Connect with Us

Çfarë ndryshimi mund të sjellin 500 milionë doza?

Bota

Çfarë ndryshimi mund të sjellin 500 milionë doza?

Publikuar

-

Çfarë ndryshimi mund të sjellin 500 milionë doza?

Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, në kohën kur vendet e varfra po luftojnë për imunizimin e qytetarëve të tyre.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e vendeve më të industrializuara, G7, tha se ky është donacioni “më i madh i vaksinave”, i bërë nga një vend i vetëm.

“Derisa ekonomia amerikane po rimëkëmbet, është në interesin tonë që edhe ekonomia globale të fillojë rimëkëmbjen. Kjo nuk do të ndodhë nëse nuk e vëmë pandeminë nën kontroll në të gjithë botën”, tha Biden.

Duke folur përkrah tij, shefi i kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer, Albert Bourla, tha se ai mund të shohë “dritë në fund të tunelit”.

Shifra prej 500 milionësh tingëllon shumë, por çfarë ndryshimi do të bëjë?

Biden tha se vaksinat “do të fillojnë të transportohen në gusht” në “gati 100 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Një kontingjent prej 200 milionë dozash – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – do të shpërndahet këtë vit.

Kontingjenti tjetër prej 300 milionë dozash do të shpërndahet në gjysmën e parë të vitit 2022.

Vaksinat do t’u ndahen vendeve përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe një programi të drejtuar nga Bashkimi Afrikan.

Covax shpërndan vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Më herët, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do shpërndajnë 80 milionë doza në vendet rreth botës.

Edhe disa vende të tjera të G7-ës kanë nisur të dhurojnë doza. Përveç SHBA-së, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe.

Në një samit në fillim të qershorit, të organizuar nga Aleanca Globale për Vaksinim dhe Imunizim (Gavi), u njoftua se deri më tani, vendet e ndryshme kanë shpërndarë më shumë se 132 milionë doza.

LEXO EDHE:  E konfirmon ministrja e Shëndetësisë/ “Variantet e reja të COVID mund të kanë ardhur Shqipëri”

Shkalla e sfidës është e madhe dhe vaksinat duhen menjëherë.

“Për të vaksinuar së paku 10% të popullsisë në çdo vend deri në shtator, na duhen 250 milionë doza shtesë”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se 100 milionë nga këto doza duhen në qershor dhe korrik.

“Shpërndarja e vaksinave tani është thelbësore për t’i dhënë fund fazës akute të pandemisë”, tha ai.

Synim fillestar i Covax-it ishte shpërndarja e dy miliardë dozave të vaksinave në të gjithë botën deri në fund të këtij viti, por objektivi tani është për 1.8 miliard doza në 92 ekonomi në zhvillim, deri në fillim të vitit 2022.

“Ne kemi shumë nevojë për një politikë të jashtme të SHBA-së dhe për udhëheqjen amerikane në këtë sfidë”, tha përmes një postimi në Twitter profesori Peter Hotez, ekspert i vaksinave nga Kolegji i Mjekësisë Baylor në SHBA.

Zotimet e bëra janë ende larg 11 miliardë dozave që OBSH-ja llogarit se duhen për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së botës.

Arritja e këtij pragu nënkupton të ashtuquajturin imunitet të tufës.

“Bota ka nevojë për fabrika të reja për të prodhuar miliarda doza më shumë brenda një viti”, shkroi në Twitter Peter Maybarduk, drejtor i Programit të Qasjes Globale në Medikamente.

Niko Lusiani, nga organizata bamirëse Oxfam America, tha se dozat e SHBA-së janë të mirëseardhura, por ato janë “një pikë në kovë në krahasim me nevojën”.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili ndjek të dhënat për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 2.2 miliardë vaksina./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  U shpall non-grata në SHBA/ Nishani flet për bashkëpunimin me Berishën: Çfarë kam konstatuar

LEXO EDHE:  E konfirmon ministrja e Shëndetësisë/ “Variantet e reja të COVID mund të kanë ardhur Shqipëri”

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Publikuar

-

Nga

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj si të afërta me një deklarim lufte ekonomike, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme bjelloruse të martën.

Ministria komentoi një ditë pasi SHBA, BE, Britania dhe Kanadaja thanë se po bashkërendojnë veprimet për të ndëshkuar me sanksione disa zyrtarë të lartë bjellorusë në përgjigje të uljes së detyruar të një avioni pasagjerës muajin e kaluar me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një gazetar kritik ndaj regjimit.

Bashkimi Evropian ka thënë se po analizon edhe sanksione ekonomike ndaj disa prej produkteve më të rëndësishme të eksportit bjellorus si mineralet e papërpunuara dhe naftën.

“BE-ja vazhdon me veprime të qëllimta shkatërrimtare kundër popullatës bjelloruse, në mënyrë që, gjoja “të thajnë burimet financiare të regjimit”. Por në fakt, këto akte janë thuajse shpallje e luftës ekonomike,” thuhej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

LEXO EDHE:  E konfirmon ministrja e Shëndetësisë/ “Variantet e reja të COVID mund të kanë ardhur Shqipëri”

Kontrollorët bjellorusë të trafikut ajror më 23 maj urdhëruan një avion të firmës Ryanair, që udhëtonte nga Greqia në Lituani, të zbriste në Minsk ku autoritetet arrestuan një nga pasagjerët e avionit, gazetarin Raman Prataseviç.

Zoti Prataseviç është bashkëthemelues i një kanali transmetimesh në një aplokacion që ndihmoi për organizimin e protestave kundër regjimit të Presidentit Aleksander Lukashenko.

Që nga arrestimi i tij, gazetari 26-vjeçar është parë në një transmetim në televizionin shtetëror ku me lot në sy shprehte keqardhje për veprimet e tij dhe lavdëronte zotin Lukashenko. Kritikët e regjimit thonë se Raman Prataseviç dha një deklaratë të imponuar me forcë nga autoritetet./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vModerna si dozë të dytë vaksine kundër COVID-19 ndërsa të parën e mori AstraZeneca.

Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë pasi mori dozën e parë në Prill.

Zëdhënësi i Merkel ka publikuar në rrjetet sociale foton e certifikatës së vaksinës.

Ekspertët besojnë se alternimi i dozave të vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë por është ende shpejt për të qenë të bindur për këtë.

Znj. Merkel do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  U shpall non-grata në SHBA/ Nishani flet për bashkëpunimin me Berishën: Çfarë kam konstatuar

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 1,085 të infektuar dhe 12 viktima brenda 24 orëve

Në Mars, Gjermania bashkë me vende të tjera evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas një numri rastesh vdekjeje nga mpiksja e gjakut.

Më parë, Gjermania kishte ndaluar marrjen e vaksinës për persona mbi 60 vjeç, por tashmë është ndaluar për të gjithë të rriturit.

Pas një nisje të ngadaltë, më shumë se gjysma e popullsisë në Gjermania ka marrë dozën e parë të vaksinës./euronews

LEXO TE PLOTE