LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e Berishës për rikthim në krye të PD/ Tabaku: Është e drejta e tij të luftojë

11 Qershor 2021, 10:34, Politikë CNA
Deklarata e Berishës për rikthim në krye të PD/ Tabaku:

Ish kryeministri Sali Berisha bëri një paralajmërin të fortë mbrëmjen e djeshme, teksa u shpreh se do të rikthehet në krye të PD.

Lidhur me këtë deklaratë ka reagur edhe deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku, e cila në një intervistë për ABC tha se është e drejta e tij për të luftuar deri në fund për dinjitetin.

Por sipas saj, kjo deklaratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet brenda PD që do të mbahen të dielë.

Për Tabakun, rivalët e Bashës kanë përdorur një gjuhë përçarëse, ndërsa ka vlerësuar kreun aktual të PD se hyri në zgjedhjet e 25 prillit pa asnjë lloj pushteti dhe u rrit në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë.

?Zoti Berisha është në të drejtën e tij për të luftuar për dinjitetin e tij. Ai ka një kontribut jo vetëm në PD por në politikën shqiptare. Unë kam shumë respekt për atë. Kjo nuk ka lidhje me betejën e ditës së djelë. Ne kemi garën për kreun e PD është një garë që tregon vlera dhe standarde, mendime të ndryshme. Ajo që nuk pranoj tek rivalët e zotit Basha është gjuuha përçarëse që kanë përdorur. U futëm në zgjedhje pa asnjë lloj pushteti dhe u rritëm. Ne kemi mbështetje gjysmën e Shqipërisë?, tha Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga