LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha loboi kundër Berishës

11 Qershor 2021, 06:22, Politikë CNA
Basha loboi kundër Berishës

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka nxjerrë me fakte shpenzimet që ka bërë kreu i PD Lulzim Basha në SHBA.

Në një postimi në rrjetin social Facebook, Kokalari shprehet se Basha ka lobuar fort kundër ish kryeministrit Sali Berisha, ndërsa nxjerr edhe çmimet e larta që janë shpenzuar nga kjo parti.

Sipas aktivistet shqiptare, PD është duke kaluar ditë të vështira dhe demokratët e vërtetë i ka zënë belaja me paaftësinë drejtuese që ka kjo parti.

Për Kokalarin, ka ardhur koha që Basha të jap dorëheqjen dhe të mos vazhdojë më me kokfortësi dhe papjekuri fëmijësh.

?E meqë jeni në ditë të vështira Kreshnik Collaku, e prapë s’dorëzoheni, sa para paguat të loboni këto dy javët e fundit për Sali Berishan? Opozita është nën sulm fatal nga George Soros, ju jeni distancuar nga kjo ngjarje dhe vazhdoni të bëni fushatë për postin e Kryetarit. Gjithsesi, kë quani situatë të vështirë ju, humbjen e Bashës apo sulmet e George Sorosit ndaj Berishës?

Nga 24 Marsi deri në 9 Qershor të 2017 ju keni harxhuar $675,000 për të lobuar në Amerikë. (Faktet në foton më poshtë)

$500,000 u paguan në 9 Qershor, dy dite përpara se Lul Basha të shkonte në një fundraiser për Guvernatorin Scott Ëalker, ku bëri dhe foton me Trump. Ishte gjithë kjo pagesë për një foto apo diçka tjetër? Ku i gjetët kaq shumë fonde për t’i harxhuar brënda tre muajve? Dhe meqë keni kaq shumë, sa po harxhoni tashti për ish-kryetarin tuaj dhe për të lutftuar padrejtësinë që po i bëhet PD-së dhe opozitës gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë.

Humbja PD-se, si dhe shpërdorimi i fondeve si më lartë, është vetëm faji i Kryesisë dhe Kryetarit të saj, Lulzim Basha. Ditë të veshtira po kalon PD-ja dhe PDistët e vërtet që i ka zënë belaja me pa-aftesitë tuaja.

Ndërkohë ju thoni ‘nuk dorëzoheni’! Po i hyni në hak gjithë Shqipëtarëve me këtë kokëfortësi dhe papjekuri fëmijësh. Jepni dorëheqjen. Dorërzoni çelësat!?, shkruan Kokalari./CNA.al

Lajmet e fundit nga