LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asani njofton largimin nga Partizani, ja ku do të firmosë

11 Qershor 2021, 09:10, Sport CNA
Asani njofton largimin nga Partizani, ja ku do të firmosë

Jasir Asani nuk është më një futbollist i Partizanit. Vetë sulmuesi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, tregon se ndarjet nuk i pëlqejnë, por se çdo fillim e ka edhe një fund.

Një nga lojtarët më të dalluar të Superiores, nuk harron të falenderojë të gjithë bashkëudhëtarët e tij te Partizani, e po ashtu tifozerinë e kuqe. Sakaq, e ardhmja e Jasir Asanit pritet të jetë jashtë Shqipërisë, saktësisht në Hungari. Klubi i elitës, Kisvarda, është një admirues i madh i Asanit, e duket se palët janë pranë marrëveshjes.

Nëpërmjet këtij klubi, Asani do të kërkojë të promovohet edhe më shumë në mënyrë që të përftojë vendin në kombëtaren e Shqipërisë. Sa i përket Kisvardës, është një klub që sezonin e fundit e mbylli në vendin e pestë dhe në sezonin tjetër do të kërkojë për më shumë. Kujtojmë se në Hungari aktivizohet edhe Myrto Uzuni që është pjesë e Ferencvarosh.

Lajmet e fundit nga