reagon Basha: Masakër Zgjedhore! Më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Sipas Bashës e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Dhe me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:

– Blerja masive e votave.

– Presioni ndaj votuesve.

– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.

– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.

– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.

– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.

LEXO EDHE:  Çfarë fshihet pas rikthimit të Rulit në PD?/ Kulluri: Pazaret i bën familja e Bashës

LEXO EDHE:  Basha i jep fjalën kamzalinjve/ “Bashkinë dhe Xhelalin nuk do ta dorëzojmë kurrë”

– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.

– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.

– Legalizime në këmbim të votës.

– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.

– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!

Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Rama tregon si do të hiqet ligji i luftës

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Rama tregon si do të hiqet ligji i luftës

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE