Connect with Us

“Basha do rizgjidhet në krye të PD”/ Balla i ripërsërit ftesën për bashkëpunim

Politikë

“Basha do rizgjidhet në krye të PD”/ Balla i ripërsërit ftesën për bashkëpunim

Publikuar

-

“Basha do rizgjidhet në krye të PD/ Balla i ripërsërit ftesën për bashkëpunim

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla në një deklaratë për mediat ditën e sotme foli për mbledhjen e Kongresit që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Në fjalën e tij, Balla ripersëriti ftesën ndaj PD ku u shpreh se duhet të ulen e të dialogojnë për të çuar përpara  reformat e rëndësishme për vendin dhe për të afirmuar përfundimisht rrugën që e çon Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Balla thekoi se mesa duket në zgjedhjet për kreun e Pd përsëri do të zgjidhet Lulzim Basha.

Biem dakord te rishprehja e vullnetit tonë, për një frymë të re politike të vend, prej shtatorit, kur dhe opozita, PD, se s’ka opozitë tjetër, të krijojmë dialog konstruktiv për interesat e vendit. Në qershor, korrik, shtator, do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, do të jetë hapja e negociatave dhe natyrshëm që ky proces i ri, por që është procesi i fundit që të çon në BE do përgjegjësi nga të gjitha palët.

Rama ka shprehur gatishmërinë për frymë të re, edhe me opozitën, që duhet të gjejë veten për këtë kontribut historik.

Në shtator do të krijojmë ura të reja komunikimi, në funksion të disa reformave të rëndësishme, për ligje që kërkojnë 85 vota. I kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështjet që kemi një dekordësi me PD. Kujtoj disa reforma politike, që edhe vetë zoti Basha, mesa duket do të rizgjidhet prapë, do të kemi mundësi të ulemi për të diskutuar prapë”, tha Taulant Balla./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Palët politike duhet të pranojnë gjetjet

Publikuar

-

Nga

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR për zgjehdje e 25 Prillit.

Celibashi, i ftuar në një intervistë për Neës 24  nënvizoi se palët politike duhet të pranojnë gjetjet e këtij raporti me qëllim që të mos ketë element negative në zgjedhjet e ardhshme.

Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij raporti.

Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c’ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre.

Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtusikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme.

Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral.

Kur ka qenë cështja e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, reflektimi ka qenë krej ndryshe dhe kjo e ka ndihmuar KQZ që të përgatisë këtë proces zgjedhor në përputhje me të gjitha parashikimet e ligjit. Në tërësinë e vet, klima e ashpër politike si rrallëherë në këto 30 vite nuk është se kontribuoi pozitivisht në tërësi për procesin zgjedhor”, ka thënë kreu iKQZ, Celibashi.

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha zhduk simbolet e PD-së, rikthen Republikën e re

LEXO EDHE:  Faktet që nxjerrin "zbuluar" Bashën/ Pse beteja e tij nuk është për zgjedhje të lira

Gjithashtu ai ka komentuar edhe përsa i përket votës së emigantëve, që ishte një nga çëhstejt që u diskutua më shumë gjatë zgjehdjeve dhe pati shumë reagime.

Celibashi tregon se nuk mungoi as dëshira dhe vullneti për ta bërë të mundur, por koha ishte e pamjaftueshme.

Koha që kishtë në dispozicion KQZ për ta përgatitur procesin e votimit të emigrantëve ishte e pamundur dhe nuk është se ne na mungoi vullneti e dëshira, por në një kohë aq të shkurtër dhe kur palët nuk kishin një konsensus për rregullat që KQZ duhet të miratonte në këtë proces, ne nuk kishim se cfarë të bënim më shumë”, është shprehur ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  PD refuzon ofertën e Ramës/ Kundërpërgjigjet Balla

LEXO EDHE:  Rama urdhëron deputetët/Sulmoni opozitën për Vettingun

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha zhduk simbolet e PD-së, rikthen Republikën e re

LEXO EDHE:  Deputetët me të shkuar kriminale/ PD nxjerr emrat

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE